Lajmet nga UBT

Sonte në UBT TV: Podcast me Profesorin Gaz Ejupi

Published

on

Profesori Gaz Ejupi është kurator në “Reporting House”. E hapur më 2024, kjo shtëpi shpërfaq historinë e një prej kohëve më të rënda dhe më të ndritshme të Kosovës.

Ejupi, që është profesor në UBT, në Podcastin e Mediave të UBT-së flet për themelimin e “Reporting House”, një ndërmarrje shumë e rëndësishme e dokumentimit të historisë.

Si lindi ideja për themelimin e “Reporting House”?

Si u përzgjodhën materialet e përfshira në ekspozitë?

Sa vizitorë e kanë parë atë brenda një viti nga themelimi?

Sa video dhe sa fotografi janë pjesë e saj?

Cili është artefakti më i rëndësishëm në të, që lidhet me familjen Jashari?

Këto dhe shumë më shumë në Podcast, sonte në UBT TV, nga ora 20:00. Njëkohësisht, në portalin ubtnews.com dhe në rrjetet sociale të UBT-së./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Rajoni

Studentët e UBT-së morën pjesë në debatin e kandidatëve për Komunën e Prishtinës në RTV Dukagjini

Published

on

Studentët e Fakultetit të Medias, Fakultetit Juridik dhe atij të Studimeve të Sigurisë në UBT, patën mundësinë të marrin pjesë nga afër në debatin e zhvilluar ndërmjet kandidatëve për Komunën e Prishtinës, i transmetuar drejtpërdrejt nga RTV Dukagjini.

Ky aktivitet u organizua me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë praktike dhe të njohin më mirë mënyrën se si zhvillohen debatet publike e politike në media, si dhe rolin e institucioneve të informimit në proceset demokratike.

Gjatë qëndrimit në ambientet e RTV Dukagjinit, studentët patën mundësi të shohin nga afër procesin profesional të organizimit dhe transmetimit të një debati televiziv, duke vëzhguar punën e gazetarëve, moderatorëve dhe stafit teknik. Përmes kësaj vizite, ata thelluan njohuritë e tyre për etikën e komunikimit publik, qasjen ligjore ndaj mediave dhe aspektet e sigurisë që lidhen me organizimin e ngjarjeve të tilla.

UBT vazhdimisht inkurajon përfshirjen e studentëve në aktivitete praktike që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit, me qëllim që të përgatisë profesionistë të aftë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e dialogut publik në zhvillimin demokratik të vendit.

Continue Reading

Art

Nga arkivat e QKK-së te kujtimet e luftës: Një vizitë studimore e studentëve të Artit dhe Medias Digjitale në UBT

Published

on

Në kuadër të programit akademik të Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale (AMD) në UBT, studentët e klasave Dizajn Multimedia 1 dhe Efekte Vizuale dhe Film 1, nën udhëheqjen e ligjëruesve Dardan Luta dhe Laura Ymeri, zhvilluan një vizitë studimore me dy ndalesa kryesore që pasqyrojnë rëndësinë e njohjes së praktikës profesionale dhe historisë kulturore të Kosovës.

Vizita e parë u zhvillua në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), ku studentët u takuan me drejtoreshën Blerta Zeqiri. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi misionin dhe vizionin e QKK-së, mundësitë për aplikim të studentëve për financimin e filmave studentor në vitin 2026, si dhe rëndësia e mbështetjes së talenteve të reja në fushën e kinematografisë. Përveç kësaj, përgjegjësi arkivor Ilir Gjoci prezantoi studentët me arkivin e QKK-së dhe mënyrën e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së materialeve filmike ekzistuese.

Vizita e dytë u realizua në Muzeun e Fëmijëve të Vrarë dhe Zhdukur gjatë Luftës, ku studentët patën mundësinë të njihen me ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Ata zhvilluan një bisedë të frytshme me udhëheqësen dhe kuratoren e ekspozitës, Blerta Hocia, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të drejtave humanitare.

Këto vizita studimore kanë një vlerë të veçantë për studentët e AMD-së, pasi ofrojnë një eksperiencë praktike që lidh dijen teorike me realitetin profesional dhe kulturor. Njohja me institucionet kulturore dhe historike ndihmon studentët të zhvillojnë aftësi kritike, të kuptojnë më mirë sfidat e industrisë së medias dhe kinematografisë, dhe të frymëzohen për projekte kreative dhe kërkimore.

UBT vazhdon të nxisë iniciativa të tilla, duke u siguruar studentëve infrastrukturën, mbështetjen dhe mundësitë për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për të kontribuar në zhvillimin e artit, medias dhe kulturës digjitale në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Itali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh me institucione universitare, organizata qeveritare, kompani dhe partnerë të tjerë me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë ndërmjet UBT-së, Institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Në të njejtën ai po merr pjesë në Konferencën më të madhe të Teknologjisë për Mbrojtje dhe Siguri në Evropë.

Continue Reading

Të kërkuara