Lajmet

Sonte mbahet ceremonia për fituesin e Topit të Artë 2025

Published

on

Në Paris sonte do të zbulohet fituesi i Topit të Artë 2025 në një ceremoni prestigjioze e cila do të zhvillohet në “Théâtre du Châtelet” duke nisur nga ora 20:00.

Emri i triumfuesit mbetet ende i fshehtë dhe njihet vetëm nga një person, kryeredaktori i “France Football”, Vincent Garcia.

Pas rregullit të ri të vendosur që nga viti i kaluar, nuk ka më paralajmërime paraprake për fituesin.

Në garë janë 30 kandidatë, por dy emra shihen si favoritët kryesorë: Ousmane Dembélé i PSG-së dhe Lamine Yamal i Barcelonës.

Francezi, i cili sezonin e kaluar fitoi tripletën me klubin parisien, konsiderohet me një epërsi të vogël, megjithatë shumë besojnë se adoleshenti i talentuar Yamal mund të marrë trofeun falë paraqitjeve të jashtëzakonshme me katalanasit dhe kombëtaren spanjolle.

Këtë vit çmimi bazohet në performancën përgjatë një sezoni të plotë dhe jo më në vitin kalendarik, duke vënë në plan të parë kontributin individual, talentin dhe sportivitetin.

Ceremoninë e kësaj mbrëmjeje do ta udhëheqë Ronaldinho, i cili gjithashtu do të ketë nderin t’ia dorëzojë trofeun fituesit.

Krahas Topit të Artë, do të ndahen edhe çmimet për portierin më të mirë, golashënuesin më të mirë dhe futbollistin më të mirë të ri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Trepça e nis sot rrugëtimin evropian në basketboll

Published

on

KB Trepça sonte do të përballet me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në Basketboll.

Kualifikimet po mbahen në Samokov të Bullgarisë, ku ‘Xehetarët’ do të kenë përkrahjen e shumë mitrovicasve.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

Sfida sonte zhvillohet nga ora 20:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kërkohet paraburgim për katër persona të arrestuar në Vushtrri

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për katër persona të arrestuar në një operacion të zhvilluar më 21 shtator në Vushtrri dhe fshatin Ropicë.

Të pandehurit Rr.G., A.G., dhe E.G. dyshohen për veprën penale “Detyrimi”, ndërsa K.G. për “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria”.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar armë zjarri, fishekë, pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme. Të arrestuarit ndodhen në ndalim 48-orësh, ndërsa seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri.D.B/EO

Continue Reading

Aktualitet

Profesori Alban Kuriqi renditet në mesin e shkencëtarëve më të mirë në botë sipas Stanford/Elsevier 2025

Published

on

Universiteti prestigjioz Stanford dhe shtëpia botuese shkencore Elsevier, në renditjen ndërkombëtare “World’s Top 2% Scientists” për vitin 2025, kanë përfshirë sërish Prof. Alban Kuriqin ndër shkencëtarët më me ndikim në botë, duke e përfaqësuar denjësisht UBT-në.

Profesori Kuriqi ka arritur renditjen më të lartë në Kosovë dhe në të gjithë hapësirën shqiptare, me një diferencë të dukshme krahasuar me studiuesit e tjerë, si në kategorinë e ndikimit për një vit të vetëm (2024), ashtu edhe në kategorinë e ndikimit shkencor gjatë gjithë karrierës.

Ky vlerësim dëshmon reputacionin gjithnjë në rritje të UBT-së si një universitet lider në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, duke e pozicionuar atë në pararojë të ekselencës akademike dhe inovacionit në rajon.

Renditja e Stanford/Elsevier bazohet në një analizë të gjerë të citimeve shkencore, ndikimit të kërkimit dhe kontributit në karrierë në të gjitha fushat. Përfshirja në 2% më të mirët konsiderohet një nga arritjet më prestigjioze në botën akademike, e rezervuar për studiuesit puna e të cilëve formëson njohurinë dhe praktikat shkencore globale.

Kontributet e Prof. Kuriqit përfshijnë fusha si inxhinieria civile, menaxhimi i burimeve ujore, energjia e rinovueshme dhe përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, me punime që janë cituar dhe vlerësuar gjerësisht në nivel ndërkombëtar për ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm.

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi bojkoton sërish galanë e Topit të Artë

Published

on

Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë 2025”, e cila zhvillohet sonte në Teatrin Chatalet të Parisit.

Vendimi vjen si pasojë e qëndrimit të prerë të presidentit Florentino Perez, i cili ka ndërhyrë personalisht për të refuzuar çdo prani të klubit në këtë ngjarje.

Sipas “The Athletic”, ky bojkot është i dyti radhazi nga ana e madrilenëve.

Vitin e kaluar, Perez vendosi të mos marrë pjesë pasi mësoi paraprakisht se Vinicius Jr. nuk do ta fitonte çmimin kryesor, i cili në vend të tij iu dha Rodrit. Edhe këtë herë, pavarësisht nominimeve të shumta, Real Madridi nuk do të ketë përfaqësim zyrtar në gala.

Perez dyshon se vendimi i vitit të kaluar ishte i ndikuar nga qëndrimi i UEFA-s, për shkak të mbështetjes së Real Madridit ndaj projektit të Superligës Evropiane.

Si pasojë, sezonin e kaluar klubi nuk pranoi as çmimet e Trajnerit të Vitit dhe Klubit të Vitit.

Edhe pse disa zëra brenda klubit shprehin zhgënjim për këtë qëndrim të ashpër, Perez mbetet i vendosur. Kështu, në Paris nuk do të jenë të pranishëm as përfaqësues të klubit, as lojtarët e nominuar: Vinicius Jr., Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe për “Topin e Artë”, Thibaut Courtois për trofeun Yachine dhe Dean Huijsen për trofeun Kopa.

Ceremonia e “Topit të Artë 2025” nis sonte në orën 20:00 në kryeqytetin francez./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara