Lajmet

Sondazh: Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Pothuajse një në tre vetë ka frikë se do t’i duhet të kufizojë stilin e jetës.

Published

on

Rritja e shpejtë e çmimeve po i shqetëson konsumatorët më tepër se lufta në Ukrainë apo COVID-19. Pothuajse një në tre vetë ka frikë se do t’i duhet të kufizojë stilin e jetës.

Rritja e shpejtë e çmimeve në pothuajse të gjitha fushat e jetës po shkakton në Gjermani më shumë shqetësim se çdo gjë tjetër. Madje edhe lufta në Ukrainë dhe pandemia e koronës nuk kanë shkaktuar kaq shqetësim. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit të kompanisë McKinsey.

Rreth 40 për qind e më shumë se 1000 të anketuarve thanë se shqetësimi i tyre më i madh është aktualisht inflacioni. 34 përqind e të anketuarve thanë si shkak pushtimin e Ukrainës dhe vetëm tetë përqind pandeminë COVID-19. Pothuajse një e treta e të anketuarve (29 përqind) kanë frikë se për shkak të rritjes së çmimeve do t’u duhet të bëjnë kufizime në stilin e tyre të jetesës. Frika nga inflacioni është veçanërisht e theksuar tek njerëzit me të ardhura të ulëta. Dy të tretat e të anketuarve supozojnë se gjat 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.

“Dy vitet e pandemisë së koronës kanë lënë gjurmë. Por inflacioni dhe pushtimi i Ukrainës po i bëjnë njerëzit më pesimistë se kurrë më parë,” tha përmbledhtazi për rezultatet e sondazhit eksperti i McKinsey, Marcus Jacob. Njerëzit po i ndjejnë çmimet më të larta dhe shohin se në portofolin e tyre u mbetet më pak në fund të muajit. Po ashtu edhe ata që kanë të ardhura të larta po i kufizojnë shpenzimet.ë 12 muajve të ardhshëm çmimet do të vazhdojnë të rriten.

Sipas sondazhit, dy të tretat e të anketuarve kanë shpenzuar kohët e fundit më shumë para për ushqime, 61 për qind më shumë për benzinë dhe kosto transporti, si dhe për energjinë. Rezultati i sondazhit: thuajse një ndër çdo treti vetë e ka reduktuar konsumin e tij në fusha të tilla si në shpenzimet për kozmetikë, veshje, argëtim dhe udhëtime.

Lajmet

Klinë: Dy të arrestuar për lojëra të fatit të jashtëligjshme, sekuestrohen katër vetura

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar gjatë një aksioni kundër organizimit të lojërave të fatit të jashtëligjshme. Gjatë operacionit policor, përveç arrestimit të dy personave, janë sekuestruar edhe katër automjete, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të implikuarit për zhvillimin e veprimtarisë së jashtëligjshme ose për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Klinë / 08.09.2025 – 21:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit dyshohet se bashkë me disa persona tjerë kanë kryer veprën penale të lartëcekur. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura që dyshohet se u takojnë personave që janë të implikuar në rast dhe me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës./D.B/UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Kosova ballafaqohet sot me Spanjën për Euro U21

Published

on

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027.

Dardanët e rinj do të kenë përballë një kundërshtar të madh, Spanjën U21, në një sfidë që nis nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova U21 vjen në këtë takim pas një barazimi në ndeshjen e parë dhe aktualisht ka një pikë në Grupin A, ku renditet në mesin e gjashtë përfaqësueseve. Nga ana tjetër, Spanja ka arritur fitoren në ndeshjen hapëse dhe me tri pikë mban pozitën e dytë në grup.

Përveç Kosovës dhe Spanjës, në Grupin A bëjnë pjesë edhe Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, gjë që e bën garën për kualifikim të fortë dhe të pasigurt deri në fund.

Dardanët U21 shpresojnë të marrin mbështetje të madhe nga tifozët në “Fadil Vokrri”, në përpjekje për të befasuar një prej skuadrave më të fuqishme të futbollit evropian të kësaj moshe. Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali/S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Bota

Bombardimet e sotme në Gaza, vriten 11 persona, 20 rezultojnë të zhdukur

Published

on

By

Të paktën 11 persona janë vrarë dhe mbi 20 rezultojnë të zhdukur pas sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga agimi i ditës së sotme.

Sipas Al Jazeera, sulmet kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe rritje të shqetësimeve për gjendjen humanitare në rajon./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një shtetas serb në Kamenicë, solli mall ilegalisht nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës njofton se kanë parandaluar kontrabandimin me mallra nga Serbia në Kamenicë.

Sipas policisë, një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale, në vlerë rreth 10 mijë euro.

Kamenicë / 08.09.2025 – 20:20. Njësia policore ka ndaluar një traktor që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë në të cilën kishte të ngarkuar mall (ushqim për peshq) të cilin dyshohet se e kishte futur në Republikën e Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Vlera e mallit llogaritet rreth 10.000 €”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Policia njofton po ashtu se i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa malli është dërguar në terminalin doganor./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara