Lajmet

Sondazh: 80 për qind e izraelitëve fajësojnë Netanyahun se dështoi në parandalimin e sulmit të Hamasit

Published

on

Gati 80 për qind e izraelitëve fajësojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu se dështoi për të parandaluar sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi, sipas një sondazhi të fundit.

Sondazhi tregoi gjithashtu se 65 për qind e izraelitëve mbështesin një ofensivë tokësore kundër Rripit të Gazës, ndërsa 21 për qind e kundërshtojnë atë.

Vetëm 8 për qind e të anketuarëve nuk e konsiderojnë Netanyahun përgjegjës për sulmet në jug të Izraelit pranë Rripit të Gazës të rrethuar, të cilat vranë të paktën 1,400 njerëz.

Instituti Lazar e kreu sondazhin në 18-19 tetor dhe u porosit nga gazeta izraelite Maariv./UBTNews/

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Postoi foto me armë në rrjete sociale, dy persona shoqërohen në polici në Suharekë

Published

on

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, pasi njëri prej tyre kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 10:30, në fshatin Krushic. Gjatë rastit është bërë e ditur se pistoleta me gaz i përkiste të dyshuarit tjetër.

Arma, së bashku me një karikator, është konfiskuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar në Ferizaj për dyshimin për shitblerje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin për shitblerje të substancave narkotike.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 14 tetor, rreth orës 20:10, kur njësia policore ka kontrolluar dy automjete. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dy muajshe ndërron jetë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Published

on

Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë më 14 tetor në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar në orën 12:15 nga emergjenca e spitalit, ku foshnja ishte sjellë për trajtim mjekësor. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara