Sport

Solskjaer e konfirmon: Ronaldo nuk do të luajë në çdo ndeshje

Published

on

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmua se CR7 nuk do të jetë titullar në çdo ndeshje pasi portugezi do duhet të menaxhojë minutat.

“Unë duhet të menaxhoj minutat e tij” , këmbëngul Solskjaer.

Ylli portugez filloi ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë, por trajneri i tij tha se do të duhet të jetë i kujdesshëm me ngarkesën e tij të punës.

Ronaldo e filloi vrullshëm me dy gola kundër Newcastle në debutimin e tij të dytë për klubin, duke treguar se mund të jetë e vështirë për Solskjaer ta lërë atë jashtë formacionit të tij.

Por, norvegjezi këmbënguli se do të ketë lojëra që Ronaldo do të anashkalojë ndërsa duket se do ta mbajë 36-vjeçarin të freskët.

Solskjaer u pyet nëse është e pamundur të lërë Ronaldon jashtë pas dyshes së tij në Old Trafford të shtunën.

“Gjëja me Cristianon është se ai kujdeset për veten aq shumë, saqë e di se do të shërohet shpejt dhe ai ka pasur një para-sezon,” tha trajneri i United.

“Sigurisht që ka një lojë të martën (kundër Young Boys). Ne do të shohim se çfarë bëjmë. Por jo, nuk është e pamundur ta lini atë jashtë. Ai është 36 vjeç, Mason [Greenwood] është 19, kështu që është e njëjta gjë, unë duhet të menaxhoj minutat e tij, dhe unë gjithashtu duhet të menaxhoj minutat e një 36-vjeçari gjithashtu.

Reprezentuesi portugez është kthyer në bazën stërvitore të klubit ‘Carrington’ për vetëm një javë, por ardhja e tij tashmë ka detyruar disa lojtarë të United të ngrenë standardet e tyre.

“Mendoj se duke parë Raphael [Varane] dhe Cristiano që po vijnë, i’u ngritën vetullat të gjithëve sepse ata janë fitues, ata kanë fituar gjithçka që ka për të fituar dhe ata i vënë vetes kërkesa që djemtë e rinj, pjesa tjetër e ekipit, i shikojnë ata dhe mendoni: ‘Kështu qëndroni në krye.’

“Pra, do të jetë mirë për të gjithë dhe ka konkurrencë për vendet që është e mrekullueshme për mua të shoh.”

Skuadra fluturon për në Zvicër të hënën përpara ndeshjes së parë të sezonit në Ligën e Kampionëve. Ata luajnë ndaj Young Boys të martën në mbrëmje në ndeshjen e tyre hapëse të Grupit F.

Nëse Ronaldo luan ai do të barazonte nivelin rekord të të gjitha kohërave të paraqitjes në Ligën e Kampionëve të vendosur nga Iker Casillas në 177 ndeshje. 

Continue Reading

Vendi

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara