Lajmet
Sogojeva: Nuk kemi ende zhvillim të mirëfilltë të turizmit
Qëllimi i këtij organizimi ishte sensibilizimi i çështjes lidhur me sektorin e turizmit në gjithë botën.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiËshtë mbajtur tryeza me temën “Ripërtritja e Turizmit” e organizuar nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës së Turizmit.
Qëllimi i këtij organizimi ishte sensibilizimi i çështjes lidhur me sektorin e turizmit në gjithë botën.
Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva tha se Kosova në përgjithësi, sa i përket çështjes së turizmit, në bazë të vlerave që ka, nuk ka ende zhvillim të mirëfilltë. Ai tha se pa agjencionin kombëtar nuk ka ngritje të vlerave turistike.
“Nëse shikojmë Kosovën në përgjithësi, sa i përket çështjes së turizmit, në bazë të vlerave që ka, nuk kemi zhvillim ende të mirëfilltë. Në fillim ka munguar legjislatura, ka munguar çështja e ligjeve që nuk i është përshtatur zhvillimit të bizneseve në Kosovë dhe tani kemi ligjin e ri që ka kaluar në Kuvend, mirëpo mungesa në ligjin e turizmit fatkeqësisht nuk e ka futur agjencionin kombëtar siç e kanë, Maqedonia, Shqipëria, Mali Zi dhe gjithë shtetet e rajonit. Në një kohë jo të gjatë qeveria e Kosovës duhet të mendojë që ky sektor të zhvillohet. Fatkeqësisht as në qeveritë e mëparshme, as në këtë si prioritet nuk po zë vend turizmi. Përderisa nuk zë vend si prioritet, kemi ngecje të turizmit. Duhet të sensibilizohemi më shumë dhe të kuptojmë se pa zhvillimin e turizmit nuk ka zhvillim të mirëfilltë të ekonomisë”, tha ai.
Ambasadorja e Maqedonisë se Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi tha po ashtu se kjo ditë është e rëndësishme për t’i treguar opinionit që në këtë lëmi duhet bërë më tepër. Ajo tha se qeveria e ka marrë parasysh turizmin, mirëpo sipas saj nuk ka qenë e lehtë të sensibilizohet kjo çështje me qeverinë.
“Ne i japim rëndësi turizmit edhe si shet, si qeveri. Në këtë ditë është shumë me rëndësi për të sensibilizuar opinionin që kjo është lami ku po bëhet diçka por që ka vend të bëhet më tepër. Qeveria jonë e ka marrë parasysh turizmin si një sektor të rëndësishëm të ekonomisë më në fund, pasi nuk ka qenë e lehtë as për ne ta sensibilizojmë këtë çështje, por me mundime të njerëzve nga sektori ka ardhur në rend. Është mirë të diskutohen çështjet dhe zëri të dëgjohet. Unë i shoh ndryshimet, përparim ka Kosova, disa gjëra kanë filluar të ndryshohen. Në fillim edhe ne nuk kemi qenë të kënaqur me ligjin, por përpjekjet nuk duhet ndalur”, tha ajo.
Më tej ajo tha se bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. Sipas saj pa pasur ndonjë platformë të përbashkët nuk mund të shkojmë shumë larg. Ajo tha se Shqipëria ka detin dhe ne jemi vend që s’ kemi det. Bashkëpunimi për ne dhe për Kosovën besoj që është me rëndësi dhe prandaj jemi këtu.
Drejtori i agjencionit kombëtar të Maqedonisë së Veriut, Ljupche Janevski tha se kanë për qëllim që gjatë këtij viti t’i rrisin të ardhurat nga turizmi dhe në çdo sezonë të ofrojnë diçka të re për turistët.
“Qëllimi në vitin 2022 është që të arrijmë t’i kalojmë të ardhurat nga turizmi mbi 400 milionë dollarë në vit. Pritshmëria është që bashkësia të na lidh dhe gjithë turistët që vijnë, bashkarishit t’i ofrojmë çdo herë dicka më shumë. Patjetër duhet të rregullohen me ligj, infrastruktura por edhe ligjet të rregullohen që shteti ta zhvillojë turizmin sa më mirë”, tha ai.
Ai po ashtu tha se do të mundohen që t’ua mundësojnë rinisë të rrijë në vend, në këtë mënyrë ta parandalojmë migrimin e të rinjve në mënyra të ndryshme.
Këshilltari komunal në komunën e Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci tha se janë duke punuar me qeverinë në mënyrë qe t’u ofrohen kushte më të mira sektorit të gastronomisë. Po ashtu ka treguar edhe ligjet e reja të cilat do të fillojnë të zbatohen.
“Një prej risive në kryeqytet është se kemi filluar që gjashtë muaj ligjin për ndotjen akustike, e cila mungon. Në nivel qendror është përcaktuar vetëm sipërfaqësisht dhe nuk ka detaje, andaj këtë rregullore e kemi trajtuar edhe ndaj gastronomeve edhe ndaj komunitetit që janë afër tyre. Rregullorja e cila do të përfshijë disa senzorë të cilët janë punuar prej një kompanie këtu në Prishtinë do të fillojë me 1 Janar, ku secili lokal do ti ketë senzorët dhe ata do të përcaktojnë ndotjen akustike ose zhurmën. Përveç kësaj është menduar të ketë edhe një rregullore të re ku secili lokal, gastronomët dhe ata të cilët jetojnë afër tyre, duhet të pajisen me një certifikatë për lejimin e muzikës në lokal. Në atë rast do të mbajmë në kontroll lokalet dhe secili do të shënohet në inpseksionin e komunës së Prishtinës dhe në mënyrë elektronike do të vijnë dënimet”, tha ai.
Vendi
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Published
8 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.
Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.
Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.
Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.
Kronikë e zezë
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Published
9 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.
Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.
Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.
Vendi
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Published
9 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.
Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.
Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.
Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.
Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.
Lajmet
Përplasje në Kuvend për naftën: LDK kërkon uljen e akcizës, LVV e cilëson propozim populist
Published
11 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës këtë të premte është shoqëruar me një debate të ashpra mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me çmimin e naftës. Përmes një rezolute, opozita ka kërkuar ndërhyrje emergjente në politika fiskale për të lehtësuar barrën e qytetarëve, ndërsa pushteti e ka refuzuar këtë nismë.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka paralajmëruar se rritja e kostos së karburanteve po rrezikon të thellojë krizën sociale në vend. Ajo theksoi se nafta është çmim bazë që dikton zinxhirin e shtrenjtimeve në çdo sektor.
“Nafta është çmim bazë i ekonomisë dhe çdo rritje e saj përkthehet automatikisht në rritje të çmimeve të produkteve bazike, shërbimeve, transportit dhe ndërtimit. Qeveria nuk duhet të qëndrojë si spektatore në një kohë kur qytetarët përballen me rritje të kostos së jetesës,” deklaroi Lushaku-Sadriu.
Rezoluta e LDK-së propozon tri masa konkrete: Uljen e akcizës nga 36 në 20 centë për litër; Uljen e TVSH-së për karburante nga 18% në 8%; Subvencionimin e naftës për bujqit, transportin publik dhe prodhuesit vendorë.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Rozeta Hajdari, e ka kundërshtuar ashpër këtë kërkesë, duke argumentuar se ulja e të hyrave publike do të dëmtonte buxhetin e shtetit dhe financimin e sektorëve kyç si arsimi dhe shëndetësia.
“Ne si Grup Parlamentar me qeverisjen tonë kemi ndërhyrë aty ku duhet, kemi formalizuar tregun e naftës, kemi evituar kostot e panevojshme dhe kemi rritur transparencën. Këto masa janë efekt real dhe afatgjatë,” tha Hajdari, duke e quajtur propozimin e opozitës si ekonomikisht të papërgjegjshëm.
Hajdari shtoi se rritja e çmimeve është pasojë e krizave gjeopolitike globale dhe se masat e propozuara nga LDK-ja nuk garantojnë një ulje reale të çmimit në pompë për konsumatorët fundorë. Debati po vazhdon me akuza të ndërsjella, ku opozita kërkon veprim të menjëhershëm, ndërsa pozita mbron stabilitetin buxhetor.
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Ukraina shpreh gatishmëri t’i mbështesë përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
