Lajmet

“Sofalia” me shkollë për 720 nxënës, financohet nga investimi publiko-privat

Published

on

Kryeqytetit do t’i shtohet edhe një shkollë e re e financuar nga investimi publiko-privat. Krahas saj, paralelisht po ndërtohen edhe dy shkolla tjera në vlerë prej 15 milionë euro. Kështu bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në fillimin e ndërtimit të shkollës së re në lagjen “Sofalia”.

Në vënien e gurthemelit të saj, Rama tha se kjo shkollë do të ketë kapacitet prej 720 nxënës dhe hapësirë afër pesë mijë metrash katrorë. Ai ka shtuar se ky investim pas përfundimeve do të kthehet nga Komuna në një periudhë 12-vjeçare, ndërsa pritet të përfundojë në fund të korrikut të vitit të ardhshëm.

“Bëmë përurimin e shkollës së re, një shkollë me 5 mijë e 600 metra katror për 720 nxënës. Edhe kjo do të jetë një shkollë e një sistemi të ri edukativ pra me përmasat me të mira të mundshme për të rinjtë tanë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Planifikojmë që edhe kjo të jetë me mësim tërëditor dhe të na ndihmoj transformimin e Kryeqytetit që të gjitha shkollat të jenë me mësim tërëditor. Po shkojmë edhe me proces të digjitalizimit. Kjo shkollë në ‘Sofali’ është një prej premtimeve tona që kemi bërë dhe tash po i mbajmë dhe po vazhdojmë më punë të mëdha. Kjo shkollë do të jetë gati deri në fund të korrikut të vitit të ardhshëm”, tha Rama.

“Vlera është kjo pjesë e tri shkollave me partneritet-publiko privat që vlera totale për tri shkolla është 15.4 milionë, kjo është një prej tri shkollave që po ndërtohen paralelisht”, tha tutje Rama.

Drejtoresha e Arsimit në Kryeqytet, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se fillimi i punimeve për këtë shkollë është një moment historik, teksa sipas saj kjo shkollë do të jetë me kushte evropiane.

“Është një moment shumë i lumtur edhe historik se këto lagje të reja pranë Gërmisë nuk kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë fëmijët e tyre. Shkolla më e afërt është më shumë se 2.5 kilometra larg dhe kjo shkollë do t’i shkarkoj shkollat si ‘Elena Gjika’, ‘Gjergj Fishta’ dhe do t’i jep mundësi këtyre lagjeve që ti dërgojnë fëmijët në një shkollë me mësim tërëditor. Një shkollë me kushte evropiane. Mendohet që të ketë shkollë për klasat e ulëta, shkollë fillore”, tha ajo.

Krahas kësaj shkolle, në partneritet publiko-privat po ndërtohen edhe dy tjera: një në lagjen “Mati 1”, e tjetra në lagjen “Qëndresa”, vlera totale e tyre është 15.4 milionë.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara