Lajmet
Soda e bukës zhduk aknet
Published
1 year agoon
By
UBT NewsSoda e bukës vepron si një acid ose bazë. Në këtë mënyrë, soda e bukës mund të ndihmojë në neutralizimin e pH të lëkurës e cila është një nga shkaqet kryesore e shfaqjes së akneve.
Soda e bukës ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt, kjo e fundit shkakton pikat e zeza në fytyrën tuaj.
Soda e bukës ka dhe veti antiflamatore dhe antiseptike të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e pikave të zeza.
Kur soda e bukës përzihet me ujë krijohet pasta e hollë e cila ndihmon për të pastruar fytyrën, eliminuar yndyrën dhe rrëzuar qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës.
Duhet pasur kujdes nëse keni lëkurë të fytyrës të ndjeshme që mund të acarohet pas aplikimit në të me sodën e bukës.
Para se këtë masë ta aplikoni ne lëkurën e fytyrës, ta aplikoni në një pjesë të vogël te këmbës dhe nëse shikoni qe nuk keni asnjë efekt anësor mund të vazhdoni të aplikoni në lëkurën e fytyrës.
Trajtimi me sode buke
1. Përzieni dy luge sode buke me dy lugë ujë për të formuar një pastë homogjene.
2. Pastro dhe thaj fytyrën dhe më pas aplikoni pastën e përgatitur më sipër mbi pikat e zeza. Nëse njëra nga pikat e zeza është hapur mund të ndjeni pak djegie.
3. Lere trajtimin të veprojë për 15 minuta me pas shpëlaje.
Disa persona e lënë që soda e bukës të veprojë gjatë gjithë natës por kjo mund të shkaktojë tharje të lëkurës suaj.
Maske fytyre me sodë buke
1.Përzieni 2 lugë sodë buke me 2 lugë ujë dhe 1 lugë çaji leng limoni.
2.Pastroni dhe thani lëkurën e më pas aplikoni maskën me sodë në fytyrë. Mund të ndieni pak djegie.
3. Lëreni qe maska të veprorë për 10 deri në 15 minuta, me pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë. Lëkura juaj mund të skuqet pak megjithatë mos u shqetësoni sepse kjo skuqje e lehte kalon shpejt.
Soda e bukës si pastrues për lëkurën tuaj
1.Përzieni 2 luge sode me 2 lugë ujë dhe një majë luge lëng limoni. Acidi nitrik që përmban limoni vepron si esfoliant dhe ndihmon në tharjen e akneve.
2. Lageni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni pastën mbi lëkurë. Masazhojeni pastën në lëkurën tuaj me kujdes në mënyrë rrethore. Evitoni masazhimin me forcë ne lëkurën tuaj.
3.Hiqeni maskën me ujë të ngrohtë dhe nje peshqir të butë. Më pas do të shikoni që fytyra juaj do të shkëlqeje. Pas kësaj aplikoni dhe një krem hidratues mbi lëkurën e fytyrës suaj.
Banjë me sodë buke
Në qoftë se keni AKNE dhe mbi shpatulla apo në pjesën e gjoksit mund të aplikoni banjën me sodë buke.
1.Hidhni gjysmë tasi me sodë buke në vaskën tuaj të mbushur me ujë (mos përdorni asnjë lloj tjetër shkume) dhe me pas përzieni me dorë për të krijuar një masë homogjene
2.Futuni në vaskën tuaj pas bërjes së dushit dhe qëndroni aty për 10-15 minuta. Shpëlahuni në dush pas banjës. Soda e bukës do ndihmojë në ndalimin e krijimit të akneve duke minimizuar në këtë mënyrë dhe pikat e zeza në shpatulla, gjoks apo në çdo pjese tjetër të trupit që mund të rrezikohet nga aknet.
Vendi
MINT publikon çmimet e reja të derivateve për fundjavë dhe të hënën
Published
3 hours agoon
May 10, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datat 10 dhe 11 maj 2026.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.61 euro për litër, ndërsa benzina nuk mund të shitet më shtrenjtë se 1.50 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.79 euro për litër.
Rritja e shqetësimeve për tregun e naftës po lidhet edhe me tensionet e fundit në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Irani ka paralajmëruar vështirësi për anijet e vendeve që mbështesin sanksionet ndaj Teheranit, duke shtuar frikën për ndikim në furnizimin global me derivate. Këto zhvillime kanë nxitur lëvizje dhe pasiguri në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Aktualitet
Kosova në Ditën e Evropës: Aspirata evropiane mes pengesave politike
Published
1 day agoon
May 9, 2026By
UBTNews
Kosova po e shënon 9 Majin – Ditën e Evropës – mes simbolikës së orientimit të saj pro-evropian dhe sfidave që vazhdojnë ta përcjellin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ndonëse konsiderohet një nga shoqëritë më pro-evropiane në Ballkanin Perëndimor, vendi ende nuk ka marrë statusin e kandidatit, edhe pse aplikimi për anëtarësim u dorëzua në fund të vitit 2022.
Për më shumë se dy vite, procesi integrues i Kosovës u rëndua nga masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian, të vendosura pas tensioneve në veri gjatë vitit 2023. Këto masa sollën pasoja edhe në aspektin financiar, duke bllokuar mbi 600 milionë euro projekte dhe mbështetje për Kosovën, deri në fillim të vitit 2026, kur Brukseli vendosi t’i largojë ato.
Situata nxiti reagime dhe kritika për qasjen e BE-së ndaj Kosovës, sidomos në raport me zhvillimet në rajon. Ndërkohë që Kosova u përball me masa kufizuese, Serbia nuk u sanksionua në mënyrë të ngjashme as pas sulmit të armatosur në Banjskë, ngjarje që tensionoi më tej raportet mes dy vendeve.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike, Dritëro Arifi, vlerëson se Kosova ka treguar vazhdimisht orientim të qartë drejt Bashkimit Evropian, sidomos përmes përafrimit të legjislacionit me standardet evropiane.
“Kosova është jashtëzakonisht shumë e përkushtuar drejt integrimit evropian. Të gjitha ligjet që janë miratuar që nga pavarësia janë në përputhje me ligjet e BE-së dhe në këtë aspekt Kosova është shumë e përgatitur”, thotë Arifi.
Sipas tij, megjithëse Kosova ka bërë progres në aspektin institucional dhe ligjor, pengesat politike vazhdojnë të mbeten vendimtare në procesin e integrimit.
“Procesi i integrimit nuk është vetëm teknik, por edhe politik. Problemi politik ka ndikuar që Kosova të stagnojë në këtë proces, edhe pse është ndër vendet më pro-evropiane jo vetëm në Ballkan, por edhe në shumë vende të Bashkimit Evropian”, deklaron ai.
Arifi thekson se një ndër vështirësitë kryesore mbetet fakti që pesë shtete të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që, sipas tij, krijon pengesa të vazhdueshme në avancimin e vendit drejt strukturave evropiane.
“Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat dhe kjo realisht e dëmton rrugën drejt integrimit. Në një mënyrë të vetëdijshme apo jo, vetë BE-ja po e dëmton procesin e integrimit të Kosovës, por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shprehet Arifi.
Ai kritikon edhe vendimin për masat ndëshkuese, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe me ndikim negativ për zhvillimin e vendit.
“Masat ndëshkuese të BE-së kanë qenë jashtëzakonisht të dëmshme dhe jokorrekte dhe kanë ndikuar shumë në potencialin tonë si shtet”, thotë ai.
Profesori vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë reformat dhe ndërtimin e standardeve evropiane, pavarësisht ritmit të integrimit formal në BE.
Ai shton se forcimi i institucioneve dhe funksionimi sipas standardeve evropiane duhet të mbetet prioritet i Kosovës, pavarësisht sfidave politike që e shoqërojnë procesin.
“BE-ja duhet ta bëjë një hap dhe ta pranojë Kosovën si vend kandidat. Kjo do ta ndryshonte edhe politikën e Serbisë, sepse do të kuptohej qartë se Bashkimi Evropian nuk ka më dykuptimësi për shtetësinë e Kosovës”, deklaron Arifi.
Pas heqjes së masave ndëshkuese, pritjet tashmë janë që institucionet e Kosovës të fokusohen në objektivat e ardhshme evropiane, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe avancimin drejt statusit të vendit kandidat.
Në Ditën e Evropës, Kosova vazhdon ta shohë integrimin evropian si synim strategjik, duke kërkuar njëkohësisht mbështetje dhe trajtim më të barabartë nga Bashkimi Evropian.
Vendi
MINT gjobit KEDS-in edhe me 35 mijë euro pas parregullsive me njehsorët elektrikë
Published
2 days agoon
May 8, 2026By
UBTNews
Komisioni verifikues në kuadër të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) po vazhdon me verifikimin e njehsorëve elektrikë pas ankesave të shumta të qytetarëve, proces ky që ka rezultuar me masa ndëshkimore.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se pas kontrolleve laboratorike të 16 njehsorëve, janë gjetur shkelje të rënda, për çka Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh.
Nga analizat e detajuara laboratorike, në gjashtë raste është vërtetuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në gjashtë raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Po ashtu, inspektorët kanë konstatuar një rast të heqjes së miratimit të tipit të njehsorit, ndërkohë që tre pajisje të tjera janë ende në proces të ekzaminimit të mëtutjeshëm.
MINTI dhe Agjencia e Metrologjisë kanë bërë të ditur se ky aksion nuk do të ndalet me aq. Verifikimet do të vazhdojnë intensivisht edhe në ditët në vijim për të garantuar që çdo pajisje matëse funksionon sipas standardeve ligjore, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga faturimet e pasakta dhe sigurimin e transparencës në tregun e energjisë.
Lajmet
Shqipëria synon mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në: Plotësohen 27 piketa kyçe
Published
2 days agoon
May 8, 2026By
UBTNews
Shqipëria ka hyrë në një etapë intensive teknike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke u fokusuar tashmë në përmbushjen e detyrimeve konkrete ekonomike dhe shoqërore. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka bëri të ditur se vendi po punon për mbylljen teknike të 10 kapitujve të parë, të cilët mbulojnë 27 nga 101 piketat totale të përcaktuara nga Brukseli.
Sipas ministres Dhuka, Shqipëria ka bërë hapa domethënës në fusha si marrëdhëniet me jashtë, kërkimi shkencor dhe arsimi, për të cilat pritet vlerësimi përfundimtar nga Komisioni Evropian. Përparim është shënuar edhe në kapitujt që lidhen me pronësinë intelektuale, prokurimin publik dhe politikat monetare. Deri më tani, janë realizuar 92 nisma të rëndësishme që kanë mundësuar përmbushjen e 24 piketave të ndërmjetme, duke marrë vlerësime pozitive nga partnerët evropianë.
Një peshë të rëndësishme në këtë proces luan reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. Dhuka vlerësoi rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe nismat për lobimin dhe parandalimin e konfliktit të interesit. Paralelisht, vëmendje u është kushtuar të drejtave themelore, mbrojtjes nga diskriminimi dhe forcimit të lirisë së medias përmes ndryshimeve në Kodin Penal.
Në përfundim, Kryenegociatorja theksoi se Shqipëria po dëshmon seriozitet institucional në ndërtimin e një shteti që garanton rendin dhe drejtësinë sipas standardeve të BE-së. Sipas saj, kalimi nga faza e besimit politik në atë të rezultateve teknike është prova më e madhe e progresit të vendit në rrugën evropiane.
MINT publikon çmimet e reja të derivateve për fundjavë dhe të hënën
Irani paralajmëron tensione në Ngushticën e Hormuzit ndaj vendeve që mbështesin sanksionet
Kosova në Ditën e Evropës: Aspirata evropiane mes pengesave politike
Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake të pakujdesshme”
MINT gjobit KEDS-in edhe me 35 mijë euro pas parregullsive me njehsorët elektrikë
Shqipëria synon mbylljen e 10 kapitujve të parë me BE-në: Plotësohen 27 piketa kyçe
Rashica kërkohet nga Bashakshehiri: Detajet e ofertës turke
Granit Xhaka shpallet “Lojtari i Vitit” te Sunderland, mes zërave për një kalim te Manchester United
Dekretohen ligjet e seancave të fundit: Kosova zyrtarizon anëtarësimin në Bordin e Paqes
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
