Reperi dhe sipërmarrësi amerikan, Snoop Dogg bleu produksionin “Death Row Records”, produksion ky që ia lansoi karrierën e tij.
Ylli kalifornian i hip hop-it arriti famë me albumin e tij debutues “Doggystyle” në vitin 1993, që u lansua nga “Death Row”. Ndër këngët më të njohura të albumit ishin “Gin&Juice”, “Doggy Dogg World” dhe “Murder Was The Case”.
Sipas tij, ky është “moment ekstremisht domethënës për të” dhe se mezi po pret “ta ndërtojë kapitullin e ardhshëm” të produksionit.
“Jam i emocionuar dhe shumë falënderues për mundësinë për të blerë markën ikonike dhe të rëndësishme kulturore, “Death Row Records”. Ndihem mirë që kam pronësinë e labelit pjesë e të cilit isha në fillimet e karrierës sime dhe si një nga anëtarët themelues”, deklaroi reperi.
“Death Row Records” u themelua në vitin 1992 nga Dr Dre, Suge Knight, the DOC dhe Dick Griffey./UBTNews