Teknologji

Snapchat do t’iu ofrojë qasje të kufizuar prindërve në llogaritë e fëmijëve

Llogaria e fëmijës duhet të lidhet me një tjetër që i përket dikujt mbi 25 vjeç.

Published

on

Snapchat do të lansojë një veçori të re e cila do t’iu ofrojë qasje prindërve në aktivitetet e fëmijëve të tyre në platformë.

Llogaria e fëmijës duhet të lidhet me një tjetër që i përket dikujt mbi 25 vjeç, mirëpo përmes mjetit Family Center prindërit mund ta shohin se me kë janë miq fëmijët e tyre dhe kur kanë folur për herë të fundit me secilin shok brenda javës së fundit.

Përmes kësaj veçorie nuk do të zbulohen detaje nga bisedat aktuale, shpjegoi kreu i sigurisë globale të platformës globale të Snapchat, Jacqueline Beauchere, i cili tha për Sky News se veçoria shërben si “informacion” dhe jo “mbikëqyrje”.

Ideja është të pasqyrohet “mënyra se si prindërit angazhohen me adoleshentët e tyre në botën reale, ku prindërit zakonisht e dinë se me kë janë miq adoleshentët e tyre dhe kur janë duke u shoqëruar – por mos i përgjojnë bisedat e tyre private”./UBTNews/

Teknologji

Apple po teston integrimin e Touch ID në Apple Watch

Published

on

By

Sipas një raporti të ri, Apple është duke eksploruar mundësinë për të sjellë teknologjinë Touch ID – skanerin e gjurmës së gishtit, në linjën e saj të orëve inteligjente.

Kjo veçori mund të debutojë më herët se sa pritej, me gjasë në modelin Apple Watch Ultra 4, që pritet të lançohet vitin e ardhshëm. Megjithatë, burimet theksojnë se funksionaliteti është ende në fazat e hershme të zhvillimit dhe aktualisht ndodhet në fazën e prototipit.

Për rrjedhojë, modelet që do të prezantohen këtë vit nuk pritet të përfshijnë Touch ID.

Ky zhvillim përputhet me zërat e fundit që sugjerojnë një ridizajnim të rëndësishëm të Apple Watch gjatë vitit 2026. Në atë kohë, ora mund të vijë edhe me një procesor të ri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në evolucionin e pajisjes.

Continue Reading

Teknologji

SoftBank investon 2 miliardë dollarë në Intel, siguron rreth 2% të aksioneve

Published

on

By

Kompania japoneze e teknologjisë SoftBank ka njoftuar një investim prej 2 miliardë dollarësh në Intel, duke siguruar rreth 2% të aksioneve në prodhuesin amerikan të çipeve.

Lajmi u bë i ditur të martën dhe vjen në një moment kur edhe administrata e ish-presidentit Donald Trump raportohet se po shqyrton mundësinë për të marrë deri në 10% pjesëmarrje në Intel.

Pas publikimit të marrëveshjes, aksionet e Intel shënuan një rritje prej mbi 5% jashtë orarit të zakonshëm të tregut, ndërsa ato të SoftBank pësuan një rënie rreth 4%.

Ky investim përkon me përpjekjet e drejtorit të ri të Intel, Lip-Bu Tan, për të rikthyer kompaninë në rrugën e rritjes dhe konkurrencës, pas sfidave të fundit në ruajtjen e avantazhit teknologjik.

Njëkohësisht, lëvizja e SoftBank vlerësohet si një përforcim i pranisë së saj në SHBA dhe si shenjë besimi në sektorin amerikan të teknologjisë dhe prodhimit të çipeve.

Sipas analistëve, kjo mund të jetë një mundësi për Intel që të forcojë pozitat në tregun global të çipeve.

Continue Reading

Teknologji

Google Gemini fiton funksionin e kujtesës dhe harrjes së bisedave

Published

on

By

Google ka sjellë një përmirësim të rëndësishëm në aplikacionin e saj të inteligjencës artificiale, Gemini, duke futur aftësinë për të kujtuar automatikisht bisedat e mëparshme, por edhe opsionin për t’i harruar ato nëse përdoruesi dëshiron.

Veçoria e re “Konteksti Personal” i lejon Gemini-t të përdorë bisedat e kaluara për të ofruar përgjigje më të personalizuara dhe të sakta. Ky opsion është aktiv si parazgjedhje, por mund të çaktivizohet lehtësisht në cilësime (Cilësimet → Konteksti Personal → Bisedat tuaja të kaluara me Gemini-n).

Për përdoruesit që preferojnë biseda pa ruajtje, ekziston edhe opsioni “Biseda të Përkohshme”, që nuk ruhen, nuk përdoren për trajnimin e modelit dhe fshihen automatikisht brenda 72 orëve. Këto biseda nuk shfaqen në listën e bisedave të fundit.

Gjithashtu, Google ka ndryshuar emrin e opsionit “Aktiviteti i Aplikacioneve Gemini” në “Mbaj Aktivitetin”, i cili lejon përdoruesit të zgjedhin nëse skedarët, fotot dhe aktivitetet e tyre do të përdoren për përmirësimin e shërbimit. Ky cilësim do të aktivizohet nga 2 shtatori 2025.

Veçoria e Kontekstit Personal është aktualisht e disponueshme për përdoruesit e modelit Gemini 2.5 Pro në disa vende, ndërsa në të ardhmen pritet të jetë pjesë e versionit më të gjerë 2.5 Flash.

Me këtë hap, Google synon të gjejë një balancë midis personalizimit dhe privatësisë, duke i dhënë përdoruesve mundësinë të zgjedhin çfarë informacioni do të mbahet mend dhe çfarë do të harrohet përgjithmonë.

Continue Reading

Teknologji

Palo Alto Networks paralajmëron sfidat e reja të sigurisë nga inteligjenca artificiale

Published

on

By

Kompania amerikane Palo Alto Networks publikoi rezultatet financiare për tremujorin e katërt të vitit fiskal 2025, duke theksuar se inteligjenca artificiale po krijon sfida të reja në fushën e sigurisë kibernetike.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Nikes Arora, vuri në pah se zhvillimi i agjentëve të AI, të mbështetur nga gjigantë si Microsoft, Google, OpenAI dhe Perplexity, po riaktivizon atë që ai e quan një “luftë kërkuesish”. Sipas tij, mjetet e reja lejojnë përdoruesit të kryejnë veprime si rezervimi i restoranteve apo akomodimeve direkt përmes shfletuesve, por kjo sjell edhe rreziqe të mëdha sigurie për bizneset.

“Çka është fantastike për konsumatorin, është e rrezikshme për biznesin. Asnjë kompani nuk do të dëshirojë një shfletues me agjentë të lirë pa asnjë kontroll,” tha Arora.

Ai shtoi se zgjidhja qëndron te shfletuesit e sigurt për biznes, ndër të cilët Palo Alto ofron produkte të dedikuara për këtë qëllim.

Drejtori ekzekutiv shprehu optimizëm për vitin fiskal 2026, duke paralajmëruar se Palo Alto Networks synon të bëhet kompania e parë e sigurisë kibernetike që do të kalojë pragun e 10 miliardë dollarëve të ardhura vjetore.

Continue Reading

Të kërkuara