Sport

Slot zbulon arsyen pse pranoi ofertën e Liverpoolit

Published

on

Trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, ka zbuluar pse e shfrytëzoi mundësinë për të udhëhequr gjigantin anglez. Emërimi i Slot u konfirmua nga Liverpool të hënën, 24 orë pasi Jurgen Klopp i dha lamtumirën skuadrës pas nëntë viteve në “Anfield”.

Në përshëndetjen e tij, Klopp u kërkoi tifozëve të ish-skuadrës së tij që të mbështesin trajnerin e ri, ndërsa ai kërkon të vazhdojë trashëgiminë e gjermanit. Slot do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 qershor, duke e lënë Feyenoordin në Eredivisie pasi i riktheu ata në elitën evropiane.

Tani duke treguar për arsyen pse e braktisi Feynoordin, 45-vjeçari zbuloi se ishte një mundësi që ai thjesht nuk mund ta humbiste.

“Sigurisht që nuk është një vendim i lehtë të mbyllësh derën dhe të lësh pas teje në një klub ku ke përjetuar kaq shumë momente të mrekullueshme dhe ke punuar me sukses me kaq shumë njerëz të mrekullueshëm”, tha ai për faqen e klubit.

“Por si sportist, një mundësi për t’u bërë trajner në Premier Ligë, në një nga klubet më të mëdha në botë, është e vështirë të injorohet”, theksoi ai.

Lajmet

Jokanoviq merr drejtimin e Baselit, flet për Shaqirin: “Është klubi i tij më shumë se i imi”

Published

on

By

Drejtuesit e klubit zviceran Basel kanë emëruar serbin Slavisha Jokanoviq në postin e trajnerit të ri të skuadrës.

Jokanoviq ka nisur punën zyrtarisht këtë të martë, ndërsa gjatë konferencës për shtyp nuk i ka shpëtuar pyetjeve lidhur me yllin dhe kapitenin e skuadrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas trajnerit të ri, bashkëpunimi dhe respekti dypalësh do të jenë kyç për ecurinë e klubit.

“Ai është një person i jashtëzakonshëm. E respektoj dhe shpresoj në një raport shumë të mirë. Shaqiri duhet ta shtyjë veten që të mbetet një lojtar i rëndësishëm këtu. Momentalisht, ky është klubi i tij më shumë se i imi”, është shprehur Jokanoviq.

Continue Reading

Sport

Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, është larguar nga grumbullimi i Dardanëve në Debrecen, pasi nuk ka arritur të rikuperohet në kohë nga lëndimi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Izraelit dhe Austrisë.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për rikuperimin e tij, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu, i cili pritet t’i bashkohet ekipit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara