Lajmet

Sllovenia i jep mbështetje të plotë Kosovës në të gjitha proceset

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla zhvilloi sot një telefonatë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anže Logar, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tij, si për subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, ashtu edhe për të gjitha proceset integruese, përfshirë mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Ministrja Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj ndanë pikëpamjet e tyre mbi situatën politike në rajon dhe shtetet përkatëse, duke shprehur nevojën për një bashkëpunim edhe më të madh mes vendeve të rajonit, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë kontekst, shefja e diplomacisë kosovare shprehu nevojën e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila pashmangshëm parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve dhe që ka për bazë tri parimet e panegociueshme se – nuk preket integriteti territorial – rendi kushtetues dhe karakteri unitar i shtetit të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Haradinaj-Stublla, duke folur për raportet e shkëlqyera mes dy shteteve, të cilat kanë një bashkëpunim të fortë ekonomik mes veti, tha se Sllovenia është një vend model për rajonin në rrafshin e integrimit, dhe se kontributi dhe mbështetja e saj për Kosovën, si një vend që e njeh mirë rajonin, është kyç për përparimin.

Homologu slloven Logar u shpreh se Sllovenia është e përkushtuar në mbështetjen e plotë të mëtejshme për Kosovën si në procesin e integrimit ashtu edhe në atë të dialogut me Serbinë.

Ministrat u dakorduan për një takim në të ardhmen me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, edhe në prag të presidencës së BE nga Sllovenia, në gjysmën e dytë të vitit 2021.

“Sllovenia vazhdon të jetë një investitor i rëndësishëm në Kosovë dhe në këtë kuadër të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe largimit të të gjitha barrierave të mundshme”, thuhet në njoftim./UBTNews

Aktualitet

Nga inteligjenca artificiale te bujqësia: Hajrizi tregon pse UBT-ja është zgjedhja kryesore e studentëve

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se arsyeja kryesore pse studentët zgjedhin të studiojnë në këtë institucion është qasja moderne dhe programet inovative që ofrohen.

Në një intervistë në FIVE të Dukagjinit, Hajrizi ka theksuar se UBT dallon nga universitetet e tjera për shkak të orientimit drejt së ardhmes dhe temave bashkëkohore, si Inteligjenca Artificiale.

Sipas tij, një element tjetër që i tërheq studentët është mënyra ndërmarrësore e funksionimit të UBT-së, e cila, duke qenë e vetëfinancuar, ka si obligim që çdo student të arrijë sukses.

“Mendoj që qasja e re, ne kemi programe të reja dhe moderne. Dhe janë programe të së ardhmes, nuk e kemi asnjë old fashion në program. Kjo është tema kryesore që asnjëherë nuk ke pas një tematik që ne e trajtojmë për të kaluarën, por flasim Inteligjencës Artificiale. Apo flasim sot për IA, po, cili është universiteti më i mirë në regjion për IA? Dihet. Ose po flet për zhvillim të qëndrueshëm, dihet kush tregon rolin. Po flet për mjekësi, dihet kush. Po flet për energji, bujqësi.

Domethënë thjesht jemi duke garuar për t’i ofruar ato kompetenca të cilat atij i duhen. Jemi shumë aktivë me qenë shumë të kujdesshëm në suksesin e tij. Se ne vetëfinancohemi, ne jemi një qasje ndërmarrësore, e kemi obligim atë me ngrit deri te suksesi. Ai e ndjen atë mbështetje. E ndjenë atë cilësi e infrastrukturë. E ndjenë atë ndërkombëtarizmin dhe vjen”, ka thënë Hajrizi.

Continue Reading

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara