Art

Skulpturat e Partenonit që u kthyen nga Vatikani, shfaqen në Greqi

Vatikani i mbajti me shekuj ato skulptura.

Publikuar

Vatikani ia ktheu Greqisë tri fragmente të skulpturave të Partenonit, të cilat i mbajti me shekuj.

Vendimi për të kthyer mermeret e vjetra 2500-vjeçare u kumtua nga Papa Françesku vitin e kaluar, i cili e përshkroi si gjest të miqësisë.

Një nga fragmentet paraqet kokën e një djali, tjetri kokën e një kali dhe i treti kokën e një burri me mjekër.

Ato u zbuluan në një ceremoni në Muzeun e Akropolit në Athinë, një hapësirë ekspozite e ndërtuar qëllimisht për të vendosur mermeret e Partenonit./UBTNews/

Art

Shitet mbi 1.5 milion euro piktura e vetme e Beatles

Piktura, e njohur si “Images of a Woman”, u shit në ankandin Christie’s.

Publikuar

nga

Një pikturë e krijuar nga katër anëtarët e Beatles gjatë turneut në Japoni në vitin 1966 është shitur në ankand për 1.7 milion dollarë (1.58 milion euro).

Piktura, e njohur si “Images of a Woman”, u shit në ankandin Christie’s dhe e arriti gati trefishin e vlerës së lartë të parashitjes prej 600 mijë dollarë (560 mijë euro).

Kjo është e vetmja vepër që secili anëtar i grupit, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Star, e kanë krijuar së bashku.

Çdo anëtar i grupit Beatles pikturoi diçka ndryshe./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Piktura e mbretëreshës së Danimarkës, Margrethe II do të dalë në ankand

Pikturat e saj, e cila është artiste e njohur, janë paraqitur në ekspozita të ndryshme.

Publikuar

nga

Një pikturë e ish-mbretëreshës së Danimarkës, mbretëreshës Margrethe II, do të dalë në ankand.

Pikturat e saj, e cila është artiste e njohur, janë paraqitur në ekspozita të ndryshme, por mundësia për të blerë një nga pikturat e saj është e rrallë, sipas një deklarate nga shtëpia e ankandeve Bruun Rasmussen të publikuar të martën.

“Tani keni mundësinë të blini një vepër arti shumë të veçantë – dhe jo më pak mbretërore”, tha shtëpia e ankandit.

Piktura vlerësohet nga 75 mijë –100 mijë korona daneze (11 mijë -15 mijë dollarë)./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Ankandi ku do të shiteshin gjësende personale të Mandelës u pezullua për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgimi

“Ky ankand është pezulluar”, thuhej të martën në një shënim në shtëpinë e ankandit Guernsey që ndodhet në New York.

Publikuar

nga

Një ankand me 70 gjësende personale që i përkasin ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, është pezulluar.

“Ky ankand është pezulluar”, thuhej të martën në një deklaratë të shtëpisë së ankandit Guernsey që ndodhet në New York.

Ankandi, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në muajin shkurt, do të përfshinte disa sende personale të heroit anti-aparteid, përfshirë dokumentin e tij të identitetit dhe aparatet e dëgjimit.

Vajza e tij e madhe, Makaziwe Mandela, i nxori në shitje artikujt, në mesin e tyre edhe dhuratat nga ish-presidentët e SHBA-së, Barack Obama dhe Bill Clinton, si pjesë e një marrëveshjeje me Guernseyn.

Agjencia e Burimeve të Trashëgimisë së Afrikës së Jugut, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit, e mbështetur nga qeveria e Afrikës së Jugut, nisi një ofertë ligjore për të ndaluar shitjen./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Portreti i Gustav Klimt u gjet pas pothuajse 100 vjetësh

Portreti i Fraulein Lieser, dikur i përkiste një familjeje hebreje në Austri dhe u pa për herë të fundit në publik në vitin 1925.

Publikuar

nga

Një pikturë e artistit austriak, Gustav Klimt, që ishte e humbur për 100 vjet, është gjetur në Vjenë.

Portreti i Fraulein Lieser, dikur i përkiste një familjeje hebreje në Austri dhe u pa për herë të fundit në publik në vitin 1925. Fati i pikturës nuk dihej, por familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën që nga vitet 1960.

Fati i saj pas kësaj është i paqartë, por familja e pronarëve aktualë e ka pasur pikturën që nga vitet 1960.

Shtëpia e ankandit im Kinsky vlerëson se piktura mund të shitet mbi 54 milionë dollarë (42 milionë funte).

“Një pikturë kaq e rallë, me kaq rëndësi dhe vlerë artistike nuk ka qenë e disponueshme në tregun e artit në Evropën Qendrore për dekada”, tha im Kinsky përmes një deklarate.

Portreti do të dalë në ankand më 24 prill në emër të pronarëve dhe pasardhësve ligjorë të familjes Lieser./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara