UBT ofron programin Psikologji në nivelin Master, i cili synon përgatitjen e profesionistëve të aftë për të kuptuar mendjen dhe sjelljen njerëzore, si dhe për t’u shërbyer individëve dhe komunitetit në fusha të ndryshme të shëndetit mendor.
Ky program dyvjeçar, i akredituar sipas standardeve më të larta evropiane, ofron njohuri dhe përvojë praktike në psikologjinë klinike, këshilluese, edukative dhe organizative. Studentët mësojnë teknika të avancuara të vlerësimit psikologjik, terapitë moderne, si dhe metodologjitë kërkimore të cilat u japin atyre kompetencat e nevojshme për t’u bërë pjesë aktive e zgjidhjes së sfidave psiko-sociale.
Misioni i programit
Programi ka për qëllim të edukojë dhe fuqizojë psikologët e ardhshëm përmes një kurrikule kërkimore, duke promovuar praktikën etike, të menduarit kritik dhe ndjeshmërinë kulturore. Theksi vihet te përgatitja e profesionistëve që do të kontribuojnë jo vetëm në shëndetin mendor dhe kërkimin shkencor, por edhe në zhvillimin e politikave të nivelit kombëtar e ndërkombëtar.
Çfarë ofron Masteri në Psikologji?
- Kurse të specializuara në psikologji klinike, këshillim, psikologji zhvillimore dhe sociale
- Një kurrikulë të përputhur me standardet EuroPsy
- Praktika në institucione shëndetësore, shkolla, organizata joqeveritare dhe komunitete
- Pjesëmarrje në projekte kërkimore dhe punë në terren
- Përfshirje në aktivitete të komunitetit me fokus në shëndetin mendor
Karrierë dhe ndikim shoqëror
Diplomuarit e këtij programi janë të përgatitur për një gamë të gjerë rolesh profesionale, nga psikoterapia dhe këshillimi, deri te politika publike dhe hulumtimi shkencor. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë vlerësime e ndërhyrje psikologjike, të hartojnë projekte kërkimore, të promovojnë shëndetin mendor në komunitet dhe të ndikojnë në hartimin e politikave sociale dhe shëndetësore.
Stafi dhe kërkimi shkencor
Fakulteti i Psikologjisë në UBT kontribuon në një kulturë të gjallë akademike dhe kërkimore, në përputhje me Strategjinë e Kërkimit 2024–2029. Programi synon zhvillimin e projekteve ndërdisiplinore, bashkëpunimet globale dhe botime shkencore, duke e vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare të studimeve psikologjike.
UBT bashkëpunon ngushtë me institucione shëndetësore dhe organizata të komunitetit për të zhvilluar iniciativa në shëndetin mendor, trajnime profesionale dhe konsultime. Deri në vitin 2029, Masteri në Psikologji synon të jetë:
- Lider kombëtar në kërkimin dhe trajnimin psikologjik
- Partner i njohur në Evropën Juglindore
- Qendër e konferencave dhe botimeve ndërkombëtare
- Promovues i mirëqenies psiko-sociale nëpërmjet arsimit cilësor dhe përfshirjes në komunitet
Struktura e studimeve
Programi ofron një kurrikulë të balancuar midis teorisë dhe praktikës, me lëndë të avancuara si Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, Psikologji Kognitive, Psikopatologji, Psikometri, Etikë në Psikologji dhe përfundon me tezën e masterit dhe praktikën profesionale.
APLIKO TANI ONLINE!