Kronika e zezë

Skenderaj, Policia mbyll tri lokale të lojërave të fatit

Publikuar

Në Likoc të Skenderajt, Policia e Kosovës gjatë një operacioni për zbatim të masave COVID-19, ka hasur në tri lokale të hapura dhe në të cilat zhvilloheshin lojëra fati.

“Të gjitha lokalet janë mbyllur janë konfiskuar pajisjet qe janë shfrytëzuar për lojëra, pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa mysafirëve që gjendeshin në lokal u janë shqiptuar tiketa për mosrespektim të masave”, njofton PK-ja./UBTNews

Kronika e zezë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Malishevë

Publikuar

nga

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes një kamioni dhe një furgoni në aksin rrugor Arllat – Malishevë, saktësisht në fshatin Tërpezë.

Lajmin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë, Nysret Xhurkaj, i cili bëri të ditur se shoferi i kamionit e ka humbur kontrollin e automjetit, me ç’rast ka dalë në shiritin tjetër të rrugës dhe e ka goditur furgonin.

“Në aksin rrugor Arllat – Malishevë, në fshatin Tërpezë, përball restorantit ‘Panorama’, kamioni në qarkullim ka devijuar nga shiriti i vet, duke kaluar në shiritin tjetër, me ç’rast ka goditur një furgon. Në furgon ka qenë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë lënduar. Edhe shoferi i kamionit ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit. Tre të lënduarit janë në trajtim mjekësor”, tha Xhurkaj./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

716 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 716 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Gjithashtu, Policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 188 tiketa trafiku.

Ndërkohë, sa i përket aksidenteve, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka ndodhur një aksident me fatalitet, shtatë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Pranoi që kreu 11 vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Kaçanik

Publikuar

nga

Është arrestuar një person për vjedhje në Kaçanik. 28-vjeçari në prezencë të avokatit ka pranuar se ka kryer 11 vjedhje nëpër lokale e shtëpi të ndryshme.

Pas arrestimit, 28 vjeçarit i janë konfiskuar shumë pajisje e gjësende të ndryshme të cilat i kishte fshehur i dyshuari.

“Një punë e suksesshme operative e hetueseve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit Dhjetor 2020 dhe muajit Janar 2021. Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithsejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme . Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera si veshje të ndryshme, këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Po ashtu të dyshuarit i janë gjetur e konfiskuar shufra metalike e kaçavida, të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpi e lokalet ku ka kryer vjedhjet.

“Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Katër persona dhunojnë një femër në Prishtinë

Publikuar

nga

Katër muaj më parë një femër ishte dhunuar nga katër persona në fshatin Koliq të komunës së Prishtinës.

Dy nga të dyshuarit janë të njohur për viktimën. Kështu raporton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh. Pas katër muajsh, viktima tek të mërkurën ka raportuar rastin në polici.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara