Lajmet

​Skenari i fazës play-off: Kosova në të njëjtën vazo me Shqipërinë

Published

on

Fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale, ku goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazo si ajo e Shqipërisë, e treta.

Ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për Suedinë, e cila edhe pse ka vetëm një pikë pas katër takimesh ka ende shanse që të kualifikohet në Botëror pasi do të jetë pjesë e vazos së katërt, asaj të formuar prej katër skuadrave të renditura më mirë në Nations League.

Formula e play-off është e qartë sepse skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me skuadrat e vazos së katërt në një ndeshje, e cila do të konsiderohet si gjysmëfinale, por që do të luhet në një takim në fushën e skuadrave të renditura më mirë në renditjen e FIFA-s.

Vazo 3, në të cilët momentalisht janë pjesë si Shqipëria dhe Kosova, do të ndeshen me skuadrat e Vazos 2.

Fitueset e çifteve të Vazos 1 dhe 4 do të ndeshen me pas me fitueset e çifteve të Vazos 2 dhe 3.

Në këtë pikë skenari më i keq është që Suedia, e Vazos 4 do të ndeshet me njërën prej Italisë, Turqisë, Ukrainës dhe Polonisë duke bërë kështu që në gjysmëfinale të play-off të kemi një përballje të madhe mes Italisë dhe Suedisë.

Vazo 1

Italia (10)

Turqia (27)

Ukraina (28)

Polonia (36)

Vazo 2

Rep. Çeke (39)

Hungari (41)

Sllovaki (42)

Skoci (43)

Vazo 3

Maqedonia e Veriut (63)

Shqipërisë (66)

Bosnje dhe Herzegovinë(73)

Kosova (91)

Vazo 4

Uellsi

Rumania

Suedia

Irlanda e Veriut

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen rreth 88% e vendvotimeve

Published

on

By

Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit është duke iu afruar fundit. Nga përditësimi i të dhënave në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri tash janë rinumëruar më shumë se rreth 88 për qind e vendvotimeve apo 2.244 nga 2557 sa janë në total.

Rinumërimi i plotë u ndërmor pasi në rinumërimin e pjesshëm u hasën shumë manipulime në garën e kandidatëve për deputetë. Në secilën parti ka kandidatë që ka rezultuar se në numërimin e parë kanë përfituar qindra vota shtesë ose kanë humbur qindra vota.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Italia në Kosovë i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Published

on

By

Një shtetas kosovar me inicialet F.V. është ekstraduar nga Italia në Kosovë, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga institucionet e drejtësisë së vendit.

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi u realizua më 28 janar 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë, si dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane.

I dyshuari ishte arrestuar në Itali dhe kërkohej për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, ndërsa thuhet se i ishte shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ai u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore. Policia bëri të ditur se bashkëpunimi ndërkombëtar do të vazhdojë me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale, si dhe gjurmimin dhe arrestimin e personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.

Continue Reading

Lajmet

PDK thirr konferencë për media sot në orën 14:00

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë sot konferencë për media.

Në komunikatën për media, ata kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 14:00, në zyrat e selisë, por nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së saj.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas serb në Aeroportin “Adem Jashari”

Published

on

By

Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së mërkurës pasi që dyshohet të ketë prezantuar dokumente të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që i njëjti derisa kishte qenë duke udhëtuar kishte prezantuar dokumentet për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Continue Reading

Të kërkuara