Sport

Skandali i përgjimeve, Perez denigron figurat e Realit

Perezit denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”.

Published

on

Nëse shkrimet dhe audiot e postuara nga gazeta e njohur spanjolle online “El Confidencial” do të gjejnë konfirmim, duke u konsideruar si audio autentike, atëherë do të ishte një goditje dhe një “bombë” që do të shpërthente tek Reali i Madridit dhe që do të lëshonte hije të rënda mbi figurën e presidentit Florentino Perez.

Media spanjolle ka postuar një audio të Perezit, i cili denigron dy figura të mëdha të “Los Blancos”, dy ish-kapitenët, Iker Casillas dhe Raul Gonzales.

“Casillas nuk është portier, është shumë i shkurtër, kurrë nuk ka qenë portier, ai është një dështim i madh, nuk e di pse e duan njerëzit dhe e mbrojnë kaq shumë. Ai është një mbeturinë, po ashtu si Rauli”. Fjalë vërtet të rënda, që, nëse konfirmohen, do të ndikonin tej mase qasjen e tifozëve “merengues” kundrejt presidentit të tyre.

Perez nuk është ndalur me kaq, duke zbuluar se Raul Gonzales, i cili aktualisht është trajneri i Real Madrid Castilla, është një nga arsyet se përse u tërhoq nga roli i presidentit në vitin 2006-ën. “Ai beson që Reali i Madridit është i tiji, e ka shkatërruar ekipin dhe prej tij dhashë dorëheqjen në 2006-n”. Vërtet deklarata të rënda të Perezit kundrejt dy futbollistëve që kanë fituar gjithçka me fanellën e bardhë.

Ndërkohë që presdenti i Realit në audio-t e postuara kishte përmendur edhe Ronaldo “Fenomenin”, duke e cilësuar si një njeri që flet shumë, kurse ZIdanin e Beckhamin i kish quajtur dy “xhaxhallarë” të shkëlqyer.

Continue Reading

Sport

La Liga konfirmon sulmin kibernetik, ekspozohen të dhënat personale të përdoruesve

Published

on

By

La Liga ka qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë ekspozuar të dhëna personale nga një prej platformave të saj digjitale. Lajmi është konfirmuar të hënën nga organizata e futbollit spanjoll.

Sipas njoftimit zyrtar, sulmi ka ndodhur në periudhën 14–16 nëntor, ndërsa përmasat e plota të rrjedhjes së të dhënave ende nuk janë përcaktuar.

Nga incidenti janë prekur të dhënat personale të përdoruesve të një platforme të dedikuar për tifozët, si dhe informacione që lidhen me klubet.

Megjithatë, La Liga ende nuk ka bërë të ditur numrin e personave apo klubeve të prekura, si dhe llojin e saktë të të dhënave që kanë përfunduar në duart e personave të paautorizuar.

Rasti është raportuar edhe nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ndërsa La Liga po vazhdon vlerësimin e incidentit për të përcaktuar shkallën e dëmit dhe pasojat e mundshme të sulmit.

D.L

Continue Reading

Sport

Albina Rrahmani publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet kualifikuese të Evropianit

Published

on

By

Përzgjedhësja e Kosovës U19 në futbollin e femrave, Albina Rrahmani, ka publikuar listën me 20 futbolliste të ftuara për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U19.

“Dardanet” e reja do ta nisin këtë cikël kualifikues më 27 nëntor, kur do të përballen me Poloninë.

Ndeshjen e dytë Kosova do ta zhvillojë më 30 nëntor ndaj Greqisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 3 dhjetor, do të përballet me Sllovakinë.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Sllovaki dhe do të nisin nga ora 11:00.

Vajzat e Kosovës synojnë të paraqiten sa më mirë në këto tri përballje, me objektiv arritjen e rezultateve pozitive në garën për një vend në Kampionatin Evropian U19.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona pa Lamine Yamal ndaj Sabahut, ylli spanjoll lihet jashtë për arsye fizike

Published

on

By

Barcelona do të jetë pa një prej futbollistëve kryesorë, Lamine Yamal, në ndeshjen e së mërkurës ndaj Sabahut, e vlefshme për Ligën e Kampionëve, që zhvillohet në Azerbajxhan.

Klubi katalunas ka vendosur të mos e përfshijë sulmuesin në udhëtim, në mënyrë që ai të rikuperohet plotësisht nga shqetësimet në kyçin e djathtë të këmbës, të cilat i pësoi në fitoren 3:2 ndaj Villarrealit të dielën.

Në njoftimin zyrtar, Barcelona bëri të ditur se Yamal ka shqetësime të lehta dhe se mungesa e tij ndaj Sabahut është vetëm masë parandaluese. Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës së ardhshme ndaj Deportivos.

Pavarësisht shqetësimeve fizike, 18-vjeçari luajti të gjitha 90 minutat kundër Villarrealit. Fillimisht, ai dështoi të shënonte nga pika e bardhë, por më pas asistoi për Fermin Lopezin në golin e barazimit 2:2.

Përveç Yamalit, në këtë përballje do të mungojnë edhe Xavi Espart dhe Roony Bardghji, të cilët po ashtu janë të lënduar.

Ndërkohë, Pau Cubarsi, Andreas Christensen dhe Rodri mbeten në dyshim për ndeshjen ndaj skuadrës nga Azerbajxhani.

D.L

Continue Reading

Sport

Lutfi Dalipi vazhdon të shkëlqejë në futbollin zviceran

Published

on

By

Pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Lausanne-Sport, futbollisti nga Presheva është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.

Dalipi ishte ndër më të dalluarit në barazimin 2:2, ku arriti të realizojë edhe një gol. Për paraqitjen e tij, platforma “Sofascore” e vlerësoi me notën 8.9, duke e renditur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës.

23-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer, me gjashtë gola të shënuar dhe nëntë asistime të dhuruara në elitën e futbollit zviceran.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane. RB Leipzig, Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij dhe kanë nisur lëvizjet për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë, Dalipi, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Kosovën, pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda nga muaji mars, kur nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara