Sport

Skandali i penalltive të Anglisë – një algoritëm zgjodhi ata që do të godisnin

Southgate ka zgjedhur 5 lojtarët që do të godisnin penalltitë me një algoritëm.

Published

on

Trajneri anglez, Gareth Southgate, i ka zgjedhur 5 lojtarët që do të godisnin penalltitë në finalen e Euro 2020, me një algoritëm. Ky është zbulimi i bërë nga gazeta sportive spanjolle ‘El Pais’, e cila citon burime pranë federatës angleze. E në fakt, zgjedhjet e lojtarëve kanë bërë që trajneri të kritikohet ashpër në vend. “Është përgjegjësia ime – tha Southgate kur media britanike e pyeti për listën -. Unë zgjodha ata që do të godisnin bazuar në atë që kishim bërë në stërvitje”.

Sipas informacioneve, përkundrazi, përzgjedhja ka qenë produkt i viteve të analizës së hollësishme të të dhënave nga shkencëtarët e departamentit të shkencës së performancës, më të financuar se çdo federatë futbolli në botë. Ekspertët, të përfshirë në strukturën e Federatës nën drejtimin e drejtorit të saj ekzekutiv, Mark Bullingham, kishin ndjekur një metodë të bazuar në modele matematikore të njohura gjerësisht si Big Data dhe që rrjedhin nga bejsbolli, më linearja e lojërave ekipore. Pas fillimit të kohës shtesë Southgate kishte marrë një mesazh nga analistët se pesëshja më e mirë për penalltitë duhej të përfshinte dy lojtarë që nuk ishin në fushë në atë kohë: Sancho dhe Rashford (të dy më vonë humbën penalltinë). Asnjë prej tyre nuk hyri në lojë deri në minutën e 120′.

Edhe rendi i atyre që do ekzekutonin penalltitë në fushë kundër Italisë (Kane, Maguire, Rashford, Sancho dhe Saka) gjithashtu është sugjeruar nga algoritmi. Në 2019 Southgate, gjatë një konference të organizuar nga Google Cloud, kishte deklaruar se “penalltia nuk është çështje fati”.

Southgate e kishte shpjeguar vite më parë se si programet e Google hapnin horizonte të reja në frontin e penalltive. Kur u pyet për ndikimin e inteligjencës artificiale në përgatitjen e penalltive, trajneri tha: “Kemi analizuar mijëra penallti. Ndryshuam kulturën – shtoi ai – Kishim skuadra që nuk po bënin mirë në këtë drejtim dhe duhej të modernizoheshim”.

Continue Reading

Sport

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Izrael, lirohen edhe sektorët e rezervuar për tifozët mysafirë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se vazhdon shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, FFK-ja ka bërë të ditur se pas konfirmimit zyrtar nga Federata e Futbollit e Izraelit se tifozët mysafirë nuk do të udhëtojnë drejt Kosovës, sektori i tribunave i rezervuar paraprakisht për ta është liruar dhe tashmë është në dispozicion të tifozëve vendas.

Kështu, tifozët kosovarë kanë mundësi të sigurojnë bileta edhe për këta sektorë përmes platformës zyrtare të shitjes: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

FFK-ja u ka bërë thirrje tifozëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë pranë Kombëtares në përballjen e rëndësishme ndaj Izraelit.

D.L

Continue Reading

Sport

Betim Fazliji i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Published

on

By

Mbrojtësi i St. Gallenit, Betim Fazliji, i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se Fazliji tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

D.L

Continue Reading

Sport

Arsene Wenger mund të sfidojë Infantinon për presidencën e FIFA-s

Published

on

By

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton seriozisht mundësinë për të kandiduar për president të FIFA-s, përballë presidentit aktual Gianni Infantino, raporton “BBC”.

Për javë të tëra, figura të rëndësishme të futbollit evropian kanë shpresuar që francezi të hyjë në garën për këtë post, ndërsa tashmë Wenger po e konsideron seriozisht një hap të tillë.

Shefi i zhvillimit global të futbollit në FIFA thuhet se mund të ketë mbështetjen e UEFA-s, e cila ka qenë ndër kundërshtarët kryesorë të Infantinos. Për më tepër, Wenger gëzon respekt dhe besueshmëri në qarqet ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkohë, pozita e Infantinos është vënë në pikëpyetje pas kritikave të shumta lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë. Megjithatë, ai vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Azi.

Një nga çështjet që mund të ndikojë në kandidaturën e Wengerit është mosha e tij, pasi 77-vjeçari përballet me pikëpyetje rreth mundësisë për të ofruar udhëheqje afatgjatë. Sipas BBC-së, disa nga mbështetësit e tij do të ishin të kënaqur edhe nëse ai do të fitonte zgjedhjet dhe më pas do të tërhiqej para përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Megjithatë, burime pranë francezit bëjnë të ditur se ai ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ndërsa Infantino vazhdon të konsiderohet favorit për të fituar një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është 18 nëntori.

Wenger, ndërkohë, ishte distancuar nga plani për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës, duke deklaruar se nuk kishte qenë i përfshirë në të dhe se për këtë projekt kishte mësuar përmes raportimeve në media.

Gjatë kohës së tij në FIFA, francezi ka nxitur disa debate me propozimet për organizimin e Kupës së Botës çdo dy vjet dhe ndryshimin e rregullit të pozitës jashtë loje.

D.L

Continue Reading

Sport

Davontrey Thomas shpallet MVP i javës së tetë në ProCredit Superligë

Published

on

By

Basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Davontrey Thomas, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i javës së tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Thomas është vlerësuar për paraqitjet e tij gjatë kësaj jave, duke u dalluar me kontributin e dhënë për skuadrën nga Suhareka.

Me këtë çmim, basketbollisti i Yllit merr vlerësimin si lojtari më i mirë i javës së tetë në elitën e basketbollit kosovar.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara