Sport

Skandal tek Kroacia, lojtarët kanë luajtur me flamurin e gabuar

Published

on

Kroacia nuk mundi të vazhdonte më gjatë se faza e 1/8  të europianit, e mundur nga Spanja. Por mërzisë për eliminimin, nënkampionëve të botës iu shtuan edhe një polemikave padëgjuar më parë.

Sipas mediave kroate,  Modric dhe shokët e tij kanë luajtur katër ndeshje me një fanellë që mbante flamurin e gabuar kombëtar. Shumë të gabuar, nga momenti që bëhet fjalë për një simbol i përdorur vetëm në periudhën 1941-1945 nga regjimi aleat i nazistëve të Ante Pavelic.

Flamujt e gabuar me të cilët kanë luajtur kroatët në Europian

Bëhet fjalë për fushën tradicionale me kuadrate të kuqe dhe të bardhë, që sipas kroatëve përfaqëson popullin e tyre nga shekulli i 15-të.

Por në periudhën e “ustashait” Pavelic, kuadrati i kuq që fillonte sekuencën e kuadrateve u zëvendësua me të bardhin.

Asnjë nuk e vuri re ketë gafë deri në eliminimin e kësaj jave, por tani mediat kroate kërkojnë fajtorin. Ndërkohë që federata e futbollit të vendit ballkanik ia ven fajin kompanisë të printimit, Sitiotask Decolor, kompania flet për një gabim fatkeq, dhe që nuk kishte asnjë vullnet me prapavijë politike.

Por janë të shumtë ata që kujtojnë se ky nuk është skandali i parë që i referohet kombëtares kroate.

Adolf Hitler dhe Ante Pavelic

Në Botërorin e vitit 2018, ku u mund në finale nga Franca,  ekipi i trajnerit  Dalic u qortua nga FIFA për disa parulla që kujtonin kohën e Pavelic, gjatë ndeshjes me Nigerinë.

Vite më parë, në 2013, një nga lojtarët më të rëndësishëm të kohës, Josip Simunic, u shkualifikua për 10 turne sepse këndoi një këngë të kohës së lëvizjes Ustasha gjatë ndeshjes kualifikuese me Islandën./a2news

Sport

Prishtina shkëlqen në udhëtim, merr 3 pikët ndaj Drenicës

Published

on

By

FC Prishtina ka regjistruar një fitore të rëndësishme në xhiron e pestë, duke mposhtur në udhëtim KF Drenicën me rezultat të thellë 1-4.

Prishtinasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, me Kastriot Selmanin që shënoi në minutën e 4-t pas asistimit të Asanne Diatta.

Në pjesën e dytë, bardhekaltërit vazhduan dominimin. Diar Hailili realizoi për 0-2 në minutën e 50-të, ndërsa Asanne Diatta shënoi nga penalltia në minutën e 57-të.

Për rezultatin përfundimtar 1-4 mendoi Ardian Hasani, i cili shënoi në minutën e 86-të pas asistimit të Ardian Mujës.

KF Drenica 1-4 FC Prishtina

Kastriot Selmani 4′
Diar Hailili 50′
Asanne Diatta 57′ (P)

Ardian Hasani 86′

Tri pikë të rëndësishme për Prishtinën në xhiron e pestë!

D.L

Continue Reading

Sport

Messi nominohet për Topin e Artë 2026

Published

on

By

Lionel Messi është nominuar për “Topin e Artë 2026”, pas një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miamin.

Kapiteni i Argjentinës regjistroi 45 gola dhe 30 asistime në 49 paraqitje gjatë sezonit 2025/26, duke e ndihmuar Inter Miamin të fitojë për herë të parë MLS Cup.

Statistikat e tij mbresëlënëse dhe ndikimi i vazhdueshëm në sukseset e klubit i kanë siguruar Messit edhe një herë një vend në mesin e kandidatëve për çmimin prestigjioz.

Messi, i cili e ka fituar “Topin e Artë” tetë herë, mbetet një prej futbollistëve më të dekoruar në historinë e futbollit. Ai e ka fituar këtë çmim në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Në moshën 39-vjeçare, argjentinasi vazhdon të jetë pjesë e elitës së futbollit botëror dhe tash synon të shtojë edhe një tjetër trofe individual në koleksionin e tij.

Nëse do ta fitonte sërish, Messi do ta ngrinte në nëntë numrin e “Topave të Artë” në karrierën e tij.

D.L

Continue Reading

Sport

Ylber Ramadani ftohet nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Published

on

By

Mesfushori Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Ftesën e përzgjedhësit Rolando Maran e ka bërë të ditur të martën klubi i Ramadanit, Çorum.

“Lojtari ynë Ylber Ramadani është ftuar nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka njoftuar klubi turk.

Shqipëria garon në Grupin 1 të Ligës C. Kuqezinjtë më 26 shtator presin Bjellorusinë në Tiranë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë për t’u përballur me San Marinon.

Në këtë grup bën pjesë edhe Finlanda.

Ramadani, 30-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 50 paraqitje me fanellën e kombëtares së Shqipërisë.

D.L

Continue Reading

Sport

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Published

on

By

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara