Sport

S’ka ndëshkim për Zlatan Ibrahimovic nga ana e Milanit për përleshjen me Lukakun

Published

on

Zlatan Ibrahimovic nuk do të ndëshkohet nga Milani për përleshjen me Romelu Lukakun në disfatën kundër Interit në Kupën e Italisë, sipas mediave italiane.

Ibrahimovic u akuzua për gjuhë raciste dhe fyese ndaj sulmuesit të Interit, në derbin që Milani e humbi 2:1 në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Sipas Corriere della Sera, Ibrahimovic dhe Lukaku janë në pritje të vendimit nga gjykata sportive, por kuqezinjtë kanë vendosur të mos e gjobitin suedezin.

Lukaku e humbi toruan pas një ndërhyrjeje të Alessio Romagnolit ndaj tij, duke e shfaqur tërbimin me kapitenin e kuqezinjve.

Ibrahimovic ndërhyu duke i thënë belgut “bëje ritualin tënd të leshit vudu, gomar i vogël”. Kjo u cilësua si fyerje raciste prej suedezit.

Por Ibrahimovic i hodhi poshtë akuzat për racizëm në një reagim të mërkurën dhe ka vazhduar ta mbrojë veten, duke këmbëngulur se nuk është racist.

39-vjeçari i është përgjigjur një pyetjeje në rrjetet sociale për incidentin e së martës: “Po, nuk ishte skenë e mirë. Unë gabova. Por mos më quani racist, sepse nuk jam”.

Sport

‘Finale para finales’, Hansi Flick për sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, Atletico-Barça

Published

on

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, e ka cilësuar ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Atletikos si një “finale para finales”. Në një intervistë të dhënë para sfidës, Flick theksoi se ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për skuadrën e tij dhe se do të kenë të gjithë mundësinë të tregojnë veten.

Flick pranoi se skuadra e tij po përballet me një moment shumë të tensionuar, duke e cilësuar përballjen me Atletikon si një sfidë vendimtare për arritjen e finales së Kupës së Mbretit që do të zhvillohet në fund të prillit në Sevilje. Trajneri i Barcelonës theksoi se skuadra është duke luajtur mirë dhe se është krenar për punën e madhe të bërë nga lojtarët e tij deri tani.

Në lidhje me formacionin titullar, Flick nuk ka dhënë shumë detaje, por njoftoi se Rafinha dhe Kubarsi janë plotësisht të rikuperuar dhe të gatshëm për të nisur nga minuta e parë. Megjithatë, ai theksoi se Barcelona duhet të jetë shumë e kujdesshme përballë Atletikos, e cila, sipas tij, do të luftojë deri në minutën e fundit për të siguruar kalimin në finale.

“Ne duam më shumë, jo vetëm Superkupën e Spanjës, por edhe Kupën e Mbretit. Megjithatë, e dimë që sfida do të jetë shumë e vështirë, pasi Atletico do të jetë aty deri në fund,” tha Flick.

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Bylbyl Sokoli sërish kryetrajner i Drenicës

Published

on

Drenica e ka rikthyer Bylbyl Sokolin si kryetrajner të skuadrës.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi drenicas, përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

Kjo vjen pas largimit të Arsim Thaqit, i cili e kishte zëvendësuar pikërisht Bylbyl Sokolin, i cili ishte larguar nga ekipi pasi i kishte hyrë garës për deputet.

Reagimi i plotë i FC Drenicës:

Pas ndryshimeve në stafin drejtues, klubi ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri që do ta udhëheqë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit.

Bylbyl Sokoli, trajneri me përvojë të madhe në futbollin kosovar, zyrtarisht është emëruar si kryetrajner i ri i skuadrës.

Me një histori të pasur në zhvillimin e futbollit dhe drejtimin e skuadrave të njohura, besojmë se përvoja dhe vizioni i Sokolit do të jenë vendimtare për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat e tij.

Continue Reading

Sport

Granit Xhaka përplaset me tifozët e Leverkusenit pas eliminimit nga skuadra e Bundesliga 3

Published

on

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka pasur një përplasje me tifozët e ekipit të tij pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës së Gjermanisë nga klubi i Bundesliga 3, Arminia Bielefeld.

Kalimi i Arminia Bielefeldit në finale ishte një befasi e madhe, ashtu siç ishte edhe eliminimi i Leverkusenit, që shihej si favorit absolut. Ekipi i Xhakës u mposht me rezultatin 2-1 në “Schuco Arena”, duke shkaktuar një tronditje te tifozët.

Ky eliminim ka shpërthyer zemërimin e tifozëve të Leverkusenit, të cilët kishin udhëtuar deri atje për të mbështetur ekipin e tyre dhe kërkuan llogari nga lojtarët pas humbjes. Xhaka, si një nga liderët e skuadrës, ka shkuar te tribuna e tifozëve për të kërkuar falje dhe për të diskutuar me ta.

Por, situata nuk ka kaluar pa tensione. Mesfushori është filmuar duke debatuar me tone të ashpra me disa tifozë, dhe momenti ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Kjo përplasje mes lojtarit dhe tifozëve ka shtuar edhe më shumë tensionin pas një humbjeje të papritur dhe të rëndë për Leverkusenin./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton për selektorët e rinj te grupmoshat e reja

Published

on

Janë emëruar përzgjedhësit e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll për meshkuj.

Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të propozimit të paraqitur nga Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës për emërimin e trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja (Meshkujt), ka marrë vendime.

Përzgjedhës i Kosovës U20 është emëruar Andin Rashica, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Endrit Elshani dhe Egzon Uka.

Dion Pllana është caktuar përzgjedhës i Kosovës U18, me Defrim Hashanin si ndihmës trajner.

Përzgjedhës i Kosovës U16 është emëruar Gyltekin Selimi, ndërsa ndihmës trajnerë do të jenë Laurant Ibrahimi dhe Vigan Radoni.

Vendimi për emërimin e përzgjedhësve të rinj do të hyjë në fuqi nga data e miratimit nga Bordi i FBK-së.

Gjithashtu, shumë shpejt, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës pritet të emërojë edhe shtabet teknike të Përfaqësueses U16 dhe U18 për femra.

Continue Reading

Të kërkuara