Lajmet

Situatë “e vështirë” në rajonin e Luhanskut pasi bombardimet ruse vazhdojnë

Në Rubizhne, të vdekurit varrosen nëpër oborre.

Published

on

Situata në rajonin e Luhanskut në Ukrainën lindore është “e vështirë” mes bombardimeve të rënda ruse, sipas Serhii Haidai, kryetar i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut.

“As shpëtimtarët dhe as mjekët e ambulancës nuk mund të arrijnë në disa rrethe të Popasnas dhe Rubizhne në rajonin e Luhansk” tha ai. Sipas tij, granatimet janë shumë të rënda, luftimet në rrugë vazhdojnë.

Gjithashtu në Rubizhne, të vdekurit varrosen nëpër oborre.

Pak kontekst:
Ushtria ruse ka thënë se është duke i përqendruar përpjekjet e saj në rajonin lindor të Donbasit pas një tërheqjeje të forcave nga rrethi Kievit dhe veriu i Ukrainës.

Haidai tha se javën e kaluar ishin duke u zhvilluar përpjekje për të evakuuar civilët nga qytetet e vogla në rajonin e tij, edhe pse pa marrëveshje të tilla me palën ruse./UBTNews/

Lajmet

Mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani për aktivitete kulturore

Published

on

Sot do të jetë e mbyllur përkohësisht gjysma e tunelit-rrugës nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar se mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

“Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike” .

“Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Kulturës, ka pohuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ngjarjes dhe sigurinë e pjesëmarrësve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Kursimeve

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore e Kursimeve, ditë e cila kremtohet për gati një shekull me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave për ekonomitë moderne dhe individët.

Kjo ditë kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.

Kursimi është jetik për të pasur një mirëqenie të qëndrueshme dhe ky zakon duhet të çimentohet që në moshë të hershme për të ndihmuar burrat dhe gratë të parandalojnë vështirësitë ekonomike dhe të ndërtojnë të ardhme të ndritshme për veten dhe familjet e tyre.

Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.

Profesori italian Filippo Ravizza e shpalli këtë ditë në ditën e fundit të kongresit.

Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

Spanja kujton ditën e parë të kursimit kombëtar të regjistruar në vitin 1921. Ndërkohë, në Gjermani, besimi në kursim duhej të rigjallërohej pasi shumë njerëz humbën pothuajse gjithçka që zotëronin në reformën monetare të vitit 1923.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Qeveria në detyrë mblidhet sot

Published

on

E përditësuar:

08:05

Qeveria në detyrë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje e radhës. Mbledhja do të fillojë nga ora 09:30.

Në këtë mbledhje pritet të shqyrtohen çështje ekonomike, buxhetore dhe mjedisore të Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani pret sot në takim liderët e partive politike

Published

on

E përditësuar: 
08:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të pres në takim liderët e partive politike në vend, për një takim konsultativ teksa ka bërë thirrje për marrëveshje politike mes subjekteve për të kaluar bllokadën shtetërore.

Pas shumë muajsh ngërçi politik në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, vendi mbetet pa qeveri funksionale pasi në seancën e fundit dështoi formimi i qeverisë me mandatar, Albin Kurtin.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka hedhur poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës në rast se presidentja e pyet nëse ka shumicën, teksa nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu thotë se LVV do të dal me qëndrim nëse do të ketë mandatar të ri pas takimit me Osmanin.

Kujtojmë se mandatari i parë i LVV-së për kryeministër Albin Kurti mori 56 vota pro në seancën e fundit, teksa presidentja pas dështimit të mandatarit të parë sipas Kushtetutës duhet të caktojë mandatarin e radhës në periudhën brenda 10 ditësh./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara