Lajmet

Situatë e qetë në veri

Në lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës.

Published

on

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të Mitrovicës aktualisht është e qetë dhe pa ndonjë problem.

Nëpër lagjet me popullatë të përzier janë të vendosura forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për rendin dhe qetësinë publike.

Automjete të KFOR-it dhe EULEX-it shihen po ashtu duke qarkulluar në këto zona, ndërsa qytetarët e këtyre lagjeve tani ndihen më të sigurtë.

Ali Mehmeti, qytetar, tha se prezenca e policisë në këtë pjesë të qytetit është e domosdoshme. Sipas tij, tani më shumë se kurrë është koha për unitet të qytetarëve, ndërsa sa i përket zgjedhjeve, ai tha se ato duhet të mbahen gjithsesi.

“Normalisht që prezenca e policisë është e domosdoshme sepse mos të ishte policia as ne nuk kishim guxuar dhe sigurisht që s’kishim qëndruar… Unë nuk ndaj tash pozitë dhe opozitë, ata që bëjnë tash ndarjen, kanë bërë tradhti kombëtare… Është budallallëk të mendosh bile (mos të mbahen zgjedhjet), këta këto mundësi i kanë me bë pengesa, jo më shumë dhe nuk kam frikë se do të ketë ndonjë viktimë apo diçka e ngjashme”, ka thënë Mehmeti.

Në orët e mbrëmjes të së enjtes, Policia e Kosovës shtoi praninë në pjesën veriore të vendit pas shpërthimeve dhe gjuajtjeve me armë. Për pasojë, pati edhe një polic të plagosur i cili është operuar në QKUK dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara