Lajmet

Situatë e qetë në kufijtë veriorë, qytetarët serbë shpresojnë në marrëveshje

Magjistrales Mitrovicë-Leposaviq nuk ka lëvizje të shumta të automjeteve.

Published

on

Situata e përgjithshme e sigurisë në kufijtë Jarinje dhe Bërnjak, por edhe në veri në përgjithësi është e qetë.

Magjistrales Mitrovicë-Leposaviq nuk ka lëvizje të shumta të automjeteve, ndërsa afër kufirit të Jarinjes, ku gjendet stacioni i policisë kufitare, ndodhen pjesëtarë të Njësisë për Reagim të Shpejtë të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, si dhe pjesëtarë të EULEX-it.

Qytetarët në pikën kufitare në Jarinjë kanë mendime të ndryshe lidhur me targat ilegale.

Stojanoviq Millomir duke shpresuar se do të arrihet një marrëveshje lidhur me targat, thotë se situata aktuale nuk është e mirë.

“ Nuk bënë kështu…po nuk bënë, deri tash kemi qenë mirë, tani e kundërta e gjitha….Unë mendoj se do të arrijnë marrëveshje”, tha ai.

Edhe bashkëshortja e tij, Budimirka ka shpres që do të arrihet një marrëveshje.

“Shpresojmë për të mirë dhe do të bëhet mirë, tjetër nuk mundem të them asgjë, dhe as që di….Po kemi dëgjuar për këtë, unë mendoj se do të ketë marrëveshje…..Kjo si e vendosin ata, që të keqe kanë ato KM… Kjo është njëjtë, është i njëjti shtet…Si të vendosin ashtu do të jetë”, tha ai.

Kurse, Stevan Jastriq tha se ndoshta duhet të kenë targa RKS por pas themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

“Nuk e shoh kurqysh, (vendimin për gjobat) nuk është e mirë… Ka mënyrë tjetër për biseda dhe marrëveshje, e jo përnjëherë të merren targat, kjo nuk është zgjidhje.. Ndoshta duhet (të kemi targa RKS) por duhet pritur rregullimin e Asociacionit dhe mendoj se ky është qëllimi i këtij prolongimi.. Llogaris se do të kemi marrëveshje, jam i bindur se njerëzit do t’i thërrasin arsyes. Lufta askujt nuk i ka sjellë të mira”, ka thënë Jasniq.

Një helikopter i KFOR-it është duke vëzhguar herë pas here situatën nga lartësia, ndërsa situatë e ngjashme po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

Published

on

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim, sepse sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Spiropali vizitë zyrtare në Hagë

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Gjatë ditës së sotme, ajo do të vizitojë Ish-presidentin Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane./TCh/EO

Continue Reading

Lajmet

Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi

Published

on

Izraeli ka konfirmuar identitetin e tre pengjeve të vdekur, trupat e të cilëve i mori nga Hamasi nëpërmjet Kryqit të Kuq në Gaza të dielën.

Testet mjeko-ligjore treguan se mbetjet ishin ato të ushtarëve izraelitë Kolonel Asaf Hamami, 40 vjeç, Kapiten Omer Neutra, 21 vjeç, dhe Rreshterit të Shtabit Oz Daniel, 19 vjeç, tha zyra e kryeministrit.

Konfirmimi do të thotë se tetë pengje të vdekur izraelitë dhe të huaj janë ende në Gaza.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të me Izraelin, e cila filloi më shumë se tre javë më parë, Hamasi pranoi të kthejë të 20 pengjet e gjallë dhe 28 pengjet e vdekur që mbante./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Hendboll: Kosova në raundin e dytë të kualifikimeve për Botërorin 2027

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Në ndeshjen e kthimit të luajtur të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, “Dardanët” fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 35:30, në një atmosferë të zjarrtë para një numri të madh shikuesish.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës ndaj britanikëve, pasi të mërkurën në ndeshjen e parë në Angli kishin triumfuar 32:26. Me rezultatin e përgjithshëm 67:56, Kosova siguroi kalimin në fazën e dytë të kualifikimeve, diçka që ndodh për herë të parë në historinë e saj.

Pas një pjese të parë të dominuar nga kosovarët (17:13), pjesa e dytë nisi vështirë, me Britaninë e Madhe që mori epërsinë për disa minuta. Megjithatë, djemtë e përzgjedhur treguan karakter, rikthyen kontrollin dhe e mbyllën takimin me pesë gola epërsi.

Më i miri për Kosovën ishte Drenit Tahirukaj me shtatë gola, ndërsa Drilon Tahirukaj, Leonard Gegaj dhe Egzon Gjuka shënuan nga gjashtë herë secili.

Kjo ishte gjithashtu ndeshja e parë nën drejtimin e selektorit të ri, Jesper Ostlund, i cili debutoi me dy fitore në po aq ndeshje. Ai, bashkë me asistentin Jasmin Zhuta, do të ketë më shumë kohë për përgatitjet para fazës së dytë që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm, ndërsa priten edhe disa ndeshje miqësore në janar./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara