Lajmet

​Situata me grip sezonal, Hashani: Gjendjes aktuale po i kontribuon Covid-i dhe gripi i derrave

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, rreth 300 pacientë brenda natës po marrin shërbime shëndetësore.

Published

on

Shumë mjekë e infermierë janë detyruar që të kthehen nga pushimet e tyre për shkak të fluksit të madh të pacientëve me grip sezonal. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, rreth 300 pacientë brenda natës po marrin shërbime shëndetësore. Ndërkaq, gjendja me barna esenciale, nuk është e mirë, ngase të njëjtit po detyrohen që shumicën prej tyre t’i blejnë vetë.

Kështu bën të ditur kryeshefi i Departamentit të Mjekësisë, Valdet Hashani, derisa u bënë thirrje pacientëve që janë të prekur nga simptomat e gripit të mos përdorin antibiotikë pa përshkrimin e mjekut. Ai potencon se fëmijët janë më të prekurit nga kjo virozë, derisa përmend edhe të moshuarit e ata me probleme kronike.

Hashani thekson se gjendjes aktuale po i “kontribuojnë” edhe rastet pozitive me Covid-19 dhe ato me grip të derrave.

“Prej kohës së festave të fundvitit e deri më sot, fluksi i pacientëve ka filluar të rritet. Kjo nuk nënkupton që ka qenë edhe numër për shkak të ardhjeve të shumta që kanë qenë. Sigurisht ndërlidhet edhe me gripin sezonal që këtyre ditëve e ka rritur fluksin e pacientëve…Pacientët vijnë me simptoma që janë të rëndomta për gripin, këtu ndërlidh edhe faktorin që disa prej punëtorëve e kanë bërë testin dhe kanë rezultuar pozitiv në SArsCov2, pra edhe Covid-in e kemi prezent. Në disa raste kemi njoftime edhe prej QKUK-së, prej Klinikës së Infektives kanë raportuar se ka edhe të infektuar edhe me AH1N1 (gripin e derrit). I kemi të involvuara disa lloje ose tipe të viruseve këtyre ditëve…Të gjitha moshat janë të prekura, por më tepër rritje kemi tek fëmijët dhe tek të moshuarit, shto numrin e atyre pacientëve që kanë probleme kronike për shkak të imunitetit të tyre të dobësuar, kemi simptomatologjinë pak më të rënduar”, thotë Hashani.

Kryeshefi Valdet Hashani bën apel që pacientët mos të përdorin antibiotikë për trajtim të gripit, vetëm në raste se u përshkruhen nga mjeku, e që në vend të kësaj bën thirrje që të marrin sa më shumë lëngje dhe të pushojnë. Hashani thekson se po përballen edhe me numrin e kufizuar të stafit shëndetësor, për t’iu përgjigjur kërkesave të pacientëve për ndihmë mjekësore. Ai shton se janë detyruar që të thirrin mjekë dhe infermierë që kanë shkuar për pushime edhe jashtë vendit për shkak të gjendjes aktuale me grip.

“Apelojmë që pacientët në asnjë mënyrë, në këtë simptomatologji të mos përdorin antibiotikë, meqë kjo rezulton se është virozë. Është infeksion ngjitës ose infektive virale. Por, të qëndrojnë në shtëpi, të marrin sasi të mëdha të lëngjeve, antipiretik kundër temperaturës, kundër dhimbjes. Në qoftë se këto nuk pushojnë brenda 3-4 ditësh, të lajmërohen tek mjeku dhe pas ekzaminimeve ose nëse ka nevojë edhe analizave laboratorike, meqë shumica e qendrave tona i posedojnë laboratorët dhe kanë shërbime të shumta. Kohët e fundit këto edhe janë rritur, por fatkeqësisht sepse kemi në numër të vogël, të kufizuar të punëtorëve shëndetësor. Jemi detyruar që kohën e fundit edhe t’i tërheqim nga pushimet mjekët dhe infermierët…Shumica prej kolegëve tanë kanë qenë jashtë vendit, meqë është liberalizuar dhe kanë dalë, janë detyruar që të vijojnë për shkak të fluksit të madh që është rritur”, thekson Hashani.

Ndër të tjera, Hashani u bën thirrje pacientëve që mos t’u drejtohen vetëm QKMF-së për të marrë shërbime, por të shkojnë tek QMF-të e tyre më të afërta, në mënyrë që mos të rritet fluksi. Ai tregon se muajve të kaluar, afro 8 mijë pacientë janë trajtuar në QKMF, derisa shton se gjatë këtij muaji ky numër është dyfishuar duke arritur në rreth 15 mijë.

Hashani potencon se vetëm gjatë një ndërrimi të natës, nga 3 mjekë po marrin shërbime shëndetësore afro 300 pacientë. Këtë, ai e quan ngarkesë, derisa shton se mungojnë edhe barnat esenciale për trajtim. Ai thekson se shumica e terapisë duhet të blihet nga vetë pacientët, meqë gjatë vitit të kaluar sipas tij furnizimi nuk ka qenë edhe aq i mirë.

“Gjatë ndërrimeve të natës gjithashtu është rritur numri. Normalisht kemi pasur në këto tri qe4ndra që kemi shërbime 24 orëshe, me shërbimin nga ora 7 e mbrëmjes deri në 7 mëngjes, normalisht i kemi pasur 50-60 pacientë. Tani është rritur numri 200 e më shumë, kemi edhe 300 pacientë brenda një nate në 3 mjekë i kemi pasur. Kjo është tej ngarkesë, shti këtu edhe faktin që shumica e terapisë duhet të blihet, meqë nuk i posedojmë ne, shkruhen ato shkojnë i blejnë ose marrin infuzione…Vitin e kaluar, nuk ka qenë furnizimi aq i mirë. Shumicën e barnave që i kemi blerë, jemi detyruar. I kemi disa barna esenciale pa të cilat institucionet shëndetësore nuk mund të funksionojnë”, potencon Hashani.

Përveç tjerash, Hashani vuri në theks rëndësinë e marrjes së vaksinës nga qytetarët, në mënyrë që të mbrohen nga simptomat e gripeve. Ai bën të ditur se janë dhënë mbi 10 mijë vaksina deri më tani, derisa shton se vaksinimi vazhdon gjatë tërë vitit. 

Vendi

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Magazinë

Lewis Hamilton viziton kufirin e Egjiptit me Gazën për të parë nga afër dërgimin e ndihmave

Published

on

By

Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Lewis Hamilton, ka vizituar qytetin verior të Egjiptit, El Arish, i cili kufizohet me Gazën, për të parë nga afër përpjekjet që po bëhen për grumbullimin e ndihmave humanitare të destinuara për Rripin e Gazës.

Guvernatori i Sinait Verior, Khaled Megawer, priti pilotin britanik dhe i prezantoi atij magazinat e ndihmave të Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane. Në pamjet e publikuara nga zyra e guvernatorit, Hamilton shihet duke u përshëndetur me punonjësit e ndihmave dhe duke u interesuar për frekuencën e hyrjes së ndihmave në Gazë përmes pikës kufitare të Rafahut.

Vizita e pilotit 41-vjeçar vjen në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për pasojat shkatërruese që shkaktojnë vonesat e përsëritura në dërgimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për palestinezët. Hamilton njihet gjerësisht për angazhimin e tij në kauza humanitare dhe bamirëse, përfshirë themelimin e fondacionit “Mission 44” dhe donacionet e shumta financiare për ndihmë komuniteteve në nevojë. /Al Jaazera/

Continue Reading

Live

Republikanët bllokojnë procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Published

on

By

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë bllokuar përpjekjen për të nisur procedurën e shkarkimit ndaj Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Përmes një votimi të zhvilluar në Dhomën e Përfaqësuesve, rezoluta për shkarkimin e Hegsethit u dërgua për shqyrtim në komisionet përkatëse, duke u hequr nga rendi i ditës për votim në seancë plenare. Ky vendim e bën pothuajse të pamundur që nisma të arrijë votimin përfundimtar deri më 3 janar 2027, kur përfundon legjislatura aktuale e Kongresit amerikan.

Nisma për shkarkimin e Hegsethit u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, një kritik i njohur i presidentit Donald Trump. Bllokimi i kësaj nisme po cilësohet si një shfaqje uniteti brenda radhëve të republikanëve në Kongres, pavarësisht sfidave dhe mosmarrëveshjeve të fundit politike. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Shtëpia e Bardhë nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të ri të SHBA-së në Kosovë

Published

on

By

Shtëpia e Bardhë ka nominuar zyrtarisht Mikhail Bogachekun për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Emri i Bogachekut i është dërguar Senatit amerikan për procedurën e nevojshme të konfirmimit. Me origjinë nga Florida, ai gëzon një përvojë mbi 25-vjeçare në menaxhim dhe drejtim institucional, veçanërisht në sektorët e shëndetësisë dhe teknologjisë, si dhe ka shërbyer më parë si drejtor ekzekutiv në Organizatën e Shteteve Amerikane.

Nëse konfirmohet nga Senati, Bogachek do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Prishtinë. Ambasadori i fundit i emëruar i SHBA-së në Kosovë ishte Jeffrey Hovenier, i cili përmbylli mandatin e tij trevjeçar në fund të dhjetorit të vitit 2024, ndërsa që nga ajo kohë misioni është udhëhequr nga e Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara