Lajmet

SIPRI: Bota çarmatoset, Europa armatoset

Rusia dhe Kina kanë shitur dukshëm më pak armë.

Published

on

Sipas Institutit për Studimet e Paqes në Stokholm, SIPRI, eksportet e armëve në Europë, janë rritur dukshëm qysh para shpërthimit të luftës në Ukrainë. Fqinjët e Rusisë ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar.

Shifrat e eksporteve mbarë botërore të bizneseve me armë në sfondin e një luftë të re në Europë kanë një rëndësi të veçantë. Statistika e Insitutit për Studime te Paqes në Stokholm, SIPRI, vëren rritje që në periudhën 2017 deri në 2021 dhe krahasuar me 2012 deri në 2016. Shifrat ende nuk pasqyrojnë stadin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por janë hulumtuar përpara luftës. Megjithatë këto shifra flasin ndërkohë për tensione jashtëzakonisht në rritje në Europë.

Ndërkohë që tregtia me armë në nivel botëror ka rënë me 4,6 përqind, shtetet europiane kanë blerë 19 përqind më shumë armatime. Europa shënon krahasuar me të gjitha rajonet rritjen më të madhe. Pieter Wezeman, një ndër autorët e studimit të SIPRI-t, e quan këtë një “armatim që ngjall shqetësim”.

Sipas Ian Anthony, drejtues i seksionit për sigurinë europiane në institutin SIPRI dhe ekspert për Rusinë, në shifrat e fundit janë përfshirë edhe reagimet e NATO-s” ndaj aneksimit rus të Krimesë më 2014 dhe agresioni në Donbas”. Asokohe, më 2014, NATO vendosi që “ta ndryshojë tendencën e shpenzimeve për mbrojtjen”, tha Anthony për Deutschen Welle-n.

Rusia dhe Kina kanë shitur dukshëm më pak armë

Në kontekstin e luftës është interesant fakti që vërehen disa zhvendosje të mëdha në eksporte të caktuara armatimesh. Pikërisht shitjet e armëve të Rusisë, numri dy në botë pas SHBA-së, kanë rënë me 26 përqind. Por kjo ka të bëjë me uljen e porosive vetëm nga dy vende India dhe Vietnami, ndërkohë që vitin e ardhëm India pritet të blejë nga Rusia sërish armë në mënyrë voluminoze. Rënia e blerjeve kineze ka qenë edhe më e lartë me 31 përqind.

Gjermania, eksportuesja e pestë në botë ka një minus 19 përqind. Ndërsa eksportet e armëve të SHBA-së kundrejt periudhës së hulumtuar në studim janë rritur me 14 përqind, të Francës me madje me 59 përqind, e cila zë vendin e tretë në botë.

Continue Reading

Lajmet

UBT nënshkruan një marrëveshje të rëndësishme me Nova University

Published

on

Edhe një lajm i shkëlqyer nga Lisbona. UBT ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme me Nova University, respektivisht kampusin më të madh të teknologjisë në Portugali!

Marrëveshja u nënshkrua në hapësirat e UNINOVA e para në renditjen e menaxhimit të fondeve për projektet H2025 të Kërkimit dhe Zhvillimit.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i NOVA School of Science and Technology, Prof. Dr. Jose Julio Alferes dhe në prani të Drejtorit të Depertamentit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Ricardo Jardim-Gonçalves, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit që përqendrohet në fusha të rëndësishme si kërkimi shkencor, zhvillimi teknik, trajnimi i avancuar dhe partneritetit për qasje në fondet e BE-së për arsimin e lartë, me theks projektet Smart4Health dhe Digital Health.

Kjo marrëveshje bashkepunimi do të hapë mundësi të reja për studentët tanë dhe do të forcojë edhe më tutje lidhjet tona ndërkombëtare.

Jemi të emocionuar për këtë hap përpara në rrugën drejt ekselencës dhe inovacionit. Rektori Hajrizi uron të gjithë stafin akademik dhe studentët e UBT për këtë arritje.

Continue Reading

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Të kërkuara