Lajmet

Sindikatat ankohen për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri, paralajmërojnë protesta

Kjo ka ngjallur pakënaqësi dhe nuk e përjashtojnë mundësinë për protesta.

Published

on

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik dje i morën pagat e para me ligjin e ri për paga, por me pagën e muajit shkurt, atyre nuk iu llogariten edhe shtesat.

Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave kanë deklaruar se shtesat e muajit shkurt do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit mars.

Përveç kësaj, dje zyrtarët policorë me pagat e muajit shkurt nuk i kanë morën edhe shtesat për rrezikshmërinë. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te ta dhe nuk përjashtojnë mundësinë për protesta.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri thekon se me ekzekutimin e pagave me ligjin e ri, nuk është përfshirë rrezikshmëria, derisa shtoi se tek një pjesë e punonjësve nuk ka pas as rritje të pagës.

Lidhur me pakënaqësitë e tyre, Zeqiri tha se me datën 3 shkurt kanë dërguar edhe ankesën tek Avokati i Popullit për dërgimin e Ligjit të pagave në Kushtetuese.

“Në pagë nuk është përfshirë shtesa e rrezikshmërisë, që këtu është pakënaqësia më e madhe. Që nga ekzekutimi i pagave kam pas shumë kontakte nga kolegët të cilët vazhdimisht janë duke i shprehur pakënaqësitë e tyre. Kjo për ne është e papranueshme. Vetëm nga mediat kam marrë informacion që është formuar një grup punues për punën e rrezikshmërisë së policëve nga ana e qeverisë, nuk e di kush është në atë grup. Ne si sindikatë nuk jemi të përfshirë dhe as menaxhmenti i policisë dhe nuk di si do të dalë, nuk e dimë me çfarë forme dhe në cilën mënyrë apo sa do të jenë ato shtesa të rrezikshmërisë. Aktualisht pakënaqësitë i kemi jashtëzakonisht të mëdha, kërkesat e policisë janë nga më të ndryshmet deri edhe në eskalim situate apo veprime sindikale, radikale…Tek një pjesë nuk kemi ngritje të pagave dhe te një tjetër kemi zbritje, por që nuk i kanë marrë me zbritje për shkak që Ligji e mbron që në vitin e parë edhe kur atakohet nuk ka zbritje të pagave”, thekson Zeqiri.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi tha se përveç se nuk janë të kënaqur me Ligjin e ri të pagave, sipas tij ka lëshime në ekzekutimin e pagave. Sipas tij, për të njëjtin profesion me të njëjtin vend të punës ka dallim në paga.

“Kjo dalje ka qenë katastrofike, ne e kundërshtojmë fuqishëm pasi që është pritë shumë lidhur me këtë ligj dhe është shpresuar se do të jenë paga të dinjitetshme. Por, në bazë të informatave që kam pranuar nga zyrtarët tjerë jam i shokuar, duke marrë parasysh se shumica e shërbyesve civil janë klasifikuar profesional 3 që i bie 380 euro dhe krahas kësaj edhe parimi për punë të njëjtë, pagë të njëjtë nuk është respektuar, ku kemi parasysh se nëpër komuna dhe institucione tjera vinë informata që i njëjti profesion me të njëjtin vend punës po dallojnë. Kjo është fatkeqësi, dëshiroj të besoj se ky është ndonjë lëshim teknik i Ministrisë së Financave, pasi që këto paga sidomos të tilla janë të papranueshme, jo vetëm për ne si sindikata por për të gjithë shërbyesit civil…Bëjë thirrje qeverisë që me urgjencë t’i kontaktojë të gjitha organizatat punëdhënëse, komunat dhe ministritë dhe të kërkojë që të identifikohen gjitha këto lëshime, pasi kjo rrogë është e papranueshme për shërbimin civil”, thotë Gashi.

Edhe kryetari i Sindikatës së Zjarrëfikësve, Muharrem Beka shprehet i zhgënjyer për mos përfshirjen e rrezikshmërisë në ekzekutimin e pagave. Ai po ashtu tha se ka informacione se ka lëshime në paga, derisa shton se ka zjarrfikës që ka marrë pagë më shumë se udhëheqësi i ndërrimit.

Sipas tij, ka pasur raste kur nuk ka pasur rritje fare të pagave, apo një një zjarrëfikës është paguar më shumë se një udhëheqës. Ai konsideron që qeveria urgjentisht duhet të marrë masa lidhur me këtë.

“Dje kam pas vërejtje prej shumë Njësive se rritje të pagave nuk ka pasur. Rrezikshmëria prej 107 euro dhe të hyrat të shërbyesve civilë mungojnë, pra është një rritje minimale, por varët edhe nga njësitë e ndryshme, disa ka laramani edhe brenda që shpresoj të jetë gabim në sistem. Ka zjarrfikës që ka marrë pagë më shumë se udhëheqësi i ndërrimit, pra kemi pas problem, sepse nuk e kemi pas të rregulluar strukturën organizative, nuk kemi pas edhe pozitat e rregulluara”, deklaroi Beka.

Ndërsa zyrtarë të Institucionit të Avokatit të Popullit kanë bërë të ditur se janë duke i trajtuar 40 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik.

“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 40 ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik. Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata sindikale e shërbimit sprovues të Kosovës, Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës Ekspertët në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, etj. Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga Instituti i Avokatit të Popullit”, kështu thuhet në një përgjigje me shkrim nga zëdhënësi Petrit Çollaku.

Ligji për Paga ka hyrë në fuqi më 5 shkurt dhe është përcaktuar koeficienti në vlerë prej 105 eurosh për vitin 2023.

Lajmet

REL: Keqardhje që Serbia s’ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për sulmin në Banjskë

Published

on

Në përvjetorin e tretë të sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm ndaj të dyshuarve që gjenden në territorin e saj.

“BE-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë dhe shpreh keqardhje që, deri më tani, Serbia nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe ndjekur penalisht ata, me akuza përkatëse, të personave që gjenden në Serbi”, tha një zëdhënës i BE-së.

Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë këmbimit të zjarrit, tre sulmues serbë u vranë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq ka adresë të regjistruar në Serbi, teksa Kosova vazhdimisht kërkon që ai të ekstradohet në mënyrë që të përballet me drejtësinë.

“Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të krijuar për ndihmë të ndërsjellë juridike. Kjo çështje ka mbetur pezull për një kohë të gjatë dhe Serbia duhet ta trajtojë atë sa më shpejt”, tha zëdhënësi i BE-së.

Në deklaratën e BE-së tha se çështjen e Banjskës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, e ka ngritur gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit në Nju Jork.

Po në Nju Jork, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ngriti çështjen e sulmit në Banjskë gjatë takimit me Kallasin.

Kuri tha se Radoiçiq dhe persona të tjerë që morën pjesë në sulm po “mbrohen nga presidenti i Serbisë”, duke shtuar se ka kërkuar përkrahjen e BE-së që t’i bëjë trysni Serbisë për këtë çështje.

Përveç BE-së, edhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht që të përfshirët në sulm të përballen me drejtësinë.

Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, përfshirë Radoiçiqit, për sulmin në Banjskë. Gjykimi është mbajtur vetëm ndaj tre personave, të cilët janë dënuar nga shkalla e parë e gjyqësorit: një me 30 vjet burgim dhe dy persona me burgim të përjetshëm.

Continue Reading

Lajmet

Nora Gjakova diplomon në UBT, xhudistja përmbyll me sukses studimet në Shkencat e Sportit

Published

on

Xhudistja kosovare dhe kampionia olimpike, Nora Gjakova, ka diplomuar në UBT, në Fakultetin e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, në programin “Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik”.
Gjakova, e cila ndër vite ka përfaqësuar Kosovën në garat më të rëndësishme ndërkombëtare të xhudos, ka përfunduar studimet me një temë diplome që lidhet drejtpërdrejt me sportin që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës së saj.
Tema e punimit të saj ishte “Monitorimi i shkallës së lodhjes akute dhe rikuperimit pas një ndeshjeje të simuluar të xhudos përmes metodës indirekte (two-point velocity), të bazuar në shpejtësi në teknikën Bench Press”.
Punimi është realizuar nën mentorimin e Asoc. Prof. Dr. Milaim Berishës.
Me këtë arritje akademike, Nora Gjakova i shton një tjetër sukses rrugëtimit të saj, kësaj radhe në fushën e arsimit dhe shkencës sportive.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një zyrtar që dyshohet se mori ryshfet nga pronarë biznesesh

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, në periudha dhe lokacione të ndryshme në zonën e Rahovecit, dyshohet se kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet nga pronarë të bizneseve, në këmbim të moskryerjes së kontrolleve apo mosndëshkimit për shkeljet e ligjit.

Gjatë hetimeve, të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë siguruar dëshmi se i dyshuari dyshohet se kishte pranuar në disa raste shuma prej 300 deri në 500 euro nga pronarë të ndryshëm biznesesh.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, më 24 shtator janë kontrolluar ambienti i punës dhe veturat që i dyshuari kishte në shfrytëzim. Gjatë kontrollit është sekuestruar edhe një telefon celular.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni del nga GJKKO, iu komunikua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”

Published

on

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni sapo ka dalë nga GJKKO pas më shumë se 2 orësh.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Hysenit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ajo u pyet nga gazetarët në lidhje me përgjimet e SPAK, por ka refuzuar të flasë.

Ndryshe, para se të hynte në gjykatë gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni është shprehur shkurtimisht ndaj pyetjes së gazetarëve nëse Agasit i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara, duke u shprehur: “Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”. /Tch/

Continue Reading

Të kërkuara