Rajoni

Sinani: Arifi dhe Salihu po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar

Kështu ka shkruar ajo në Facebook.

Published

on

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin aktual që e rrëzoi nga qeverisja lokale, Shqiprim Arifin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihun, se po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar.

Kjo pasi sipas saj, pasi dështuan vet në zgjedhje parlamentare, Arifi Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.

“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptar. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Live

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga aksidenti në Bullgari

Published

on

By

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 46 të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të rënda zinxhirore të ndodhura mëngjesin e sotëm në autostradën që lidh kryeqytetin e Bullgarisë, Sofjen, me qytetin bregdetar të Burgasit.

Ministrja e Shëndetësisë, Katya Ivkova, bëri me dije se 10 persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë nuk u mbijetuan plagëve gjatë transportimit për në spital.

Përplasja e fuqishme, e cila ndodhi rreth orës 07:00, përfshiu 86 automjete dhe kamionë të rëndë në të dyja drejtimet e autostradës, duke detyruar autoritetet të bllokojnë tërësisht qarkullimin. Sipas vlerësimeve të para të policisë, shkak për tragjedinë dyshohet të jenë bërë mjegulla e dendur, lagështia në rrugë dhe shpejtësia e papërshtatshme.

Tragjedia ka tronditur udhëheqjen shtetërore në Sofje. Kryeministri Rumen Radev ndërpreu takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të inspektuar vendin e ngjarjes, ndërsa presidentja Iliana Yotova u kthye me urgjencë nga Forumi i Paqes në Paris. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Portit të Durrësit

Published

on

By

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit, ndërsa në vend të tij është emëruar zëvendësdrejtori i deritanishëm i përgjithshëm, Andrea Shllaku.

Arsyet zyrtare të largimit të Aliut nuk janë bërë ende të ditura nga institucioni, mirëpo ky vendim vjen menjëherë pas thirrjeve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për largimin e drejtorëve rajonalë nga postet e tyre drejtuese.

Aliu e kishte marrë drejtimin e Portit të Durrësit më 28 tetor të vitit të kaluar, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës deri në gusht të vitit 2025. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Zgjedhjet në Luginë: Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fiton 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar

Published

on

By

Lista numër 3 e udhëhequr nga Enkel Rexhepi ka dalë fituese në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, duke siguruar 10 nga 29 mandatet e mundshme sipas rezultateve preliminare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila njoftoi se lista e koalicionit mes Partisë për Veprim Demokratik dhe Aleancës për Luginën ka marrë gjithsej 4.769 vota në të tria komunat. Prej tyre, 3.271 vota u Grumbulluan vetëm në Preshevë, ndërsa pjesa tjetër erdhi nga Bujanoci dhe Medvegja.

Sinani falënderoi qytetarët për besimin e dhënë dhe paralajmëroi nisjen e menjëhershme të bisedimeve me listat e tjera për konstituimin e organit të ri përfaqësues.

Ajo theksoi se ekziston një përgjegjësi e përbashkët që Këshilli Kombëtar Shqiptar t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët e Luginës dhe të çojë përpara prioritetet kyçe në fushat e arsimit, teksteve shkollore, ruajtjes së kulturës dhe përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT lidh studentët me industrinë përmes përvojave praktike në fushën e patundshmërive

Published

on

By

Programi Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT vazhdon t’u ofrojë studentëve mundësi për të ndërthurur njohuritë akademike me përvojat konkrete nga industria, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës.

Në kuadër të lëndës “Ndërmarrësia në Patundshmëri”, studentët patën kënaqësinë të mirëpresin CEO-n e kompanisë “Shtepiaku”, Besnik Vrella, i cili ndau me ta përvojën e tij praktike në krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e një ndërmarrjeje.

Gjatë këtij takimi, studentët u njohën nga afër me rrugëtimin e një ideje biznesore drejt krijimit të një ndërmarrjeje, procesin e identifikimit dhe realizimit të një mundësie biznesore, si dhe faktorët që ndikojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e një biznesi në treg.

Përmes përvojës së ndarë nga Vrella, studentët patën mundësi të kuptojnë më konkretisht edhe sfidat që shoqërojnë zhvillimin e një biznesi, mënyrat e përballimit të tyre dhe mundësitë që ofron tregu i patundshmërive për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë apo të zhvillojnë iniciativa të tyre sipërmarrëse.

Aktivitete të tilla janë pjesë e qasjes së UBT-së për një mësimdhënie të orientuar drejt praktikës dhe industrisë, ku studentët nuk kufizohen vetëm në njohuritë teorike të trajtuara gjatë ligjëratave, por kanë mundësi t’i shohin ato të zbatuara në situata reale dhe përmes përvojave të profesionistëve të fushës.

Përmes ligjëratave praktike, takimeve me profesionistë, diskutimeve me përfaqësues të industrisë dhe aktiviteteve të orientuara drejt praktikës, studentët e këtij programi përfitojnë një përvojë më të plotë akademike dhe profesionale.

Continue Reading

Të kërkuara