Shëndeti

Simptoma e pazakontë mund të tregojë se na mungon vitamina D

Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit.

Published

on

Trupi ynë mbështetet në disa vitamina dhe minerale për të funksionuar sa më mirë. Vitamina D është një nga vitaminat e rëndësishme, e nevojshme për rregullimin e kalciumit dhe fosfatit. Është thelbësore sepse ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve, kockave dhe muskujve të shëndetshëm.

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në një sërë simptomash, një prej të cilave është djersitja, veçanërisht në zonën e kokës.

“Djersitja e tepërt përshkruhet si një simptomë e zakonshme dhe e hershme e mungesës së vitaminës D. Zonat më të zakonshme ku shfaqet janë koka dhe qafa”, tha dietologia Emily Rollason, transmeton Klankosova.tv.

Simptoma të tjera të zakonshme të mungesës së vitaminës D përfshijnë dobësinë e muskujve, shtimin në peshë, lodhjen, kockat dhe kyçet e dobëta. Në rrezik të mungesës së vitaminës D janë të moshuarit dhe njerëzit që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi, gratë shtatzëna ose në gji, si dhe personat që mbulojnë lëkurën dhe ata që ushqehen keq.

Si të parandaloni mungesën e vitaminës D?

Parandalimi më i mirë është ekspozimi në dritën e ditës për pesë deri në 30 minuta nga ora 10 e mëngjesit deri në 15 pasdite, dy herë në javë. Të ulesh pranë një dritareje me diell ose në një makinë nuk llogaritet sepse xhami do të bllokojë rrezet UVB, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Një mënyrë tjetër për të futur vitaminën D në trup është përmes ushqimit. Ushqimet që mund të rrisin ndjeshëm nivelin e vitaminës D në trup janë salmoni, qumështi, lëngu i portokallit, e verdha e vezës, kërpudhat, mishi i kuq dhe drithërat dhe tërshëra.

Nëse dyshoni për mungesë të vitaminës D, bisedoni me mjekun tuaj për marrjen e suplementeve të vitaminës D./Klankosova.tv/

Shëndeti

Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm

Published

on

Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme. Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.

Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë, djersitja ka rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë. Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.

Kontraktimet e muskujve, përtharja e skuqja e lëkurës janë sinjale që tregojnë se duhet të futeni në ambient të kondicionuar. Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit  dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.

Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë?

Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupitm, kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapni rubinetin e vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm. Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.

Një mënyrë e tillë ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve e krahëve, gjaku qarkullon në trup duke e mbajtur të freskët për një orë. Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës. Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.

Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta. Kësisoj do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën.

Continue Reading

Shëndeti

Këto suplemente ngadalësojnë plakjen

Published

on

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve, “kapakët” mbrojtës në fund të kromozomeve – dhe në këtë mënyrë të ngadalësojnë procesin biologjik të plakjes.

Telomerët shkurtohen natyrshëm me kalimin e moshës, çka shoqërohet me rritjen e rrezikut për sëmundje të lidhura me moshën dhe vdekshmëri të parakohshme. Vitamina D ndihmon në ngadalësimin e këtij shkurtimi, veçanërisht te leukocitet (qelizat e bardha të gjakut).

Çfarë tregoi studimi?

Studimi përfshiu të rritur amerikanë mbi 50 vjeç. Pjesëmarrësit morën suplemente me vitaminë D3, acide yndyrore omega-3, të dyja, ose placebo, për një periudhë prej pesë vitesh. Rezultatet treguan se:

– Grupi që mori vitaminë D pati shkurtim minimal të telomerëve pas 2 dhe 4 vitesh.

– Grupi placebo pësoi shkurtim të konsiderueshëm të telomerëve.

– Omega-3 nuk pati efekt të dukshëm në telomerë.

– Efekti pozitiv i vitaminës D ishte më i dukshëm te pjesëmarrësit që nuk merrnin ilaçe për kolesterol dhe tek ata që nuk ishin obezë.

Çfarë nënkuptojnë këto rezultate?

Ruajtja e gjatësisë së telomerëve përkthehet në ngadalësim të procesit të plakjes biologjike me rreth 3 vjet, kjo përforcon rolin e vitaminës D jo vetëm në shëndetin e kockave dhe imunitet, por edhe në parandalimin e plakjes qelizore.

Kufizime të studimit

– Studimi ishte analizë sekondare dhe nuk ishte projektuar për të matur efektet mbi telomerët.

– Mostra ishte me pjesëmarrës të bardhë mbi moshën 50 vjeç.

– 37% e të dhënave mungonin pas 4 vitesh.

– Efekti u vëzhgua vetëm në qelizat e bardha të gjakut dhe nuk u analizuan pasojat e drejtpërdrejta klinike.

Dr. David Cutler paralajmëron se benefitet e mundshme të vitaminës D duhen peshuar kundrejt rreziqeve të saj. Marrja e tepërt çon në dëmtime të veshkave dhe toksicitet, për shkak se është një vitaminë që grumbullohet në trup.

Ky studim shton prova në favor të rolit mbrojtës të vitaminës D kundër plakjes. Megjithatë, para se të përfshihet në udhëzimet zyrtare, nevojiten më shumë studime me popullata më të gjera dhe të larmishme. Para fillimit të çdo suplementi, konsultohuni me mjekun, sidomos nëse keni sëmundje kronike.

Continue Reading

Shëndeti

Zakonet e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Published

on

Nëse po përpiqeni të humbni peshë, ajo që hani dhe sa lëvizni gjatë ditës luajnë rol kyç. Disa zakone mund ta përshpejtojnë procesin e humbjes së peshës dhe të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Duke zbatuar disa rutina të thjeshta çdo mëngjes, mund të bëni një hap të madh drejt qëllimit tuaj.

Konsumi i moderuar i kafesë në mëngjes ka efekt pozitiv në trup. Kafeina stimulon trupin të djegë më shumë kalori, gjë që ndihmon në uljen e peshës trupore. Përveç kësaj, kafeja mund të rrisë energjinë dhe motivimin për aktivitet fizik gjatë gjithë ditës.

Mëngjesi duhet të jetë i pasur me proteina, pasi vakte të tilla ofrojnë ndjesi ngopjeje më të gjatë. Proteinat treten ngadalë, që do të thotë se nuk do të keni uri aq shpejt, ndihmojnë në kontrollin më të mirë të oreksit e stabilizimin e sheqerit në gjak.

Në vend të pastave ose ëmbëlsirave klasike, zgjidhni vezë, kos, gjizë ose burime proteinash me bazë bimore.

Një shëtitje e shkurtër, qoftë dhjetë minuta, mund të ketë efekt pozitiv në metabolizëm dhe rregullimin e peshës. Ekspozimi ndaj dritës natyrale herët ndihmon në krijimin e një ritmi të shëndetshëm gjumë-zgjim, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.

Ushtrimet pas zgjimit mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e ju ndihmojnë të kontrolloni më lehtë marrjen e ushqimit. Ushtrimet jo vetëm që përshpejtojnë metabolizmin tuaj, por edhe ju përgatitin mendërisht për pjesën tjetër të ditës, duke rritur fokusin dhe produktivitetin.

Duke zbatuar këto zakone efektive në mëngjes, mund të përmirësoni ndjeshëm shanset tuaja për humbje të suksesshme në peshë.

Continue Reading

Shëndeti

Këto janë ushqimet më të mira për shëndetin e kockave

Published

on

Të kesh kocka të forta është çelësi për një jetë plot energji dhe aktivitet. Për këtë arsye, më poshtë kemi listuar pesë ushqime që na ndihmojnë të qëndrojmë të fortë dhe të shëndetshëm.

Produktet e qumështit

Qumështi, kosi dhe djathi janë ushqime të pasura me kalcium, i cili është materiali kryesor ndërtues i kockave tona. Përveç kalciumit, produktet e qumështit përmbajnë edhe vitaminë D, e cila ndihmon në absorbimin e kalciumit.

Spinaqi

I pasur me vitaminë K, është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Ndihmon në forcimin e kockave e parandalimin e humbjes. Ai përmban magnez dhe kalcium, të cilat kombinohen për të mbështetur strukturën e kockave.

Bajame

Janë të pasura me kalcium dhe vitaminë E, e cila ndihmon në forcimin e shëndetit të kockave.

Vezët

Nuk janë vetëm për mëngjes, janë burim i shkëlqyer i vitaminës D dhe K. Vitamina D, është thelbësore për përthithjen e kalciumit, vitamina K ndihmon në forcimin e kockave dhe parandalimin e osteoporozës. Një vezë në ditë siguron këto lëndë ushqyese thelbësore, veçanërisht nëse gatuhet me të verdhat e saj.

Continue Reading

Të kërkuara