Kulturë

Simon Cowell u shfaq për herë të parë në rrjete sociale pas aksidentit me biçikletë

Published

on

Simon Cowell u pa për herë të parë pasi e theu shpinën në tri vende, pas një aksidenti me biçikletë elektrike.

Javën e kaluar ai e festoi ditëlindjen e 61-të dhe e dashura e tij, Terri Seymor ia organizoi një aheng të dielen.

Simon u dërgua në spital në fillim të gushtit kur ai u rrëzua nga biçikleta elektrike, teksa po e testonte biçikletën në shtëpinë e tij në Malibu.

Qysh kur e theu shpinën, Simonit iu desh të tërhiqet nga shfaqjet e tij televizive, Britain’s Got Talent dhe America’s Got Talent, meqë i duhet kohë për tu shëruar. Ai shpresonte se do të shërohej dhe do ta xhironte edicionin special të BGT, por së fundi u bë e ditur se u detyrua të tërhiqet.

Burimet bëjnë të ditur se ai e ka të pamundur të udhëtojë nga Los Angeles në Britani të Madhe për ta xhiruar edicionin special, pasi e theu shpinën në një aksident me biçikletë./UBTNews

Lajmet

Bogujevci viziton përgatitjet për festivalin “Akordet e Kosovës”

Published

on

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka vizituar sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku po zhvillohen përgatitjet për edicionin e katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, që organizohet nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Gjatë vizitës, ajo ka parë nga afër skenografinë e realizuar nga Vesë Kraja dhe punën e ekipit organizues, vetëm dy ditë para nisjes së festivalit.

“Me një pjesë të ekipit të festivalit ‘Akordet e Kosovës’, duke parë nga afër përgatitjet dhe punën e mrekullueshme që po bëhet për festivalin, i cili nis këtë të premte në sallën ‘1 Tetori’”, ka shkruar Bogujevci në Facebook.

Ajo është pritur nga drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu, drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u.d. kryeredaktorja e RTK-së, Venera Xhoxhaj, si dhe punonjës të tjerë të transmetuesit publik.

Festivali i këtij viti do të zgjasë tri net, duke sjellë interpretime muzikore dhe artistë mysafirë. Një hapësirë e veçantë do t’u kushtohet edhe talenteve të reja përmes Festivalit të Fëmijëve, që do të mbahet më 1 nëntor.

Rikthimi i emrit historik “Akordet e Kosovës” synon të nderojë artistët që ndër dekada kanë kontribuar në zhvillimin e muzikës shqipe.

Organizatorët kanë paralajmëruar tri mbrëmje muzikore në Prishtinë, me synimin që festivali të sjellë para publikut artistë të njohur dhe zëra të rinj.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

IKTK raporton rritje të të ardhurave dhe investimeve në trashëgiminë kulturore

Published

on

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ka publikuar të dhënat për nëntëmujorët e parë të viteve 2024, 2025 dhe 2026, duke evidentuar rritje të të ardhurave, investimeve dhe projekteve të konservimit e kërkimit arkeologjik.

Sipas të dhënave të institutit, të ardhurat janë rritur me 93 për qind krahasuar me vitin 2025, ndërsa investimet në pasurinë kulturore kanë shënuar rritje prej 400 për qind.

Edhe projektet e konservimit, restaurimit dhe kërkimit arkeologjik kanë shënuar rritje të ndjeshme. Numri i tyre është rritur me 282 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe me 133 për qind në raport me vitin 2025.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Shkodrën, Lezhën, Lushnjën, Fierin, Korçën, Ersekën, Pogradecin, Divjakën dhe Sarandën.

Të dhënat tregojnë gjithashtu rritje prej 279 për qind të monitorimeve arkeologjike krahasuar me vitin 2025.

Në kuadër të forcimit të kuadrit rregullator, numri i akteve nënligjore të miratuara ka arritur në tetë gjatë vitit 2026. Ndërkohë, aktmarrëveshjet për monitorimin arkeologjik janë rritur me 32 për qind krahasuar me vitin 2025 dhe me 164 për qind në raport me vitin 2024.

Sipas IKTK-së, këto të dhëna pasqyrojnë zgjerimin e veprimtarisë në fushën e mbrojtjes, konservimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore./atsh/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rikthehet tradita: Festivali i Këngës në RTK sivjet vjen si “Akordet e Kosovës”

Published

on

By

Nis numërimi mbrapsht për ngjarjen e madhe të muzikës në vend. Edicioni i katërt i Festivalit të Këngës në RTK këtë vit do të mbahet më 30, 31 tetor dhe 1 nëntor, duke u rikthyer me emërtimin historik “Akordet e Kosovës” në nderim të trashëgimisë kulturore dhe kontributit të dekadave.

Lajmi është bërë i ditur gjatë një konferencë për media nga drejtori artistik Florent Boshnjaku, drejtoresha Arta Avdiu dhe prezantuesit e festivalit.

Risitë dhe pikat kryesore të këtij edicioni përfshijnë:

Për herë të parë, festivali do të ketë tre net: dy net të dedikuara për muzikën moderne për të rritur dhe një mbrëmje të veçantë për fëmijët, të shoqëruar live nga Orkestra e RTK-së.

Nën skenografinë e punuar nga Vesë Kraja, në skenë do të rikthehen këngë e emra ikonë si Deniza Begolli–Gjini me këngën “Dëshirat”, si dhe grupi “Telex” i cili vjen enkas nga Gjermania.

Mbrëmjet e të rriturve do të moderrohen nga gazetari i RTK-së Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi.

Sipas drejtuesve, festivali do të sjellë një gërshetim mes të kaluarës dhe të ardhmes, ndërsa spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin publik duke filluar nga e premta.

Continue Reading

Lajmet

Zake Prelvukaj hap sonte ekspozitën personale me 26 vepra artistike

Published

on

Artistja e njohur kosovare Zake Prelvukaj hap sonte ekspozitën e saj personale në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Ekspozita përfshin 14 piktura dhe 12 vizatime të realizuara gjatë periudhës së fundit të krijimtarisë së artistes. Ajo është kuruar nga Arta Agani, ndërsa tekstin e ekspozitës e ka shkruar Eqrem Basha.

Ekspozita do të hapet në orën 18:00 dhe do të shoqërohet me citate që ndërlidhen me konceptin e pikturave, me fokus në thënien: “E djeshmja më tregoi të ardhmen për ta jetuar të sotmen”.

Zake Prelvukaj është një nga artistet më të njohura në Kosovë dhe më gjerë, ndërsa aktualisht është akademike në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara