Lajmet

Siguria në trafik, policia pritet t’i ashpërsojë masat

Published

on

Policia e Kosovës pritet të ashpërsojë masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik, pas humbjes së jetës së tre të rinjve në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e organizimit të grave ilegale të shpejtësisë. Për këtë rast, policia ka iniciuar masa disiplinore ndaj zyrtarëve policorë neglizhentë, derisa ka lëvizur nga pozitat komandantin e njësisë së trafikut në Prizren dhe përgjegjësin policor për sigurinë e trafikut në autostrada.

Kjo u bë e ditur të mërkurën në konferencën e përbashkët për medie të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të policisë, Gazmend Hoxha.

Ministri Sveçla tha se policia dy herë ia kishte parandaluar organizimin e garave ilegale të shpejtësisë, derisa personat që kanë shkaktuar aksidentin kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme nga policia.

Ai bëri të ditur se vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetë 104 qytetarë në aksidente në komunikacion.

“Duke marrë shkas nga numri i madh i asindeteve dhe jetëve të humbura në komunikacion konsiderojmë ashpërsim të veprimeve tona dhe realizim të tyre pa asnjë kompromis. Këtë vit kemi humbur 104 qytetarë në aksidente komunikacioni duke përfshirë edhe këmbësor. Si shoqëri nuk kemi asnjë qytetarë për të humbur veçanërisht për shkak të pakujdesshmërisë së dikujt apo mosrealizimit të detyrave të zyrtarëve tanë…Ditëve në vijim do të aktivizojmë të gjitha mekanizmat ndërinstitucional për veprim në reagim dhe parandalim. Nuk do të ketë asnjë kompromis për personat që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e që me veprimet e tyre shkaktojnë rrezikshmëri dhe raste me fatalitet… Ndër masat e ndërmarra deri tani janë inicimi i hetimit disiplinore për përgjegjësinë menaxheriale, lëvizja e dy komandantëve të njësive të trafikut, plani i ri për operativ për sigurinë në trafikun rrugor. Kyçja e të gjitha institucioneve të tjera, sidomos në Ministrinë e Infrastrukturës duke kërkuar më shumë radar dhe kamera statike nëpër rrugët magjistrale dhe autostradat e Kosovës. Po ashtu i bëj apel prokurorisë dhe gjykatësve për masa më të rrepta. Patjetër jemi të vendosur që të kërkojmë nga zyrtarët policorë zbatim të pa kompromis të rregullave dhe ligjeve në trafik”, tha ai.

Krahas kësaj, Sveçla tha se janë duke u bërë edhe ndryshimet ligjore për rregullat e trafikut rrugor, ku do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, dyfishim të vlerës së gjobave monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe të pikave negative.

“Parashihet të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të vlerës së gjobave monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikave negative. Me plotësim ndryshimin e ligjit përshihet se përgjegjësia e shkeljeve në komunikacion të jetë mbi pronarin e veturës. Të gjitha këto ndryshime, posaçërisht kjo e fundit do të mundësojë vazhdimin e investimeve teknologjike për detektimin dhe parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Me fjalë të tjera ky ndryshim ligjor do të na mundësojë që përmes teknologjisë ne të penalizojmë pronarët e atyre veturave që bëjnë shkelje në trafik dhe këto dënime do të dërgohen në mënyrë të automatizuar te pronarët. Më herët kjo për shkak të kufizimeve ligjore ka qenë e pamundshme, ndërsa tash presim që ky ligj të kalojë në lexim të dytë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se pas rasteve të fundit të aksidenteve me fatalitet ka mobilizim të të gjitha njësive policore.

Ai tha se deri tani kanë parandaluar 50 gara ilegale të automjeteve derisa edhe kanë shpërndarë 193 gjoba.

Ai tha se gjatë këtij viti ka një rritje prej 7.58 për qind të aksidenteve në total, derisa përmendi arsyet pse po ndodhin të njëjtat.

“Ka një rritje prej 7.58 për qind të aksidenteve në total. Personat që kanë humbur jetën në aksidentet e trafikut në janar-17 dhjetor dhe kjo mbrëmë kanë qenë 46 për qind shofer, 28,1 për qind këmbësor, 28 për qind kanë qenë pasagjerë. Shkaktarët sipas analizave që policia e trafikut i ka identifikuar janë mosmbajtja e distancës së sigurisë ndërmjet mjeteve, manipulimi i pasigurt në automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit, kyçje e pasigurt në rrugë, radhitje e parregullt në ndërrim të shiritave dhe kthim rreth-rrotullimi lëvizje prapa”, tha Hoxha.

Lajmet

Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi

Published

on

By

Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.

Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.

Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.

Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.

Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Lajmet

Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze

Published

on

By

Programi i Gjuhës AnglezeUBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.

Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.

Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.

Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.

Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.

Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.

Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara