Sport

Sigal Prishtina e fitoi Superkupën

Published

on

Sigal Prishtina e ka fituar Reload Superkupën, duke mundur në finale Bashkimin me rezultat 74:73 (12:11, 23:23, 23:23, 16:16).

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, por u karakterizua me disa gabime, duke bërë që në çerekun e parë të shënohen më pak pikë.

Bardhekaltrit nga 7:9, kaluan në epërsi prej 12:9, derisa kjo pjesë përfundoi 12:11. Edhe në periudhën e dytë u zhvillua lojë interesante, me të dy skuadrat që luftuan për çdo top.

Prishtina në fund krijoi epërsi prej 35:29, por prizrenasit me një seri prej 5:0 në minutën e fundit afruan rezultatin në 35:34 sa përfundoi pjesa e parë.Edhe në periodën e tretë sfida ishte me kthesa, ku Sigali krijon epërsi prej 55:49, megjithatë, Portokallinjtë rikthehen duke kaluar në epërsi 56:57, kurse me dy pikë të Altin Morinës përfundoi çereku i tretë 58:57.

Në 10 minutat e fundit, Prishtina krijoi epëri 64:57, por prizrenasit me një seri prej 3:11 kaluan në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen më dramatike, tre minuta nga fundi i përballjes, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë në 67:72, 1:11 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 72:73, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, e më pas kaluan në epërsi me dy pikë nga Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.Bashkimi më të mirët ishin Musab Mala me 19 pikë dhe Nikola Vukçeviq me 17.

Kupën kapitenit Edmond Azemi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Sport

Fabrizio Romano e konfirmon, Arsenali transferon një yll të Chelseat

Published

on

Arsenali ka finalizuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Portieri 30-vjeçar spanjoll i bashkohet ‘Topçinjve’ si zëvendësues i David Rayas, me marrëveshjen që thuhet se kap vlerën e 5 milionë funtesh.

Ky transferim u mundësua nga një klauzolë lirimi që Kepa e kishte përfshirë në kontratën e tij me Chelsean gjatë verës së kaluar.

Klauzola i jepte mundësinë të largohej për një tarifë të caktuar dhe Arsenali e ka aktivizuar atë për ta sjellë portierin në ‘Emirates’.

Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë Rayën për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.

Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen si një aset i vlefshëm për skuadrën, ndërsa ai është përforcimi i radhës pas mbërritjes së Martin Zubimendit.

Transferimi i Kepas vjen pas një periudhe të përzier shtatëvjeçare te Chelsea, ku ai fitoi katër trofe të mëdhenj dhe regjistroi 163 paraqitje.

Continue Reading

Sport

Botërori i klubeve: Atletico Madrid “bie” në grupe edhe pas fitores, PSG dhe Botafogo vijojnë më tej

Published

on

Kupa e Botës për Klube ka hyrë në ndeshjet e fundit të fazës në grupe, teksa në Grupin B çdo gjë ka përfunduar.

Sfida me interesin më të madh ishte ajo mes Atletico Madrid dhe Botafogos, që pa spanjollët fitues me rezultatin 1-0, e cila nuk i mjaftoi skuadrës së Simeones për të vazhduar më tej, me ekipin brazilian që kalon në fazën e 1/16-ave.

Gjithsesi, fitorja e Atleticos shërbeu si një “asist” për PSG-në. Kampionët e Europës triumfuan me rezultatin 0-2 përballë amerikanëve të Seattle Sounders, duke marrë kështu kreun e Grupit B, pasi verdikti i ndeshjeve direkte ra, me të treja skuadrat që mundën njëra-tjetrën dhe golavarazhi ishte ajo që shërbeu për të vendosur fatet e grupit.

Kështu PSG do të përballet në fazën e 1/16-ave me vendin e dytë të Grupit A, ndërsa Botafogo me fituesin e këtij grupi.

REZULTATET:

ATL. MADRID 1-0 BOTAFOGO

Griezmann 87’

SEATTLE SOUNDERS 0-2 PSG

Kvaratskhelia 35’, Hakimi 67’

Continue Reading

Sport

Llapi “blindon” yllin e skuadrës

Published

on

Continue Reading

Sport

Darwin Nunez jep sinjale pozitive për kalimin te Napoli

Published

on

Napoli ka marrë sinjale inkurajuese nga sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Núñez, për një transferim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Fabrizio Romano, lojtari nga Uruguaji i ka dhënë “dritën e gjelbër fillestare” klubit italian, pasi është bindur nga projekti sportiv i prezantuar nga trajneri i ri, Antonio Conte.

Núñez është i hapur për këtë lëvizje, por marrëveshja tani varet nga aspektet financiare. Liverpool kërkon një shumë të konsiderueshme për kartonin e tij, ndërsa edhe paga e lojtarit është një faktor kyç që mund të ndikojë në realizimin ose jo të transferimit.

Sulmuesi 25-vjeçar ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Liverpooli, por potenciali i tij mbetet i lartë dhe ai shihet si një profil i përshtatshëm për futbollin italian dhe stilin e Contes.

Negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, me zhvillime që mund të jenë vendimtare për fatin e këtij transferimi të madh të verës.

 

Continue Reading

Të kërkuara