Kuriozitete
Si t’i zgjidhni problemet në punë në vend që ta lini atë?
Published
5 years agoon
By
UBT newsNdoshta dikur e gjetët punën e ëndrrave. Më në fund u ndjetë sikur ishit rehat për gjithë jetën, por gjërat ndryshuan. Pas disa kohësh që filluat punën bashkëpunëtori juaj, të cilin e kishit edhe mentor u largua në një vend tjetër. Në vend të tij erdhi dikush tjetër i cili nuk iu kushtonte shumë kujdes e vazhdon të mos iu kushtojë, madje përkundrazi është gjithmonë kritikues. Pra, puna aktuale, nga një punë e ëndrrave u kthye në makth të vërtetë.
Në të tilla rrethana gjëja e vetme që iu shkon më mend është të largoheni nga puna. Por nganjëherë nuk është kaq e thjeshtë. Nganjëherë mungesa e përvojës së madhe iu bën që të mos gjeni punë edhe aq lehtë dhe faturat e shpenzimeve “thërrasin” për t’u paguar.
Cilado qofshin arsyet që ju bëjnë të qëndroni edhe më tutje në një punë që nuk e pëlqeni aspak, mund të bëni diçka që ta përmirësoni të paktën në disa gjëra.
Hidhni në pah se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo!
Gjëja e parë që duhet ta bëni është të uleni dhe ta bëni një listë me gjërat që nuk ju pëlqejnë në atë punë! Përpiquni që të gjeni probleme specifike, sepse sado që mund ta urreni atë punë nuk do të thotë që të gjitha gjërat ju shkojnë keq.
Pas kësaj listoni edhe gjërat që i doni në këtë punë! Ndoshta është shefi, ndonjë nga kolegët apo edhe detyrat e punës.
Kthehuni përsëri të gjërat që nuk i pëlqeni! A mund ta zgjidhni ndonjërën prej tyre? Shumica e situatave nuk janë edhe aq të pashpresa si duken. Për shembull, nëse keni ndonjë problem me shefin, uluni dhe diskutoni me të! Por paraprakisht ndaluni dhe shihni situatën objektivisht, secila histori i ka dy anët e medaljes. Mbase problemi mund të jeni ju. Diskutimi mund t’ua ndryshojë lidhjen tuaj.
A jeni të palumtur me vetë punën? Ndonjëherë nuk po bëni gjërat për të cilat jeni marrë vesh në fillim. E nëse po bëni punë të cilat në fakt as që ju interesojnë dhe për të cilat as që pyeteni, duhet që të flisni për këtë! Mos e lini punëdhënësin që ta përkufizojë karrierën tuaj!
A po ngulfateni me sasinë e punëve që po bëni? Ndaluni dhe mendoni që pasja e shumë përgjegjësive nuk është patjetër gjë e keqe! Shefi ndoshta ua ka dhënë ato detyra, sepse e din që mund t’i menaxhoni mirë.
Pas kësaj konsiderojeni listën në të cilën i keni shënuar gjërat që ju pëlqejnë! Përpiquni të bëni më shumë punë të cilat ju pëlqejnë. Gjithmonë punët që punonjësit i duan më shumë i bëjnë më mirë, kështu që performanca e tyre do të vërehet nga punëdhënësi.
A po kërkoni për më shumë?
Njerëzit nganjëherë thonë që janë lodhur nga punët e tyre. Ata ndihen sikur mund të mbajnë më shumë përgjegjësi sesa që u ka dhënë shefi. Shprehni interesim në ndonjë projekt që mendoni që mund ta menaxhoni mire! Gjeni mundësi vullnetare në të cilat mund t’i shfaqni aftësitë tuaja! Në këtë mënyrë do ta ngjallni edhe vëmendjen e shefit, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodhë, do të përfitoni përvojë dhe do ta bëni CV-në tuaj më të pasur.
Duke i ndjekur këto sugjerime nga Akademi Pune, do të keni mundësinë që ta “rregulloni” vendin tuaj të punës. Në fund të fundit, nëse u ka ardhur në mendje që ta lini punën, më mirë është që t’i shteroni të gjitha mundësitë. Nuk keni asgjë për të humbur.
Kuriozitete
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Published
3 months agoon
January 1, 2026By
UBTnews
Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.
Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.
- Muhammad – 133,349,300
- Maria – 61,134,526
- Jose – 29,946,427
- Wei -17,145,807
- Ahmed -14,916,476
- Yan -14,793,356
- Ali -14,763,733
- John -14,323,797
- David -13,429,576
- Li -13,166,162
- Abdul -12,163,978
- Ana -12,091,132
- Ying -12,047,080
- Michael -11,471,765
- Juan -11,372,603
- Anna -11,350,336
- Mary -11,303,767
- Jean -11,024,162
- Robert -10,170,794
- Daniel -10,026,181
- Luis -9,757,245
- Carlos -9,618,779
- James -8,807,695
- Antonio -8,659,274
- Joseph -8,630,833
Kuriozitete
Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht
Published
4 months agoon
December 16, 2025By
UBT News
Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.
Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.
Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.
Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.
Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.
Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.
Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash
Published
4 months agoon
December 12, 2025By
UBT News
Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.
Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.
Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.
Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.
Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/
Kuriozitete
Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë
Published
4 months agoon
December 11, 2025By
UBT News
Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.
Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.
Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.
Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.
Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/
Studentët e Arkitekturës në UBT realizojnë vizitë studimore në terren në lagjen Kalabria
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Zendaya dhe Tom Holland shmangin zërat për martesë, theksojnë privatësinë e lidhjes
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
