Lajmet

Si t’i tregoni punëdhënësit në një intervistë pune se cilat janë pritshmëritë për pagën?

Melissa Phipps ka dhënë disa këshilla.

Published

on

Paga është njëra ndër arsyet themelore që dikush kërkon të jetë në një marrëdhënie pune. Puna në vetvete është diçka nga e cila mund të nxjerrësh të mira në shumë dimensione, por pavarësisht të gjithave, paratë janë ato që na mbajnë atje.

Në shumicën e intervistave të punës, punëdhënësi kërkon një mendim nga kandidati rreth kërkesës apo pritshmërisë që ai ka për pagën.

Autorja për planifikimin e pensioneve dhe financave personale, Melissa Phipps, thotë se punëdhënësit i bëjnë pyetjet në lidhje me pagën, sepse duan të kuptojnë nëse mund ta përballojnë atë, por edhe për të parë sesa kandidatët e vlerësojnë vetën dhe punën që bëjnë.

SI TË PËRGATITENI PËR PËRGJIGJET?

Të vendosësh për një pagë të caktuar mund të jetë e vështirë, sepse nganjëherë nuk do ta dini as se çfarë pune do ta bëni saktësisht dhe nëse puna juaj përkon me atë vlerë. Duke mos pasur një përgjigje të duhur, ekziston një mënyrë për t’u përgatitur për pyetjen dhe për të marrë atë që dëshironi.

Në mënyrë që ta përgatitni një përgjigje të duhur për pagën është mirë që fillimisht të kuptoni sesa fitimprurëse është ajo industri, në të cilën po tentoni të kyçeni, si dhe të analizoni zonën gjeografike me fitimet.

KËSHILLAT QË JU DUHEN PËR PËRGJIGJE TË MIRA!

Thoni që jeni fleksibil: Mund të përpiqeni të përgjigjeni më një përgjigje si: “Pritjet e mia të pagave janë në përputhje me përvojën dhe kualifikimet e mia”. Ose, “Nëse kjo është puna e duhur për mua, jam i sigurt që mund të arrijmë një marrëveshje për pagën” . Kjo do të tregojë se jeni të gatshëm të negocioni.Shembull: Kërkesat e mia për pagë janë fleksibile, por unë kam përvojë të konsiderueshme në këtë fushë, gjë që besoj i shton vlerë kandidaturës sime. Pres të diskutoj më në detaje, se cilat do të jenë përgjegjësitë e mia në këtë kompani. Pastaj, ne mund të përcaktojmë një pagë të drejtë për pozicionin tim.
Përgjigje e duhur sepse: Të kërkosh më shumë informacione përpara se ta caktoni një shifër, është një mënyrë e mirë për ta shmangur përmendjen e një vlere nga punëdhënësi. Pas kësaj, mund të bëni pyetjen, se çfarë kompania parashikon që t’i ofrojë kandidatit të punësuar.

Ofroni një shifër të përafërt: Edhe nëse filloni duke theksuar fleksibilitetin tuaj, shumica e punëdhënësve do të dëshirojnë të dëgjojnë një shifër specifike. Në këtë rast është mirë që të tregohet një vlerë, por duke e specifikuar që jeni rreth kësaj vlere (më shumë apo më pak), por që nuk është fikse. Kjo do t’ju lejojë të qëndroni fleksibil, ndërsa i jepni punëdhënësit një përgjigje të qartë. Këtë përgjigje duhet ta jepni bazuar në kualifikimet apo përvojën tuaj në atë industri.

Mendoni për pagën tuaj aktuale: Përveç të tjerave, përgjigja për pagë mund të jetë edhe duke marrë si pikënisje pagën në punën aktuale, apo atë në të kaluarën, sidomos nëse lëvizja juaj po bëhet në të njëjtën industri. Por kjo këshillë, nuk duhet të aplikohet në rastet kur po filloni punën në një vend me ekonomi tjetër.

Jepi vetes një ngritje: Mendoni se çfarë vlere do ta konsideronit si rritje të drejtë nga punëdhënësi aktual apo ai i kaluar. Pasi ta keni menduar një vlerë që e konsideroni që është e drejtë për përvojën tuaj, thojani atë punëdhënësit, pasi t’ju ketë pyetur rreth pagës. Kjo mund të jetë një pikënisje e mirë në punën e re.

Jepni vetëm numra me të cilët do të ishit të kënaqur: Nuk ka nevojë që ta thoni një vlerë, që përveç që nuk përkon me arritjet tuaja profesionale, as nuk do të t’i mbulojë shpenzimet e familjes dhe vetes. Në fundit të fundit, punëdhënësi përsëri do ta jap vlerën vendimtare, pasi ta keni negociuar.

Theksoni aftësitë tuaja: Në përgjigjen tuaj, ju mund të theksoni në mënyrë të hollësishme pse jeni një punonjës i mirë për pozicionin, i cili po kërkohet. P.sh. ju mund të thoni: “Bazuar në përvojën time 10 vjeçare në këtë fushë, unë do të prisja një pagë në intervalin prej X euro deri në X euro”. Para se të përmendni ndonjë numër, kujtojani intervistuesit, pse ai ose ajo duhet t’ju ofrojë një pagë fillestare.

Jini të gatshëm të negocioni: Shumë kandidatë hezitojnë, që të kërkojnë më shumë para, sepse frikësohen që kjo do të jetë arsye që ta humbasin fare atë ofertë pune. Por, është shumë në rregull që të përpiqeni të negocioni për një pagë fillestare.

ÇFARË NUK DUHET TË THUHET

Shmangni një shumë të caktuar: Nuk është shumë e preferueshme që të përmendni një shumë specifike, derisa punëdhënësi ta përmendë atë. Pas kësaj, negociata do të jenë më shumë në favorin tuaj.

Mos e çmoni veten më shumë sesa duhet: Nuk do të ishte mirë që të kërkoni një pagë shumë të lartë, në rast që pasi të keni hulumtuar, e keni kuptuar që puna të cilën do ta bëni do të vlejë sa gjysma e saj. Mund ta vlerësoni kaq shumë veten, në rast se faktet tregojnë që ju keni qenë në gjendje më përpara të bëni ndryshime.

Mos jini negativ: Edhe nëse shuma që ju ofrohet duket fyese, përgjigjuni me hijeshi dhe pyesni nëse ka vend për të negociuar. /Akademi Pune/

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Vendi

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Vendi

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ish-presidentit Hashim Thaçi i vazhdohet paraburgimi për rastin e pengimit të drejtësisë

Published

on

By

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur t’i vazhdojnë masën e paraburgimit ish-presidentit Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ku ai akuzohet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin.

Vendimi është marrë më 30 shtator 2026 nga gjykatësi i vetëm i rastit, Christopher Gosnell, i cili konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet se i akuzuari mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra të tjera penale.

Në arsyetimin e saj, gjykata bëri me dije se gjatë marrjes së këtij vendimi ka pasur parasysh edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e mëparshëm të Thaçit në çështjen gjyqësore për krime lufte. Sipas njoftimit zyrtar të Speciales, ky dënim nuk e ndryshon nevojën për rishikime periodike të paraburgimit në rastin aktual, i cili vlerësohet në bazë të faktorëve specifikë të kësaj çështjeje.

Gjatë seancës fillestare të mbajtur më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarit e tjerë u deklaruan të pafajshëm për të gjitha akuzat. Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se bëhet fjalë për veprime të koordinuara në grup me qëllim pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre.

Ndaj ish-presidentit Thaçi në këtë çështje rëndojnë tri akuza për pengim të personave zyrtarë, tri akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, si dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara