Teknologji

Si t’i dalloni lajmet e rreme në rrjetet tuaja sociale

Keqinformimet përhapen 6 herë më shpejt në rrjetet sociale sesa informacioni i besueshëm.

Published

on

Si mund të shmangim mashtrimin nga lajmet e rreme? Rrjetet tona sociale janë të bombarduara nga informacionet, dhe është gati e pamundur të dalloni se çfarë është njëinformacion i vërtetë dhe çfarë jo. Problemi nuk është dhe aq për shkak të përmbajtjes së tij të rreme, por sepse aktorët keqdashës përpiqen ta përdorin psikologjinë kundër nesh.

Kjo shpjegon edhe arsyen se përse keqinformimet përhapen 6 herë më shpejt në rrjetet sociale sesa informacioni i besueshëm. Si të mos mjaftonte kjo, keqinformimi krijohet në sasi më të madhe (problemi i volumit), në shumë tipologji (problemi i shumëllojshëmrisë) dhe më shpejt (problemi i shpejtësisë) sesa aftësia jonë për të kundërshtuar përmbajtjen e tij.

Pavarësisht kësaj, ka disa të dhëna që mund të na tregojnë nëse autori i një artikulli po përpiqet të na mashtrojë duke përfituar nga psikologjia jonë. Duke analizuar teoritë e njohjes njerëzore dhe shkencat sjelljes, ne mund të llogarisim masën sasiore dhe të zbatojmë teknika të përpunimit të gjuhës, që mund të na ndihmojmë të dallojmë lajmet e rreme.

Për shembull, modeli i kapacitetit të kufizuar të përpunimit të mesazheve të motivuara e të ndërmjetësuara, propozon se tipare të ndryshme strukturore dhe funksionale të një teksti,kërkojnë përpjekje të ndryshme njohëse për t’u përpunuar nga truri ynë. Kjo do të thotë, se jo të gjitha tekstet janë njëlloj komplekse.

Për shembull, një libër për fëmijë të vegjël, ka një strukturë më të thjeshtë se sa një artikull shkencor. Problemi është se tek rrjetet sociale, njerëzit priren të minimizojnë përpjekjet që bëjmë për përpunimin e informacionit. Kjo shpjegon arsyen pse përmbajtja më e thjeshtë,është njëkohësisht më virale.

Megjithatë psikologjia jonë, është e ndjeshme dhe ndikohet nga emocionet. Studimet tregojnë se përmbajtja me një nivel të lartë emocional është më virale, gjë që shpjegon arsyen pse rrjetet sociale konsiderohen si burime të “infektivitetit emocional në shkallë të gjerë”.

Kur ekspozohemi ndaj informacioneve me përmbajtje të lartë emocionale, psikologjia jonë bëhet më pak racionale, dhe kjo zvogëlon aftësinë tonë për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që është e rreme. Duke e ditur këtë gjë, krijuesit e përmbajtjeve të rreme përpiqen t’ishfrytëzojnë emocionet kundër nesh.

Në një studim të fundit, ne u përpoqëm të zbulonim strategjitë e ndjekura nga lloje të ndryshme njerëzish që merren me përhapjen e keqinformimeve, pra ato që ne i quajmë “gjurmët e gishtave të keqinformimit”.

Për këtë arsye, përdorëm më shumë se 92.000 pjesë të përmbajtjes së lajmeve të rreme të ndara në 7 kategori:lajme të rreme me synim klikimet, teori konspirative, lajme mashtruese, ato me një gjuhë urrejtjeje, lajme shkencore të rreme, burime të besueshme dhe thashethemet. Më pas i krahasuam këto me lajmet reale, për sa i përket provokimit të emocioneve dhe përpjekjeve njohëse.

“Gjurmët e gishtërinjve” të keqinformimit

Duke përdorur përpunimin e gjuhës natyrore, ne llogaritëm se deri në çfarë mase ndryshojnë kategoritë e ndryshme të keqinformimit nga lajmet reale, sa i përket evokimit ndaj emocioneve (analiza e ndjenjave dhe apelimi ndaj vlerave morale) dhe përpjekjes njohëse të nevojshme për përpunimin e përmbajtjes (kompleksiteti gramatikor dhe diversiteti leksikor). Rezultatet tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha midis përmbajtjes së rreme dhe asaj reale. Gati të gjitha llojet e keqinformimeve kanë një strukturë gramatikore më të thjeshtë sesa lajmet e besueshme. Kjo i bën ato më të lehta për t;u përpunuar, pasi kërkojnë më pak përpjekje njohëse nga përdoruesi. Po ashtu, ato janë të gjitha 15 për qind më pak të ndryshme në aspektin leksikor, duke e reduktuar më tej përpjekjen njohëse të nevojshme për t’i përpunuar ato.

Nëse shohim evokimin e emocioneve, rezultatet tregojnë se keqinformimi është shumë më emocional sesa lajmi real. Në fakt, lajmet e rreme janë 10 herë më negative sa i përket ndjenjës që provokojnë. Përveç kësaj, dhe kjo është e rëndësishme, ata i bëjnë thirrje 37 për qind më shumë moralit të lexuesit. Pra përpiqen të ndikojnë psikologjikisht tek përdoruesi përmes ideve që përcjellin një sulm ndaj identitetit social individual (gjini, fe, kombësi, etj.) të lexuesit.

Jini dyshues ndaj përmbajtjeve që kanë strukturë të dobët gramatikore dhe leksikore

Krijuesit e keqinformimeve e dinë se kur shfletoni rrjetet sociale, nuk do t’i kushtoni gjithë mundin që do të bënit në situata të tjera. Tek e fundit ju i hapni ato për t’u informuar ose për t’u argëtuar, dhe jo për të punuar. Prandaj, ata përpiqen të shmangin vështirësitë nëpërpunimin e përmbajtjes. Kjo e bën atë më tërheqës për trurin tuaj, dhe ka më shumë gjasa që ta besoni atë raportim, dhe ta ndani me anëtarët e tjerë në rrjet.

Mos u besoni lajmeve që përpiqen të gjenerojnë disa emocione apo t’u referohen vlerave tuaja morale

Të gjitha kërkimet në shkencat e sjelljes, tregojnë se njerëzit nuk janë aq racionalë sa mendojmë. Emocionet tona ndikojnë fuqishëm në proceset tona mendore dhe në vendimmarrjen tonë. Kjo është arsyeja pse krijuesit e përmbajtjeve të rreme, përpiqen t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje të dallojmë në mënyrë racionale nëse përmbajtja që po lexojmë është e vërtetë apo jo.

Ata u bëjnë thirrje emocioneve tona duke u përpjekur të gjenerojnë zemërim, frikë ose pikëllim për ta errësuar racionalitetin tonë. Po ashtu përdorin strategji që na bëjnë të ndiejmë se identiteti ynë social – kombësia jonë, gjinia jonë, opinionet tona – janë në rrezik, duke krijuar ndjesinë e armiqve jashtë grupit tonë që kërcënojnë vetë ekzistencën tonë.

Dhe kjo ndjenjë e të qenit të sulmuar, aktivizon mekanizma në psikologjinë tonë që na bëjnë të sillemi më pak racionalë dhe e zvogëlojnë aftësinë tonë për të dalluar atë që është e vërtetë dhe ajo që është e rreme. Pra, rezultatet e studimit tregojnë se është e rëndësishme të jemi vigjilentë kur lundrojmë në internet, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe të jemi në gjendje të zbulojmë kur dikush po përpiqet të përfitojë nga psikologjia jonë kundër nesh.

Për këtë ka punë individuale por edhe punë si shoqëri. Para së gjithash, kompanitë e mediavesociale duhet të jenë të vetëdijshme se platformat e tyre krijojnë akses në informacione të pa parë më parë në historinë njerëzore – gjë që është tepër e dobishme. Por gjithashtu se platformat e tyre po përdoren nga aktorë keqdashës, që shfrytëzojnë psikologjinë e përdoruesve për qëllime ekonomike apo qëllime politike.

Nga ana tjetër, rezultatet janë një apel për vendimmarrësit publikë, që të jenë më të shqetësuar për nivelet alarmante të ulëta të arsimimit mediatik tek popullata. Shpejtësia me

të cilën po përparon teknologjia është shumë më e madhe se psikologjia jonë, sistemet tona arsimore apo politikë–bërja. Dhe kjo do të krijojë probleme për shoqëritë tona, nëse nuk punojmë më shumë për të zgjidhur sfidat që kemi tashmë dhe ato që janë përpara.

Teknologji

Apple përballet me hetime për ndikimin e privatësisë

Published

on

Zyra kundër monopolit e Polonisë (UOKiK) po heton nëse Apple po kufizon konkurrencën në tregun e reklamave mobile përmes politikës së saj të privatësisë, App Tracking Transparency (ATT).

Ky sistem, i prezantuar në iOS 14.5 e më pas, mund të pengojë aplikacionet e palëve të treta të mbledhin të dhëna për reklama të personalizuara, duke favorizuar shërbimin e reklamave të Apple.

Presidenti i UOKiK, Tomasz Chrostny, deklaroi se politika e ATT-së mund të ketë mashtruar përdoruesit për nivelin e mbrojtjes së privatësisë dhe mund të përbëjë abuzim me pozicionin dominues.

Nëse akuzat konfirmohen, Apple mund të gjobitet deri në 10% të të ardhurave vjetore në Poloni. Hetime të ngjashme po kryhen edhe në Gjermani, Itali, Rumani, ndërsa në Francë kompania u gjobit me 150 milionë euro. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nokia investon 4 miliardë dollarë në SHBA dhe sjell rrjetin 4G në Hënë

Published

on

Nokia do të investojë 4 miliardë dollarë në SHBA për kërkim, zhvillim dhe prodhim, me fokus në përparimet e rrjetit të drejtuar nga inteligjenca artificiale.

Nga kjo shumë, 3.5 miliardë dollarë do të përdoren për kërkim-zhvillim dhe 500 milionë për prodhim dhe shpenzime kapitale në Teksas, New Jersey dhe Pensilvani.

Përveç investimeve tokësore, Nokia do të vendosë rrjetin e parë 4G në Hënë, pjesë e misionit Intuitive Machines-2, duke ndihmuar në bazat për eksplorimin hënor dhe misionet me ekuipazh.

Anija Athena e misionit u ngrit së fundmi me raketën SpaceX Falcon 9, duke transportuar rrjetin hënor të Nokias.

Nokia prezantoi kamerën e saj profesionale Nokia 360 Camera, e para 5G në botë që transmeton video 8K me zë hapësinor dhe lidhje me vonesë të ulët për përdorim industrial. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nuk është vetëm Chatbot, ja detyrat e përditshme që ChatGPT i zgjidh për ju

Published

on

Shumica e bisedave me ChatGPT lidhen me detyra të zakonshme të përditshme, gjë që tregon se ky mjet po shndërrohet në një asistent universal të inteligjencës artificiale që e bën jetën më të lehtë.

Shumë njerëz e shohin ChatGPT-në si shok digjital që ndihmon në planifikim, të mësuar, zgjedhje veshjesh, udhëtime e aktivitete krijuese.

Një studim i madh në bashkëpunim me universitetet Harvard dhe Duke ka zbuluar se vetëm një e treta e pyetjeve që i drejtohen lidhen me punën; pjesa më e madhe ka të bëjë me vendime personale dhe zakone të përditshme.

Kjo tregon se përdoruesit e shohin jo si chatbot të thjeshtë, por si mbështetje që “futet në lojë” sa herë që nevojitet, nga zgjedhja e veshjes, te organizimi i ditës apo kapërcimi i një bllokimi kreativ. Me kohën, bëhet pjesë e rutinës ditore: kur duhet ulur stresi, marrë një vendim i shpejtë, planifikuar një fundjavë apo verifikuar një ide, ChatGPT është ndihma më e menjëhershme.

Mësimi i gjuhëve

Shumë përdorues e përdorin si mësues personal, shpjegon rregulla të vështira, krijon lista fjalësh, histori të shkurtra e simulon biseda që ndihmojnë në përmirësimin e vetëbesimit para udhëtimeve ose provimeve.

Ditari interaktiv

Disa e shfrytëzojnë si ditar emocional. ChatGPT analizon ndjenjat dhe kujton gjëra që ndikojnë në produktivitet apo humor.

Partner krijues

Kur shfaqet mungesa e frymëzimit, për një libër, vlog, fotografi a projekt tjetër ai ofron ide, këshilla e shtysën e nevojshme për të ecur para.

Këshilltar stili

Nëse përshkruani ngjarjen, garderobën dhe atmosferën, ChatGPT sugjeron kombinime veshjesh, ngjyrash e aksesorësh si një stilist virtual.

Udhëzues udhëtimi

Gjatë planifikimit të udhëtimeve, ai mund të krijojë itinerare, të sugjerojë vende për t’u vizituar, të organizojë axhendën dhe madje të ofrojë fraza të përdorshme në gjuhën lokale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Nuk është prodhuar ende, por kjo makinë shitet për 20 milionë dollarë

Published

on

Një model i Gordon Murray Special Vehicles sapo ka thyer një rekord të ri.

Shasia me numër një u shit për 20,630,000 dollarë, duke u bërë automjeti i ri më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në ankand.

Kjo shumë është mbresëlënëse, sidomos duke pasur parasysh faktin se askush nuk e ka drejtuar ende dhe se vetura s’është prodhuar akoma.

Gordon Murray Special Vehicles planifikon të ndërtojë vetëm pesë njësi të S1 LM, dhe ankandi ishte për ekzemplarin e parë.

Blerësi do të ketë mundësinë të zhvillojë seanca të posaçme me vetë Gordon Murray për të përcaktuar specifikimet e veturës.

Ai do të marrë pjesë në sesione zhvillimi, ku mund t’i japë ekipit të inxhinierisë disa propozime personale.

Në fund, pronari do të pajiset me një libër prej 500 faqesh që dokumenton të gjithë procesin e krijimit të veturës së tij. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara