Kuriozitete

Si t’i dalloni lajmet e rreme në rrjetet sociale?

Published

on

Si mund të shmangim mashtrimin nga lajmet e rreme? Rrjetet sociale janë të bombarduara nga informacionet, dhe është e pamundur të dalloni se çfarë është një informacion i vërtetë. Problemi nuk është dhe aq për shkak të përmbajtjes së tij të rreme, por sepse aktorët keqdashës përpiqen ta përdorin psikologjinë kundër nesh.

Kjo shpjegon edhe arsyen se përse keqinformimet përhapen 6 herë më shpejt në rrjetet sociale sesa informacioni i besueshëm. Si të mos mjaftonte kjo, keqinformimi krijohet në sasi më të madhe (problemi i volumit), në shumë tipologji (problemi i shumëllojshëmrisë) dhe më shpejt (problemi i shpejtësisë) sesa aftësia jonë për të kundërshtuar përmbajtjen e tij.

Ka të dhëna që tregojnë nëse autori i artikullit po përpiqet të mashtrojë duke përfituar nga psikologjia jonë. Duke analizuar teoritë e njohjes njerëzore e shkencat sjelljes, mund të llogarisim masën sasiore e të zbatojmë teknika të përpunimit të gjuhës, që na ndihmon të dallojmë lajmet e rreme.

P.sh modeli i kapacitetit të kufizuar të përpunimit të mesazheve të motivuara e të ndërmjetësuara, propozon se tipare të ndryshme strukturore dhe funksionale të një teksti, kërkojnë përpjekje njohëse për t’u përpunuar nga truri. Jo të gjitha tekstet janë njëlloj komplekse.

P.sh një libër për fëmijë të vegjël, ka strukturë më të thjeshtë se sa artikulli shkencor. Problemi është se te rrjetet sociale, njerëzit priren të minimizojnë përpjekjet që bëjmë për përpunimin e informacionit. Kjo shpjegon arsyen pse përmbajtja e thjeshtë, është më virale.

Megjithatë psikologjia, është e ndjeshme dhe ndikohet nga emocionet. Studimet tregojnë se përmbajtja me nivel të lartë emocional është më virale, gjë që shpjegon arsyen pse rrjetet sociale konsiderohen si burime të “infektivitetit emocional në shkallë të gjerë”.

Kur ekspozohemi ndaj informacioneve me përmbajtje të lartë emocionale, psikologjia bëhet më pak racionale, kjo zvogëlon aftësinë për të dalluar atë që është e vërtetë. Duke e ditur këtë, krijuesit e përmbajtjeve të rreme përpiqen t’i shfrytëzojnë emocionet kundër nesh.

Në një studim, u përpoqëm të zbulonim strategjitë e ndjekura nga lloje të ndryshme njerëzish që merren me përhapjen e keqinformimeve, pra ato që i quajmë “gjurmët e gishtave të keqinformimit”. Përdorëm më shumë se 92.000 pjesë të përmbajtjes së lajmeve të rreme të ndara në 7 kategori: Lajme të rreme me synim klikimet, teori konspirative, lajme mashtruese, ato me gjuhë urrejtjeje, lajme shkencore të rreme, burime të besueshme dhe thashethemet. I krahasuam me lajmet reale, sa i përket provokimit të emocioneve e përpjekjeve njohëse.

“Gjurmët e gishtërinjve” të keqinformimit

Duke përdorur përpunimin e gjuhës natyrore, llogaritëm se deri në çfarë mase ndryshojnë kategoritë e  keqinformimit nga lajmet reale, sa i përket evokimit ndaj emocioneve e përpjekjes njohëse të nevojshme për përpunimin e përmbajtjes. Ekzistojnë dallime mes përmbajtjes së rreme dhe reale. Të gjitha llojet e keqinformimeve kanë strukturë gramatikore më të thjeshtë sesa lajmet e besueshme

Janë 15 për qind më pak të ndryshme në aspektin leksikor, duke e reduktuar përpjekjen njohëse të nevojshme për t’i përpunuar. Nëse shohim evokimin e emocioneve, rezultatet tregojnë se keqinformimi është më emocional sesa lajmi real. Lajmet e rreme janë 10 herë më negative sa i përket ndjenjës që provokojnë. Ata i bëjnë thirrje 37 për qind më shumë moralit të lexuesit, përpiqen të ndikojnë psikologjikisht tek përdoruesi përmes ideve që përcjellin një sulm ndaj identitetit social individual (gjini, fe, kombësi, etj.) të lexuesit.

Jini dyshues ndaj përmbajtjeve që kanë strukturë të dobët gramatikore e leksikore. Krijuesit e keqinformimeve e dinë se kur shfletoni rrjetet sociale, nuk i kushtoni gjithë mundin që do të bënit në situata tjera. I hapni për t’u informuar ose argëtuar, e jo për të punuar. Ata përpiqen të shmangin vështirësitë në përpunimin e përmbajtjes, e bën më tërheqës për trurin, ka më shumë gjasa ta besoni raportimim.

Mos u besoni lajmeve që përpiqen të gjenerojnë disa emocione apo t’u referohen vlerave tuaja morale

Njerëzit nuk janë aq racionalë sa mendojmë. Emocionet ndikojnë fuqishëm në procese  mendore dhe në vendimmarrje, kjo është arsyeja pse krijuesit e përmbajtjeve të rreme, përpiqen t’i shfrytëzojnë që të mos jemi në gjendje të dallojmë në mënyrë racionale nëse përmbajtja që po lexojmë është e vërtetë apo jo. Ata u bëjnë thirrje emocioneve tona duke u përpjekur të gjenerojnë zemërim, frikë ose pikëllim për ta errësuar racionalitetin tonë. Po ashtu, përdorin strategji që na bëjnë të ndiejmë se identiteti social, kombësia jonë, gjinia, opinionet janë në rrezik, duke krijuar ndjesinë e armiqve jashtë grupit tonë që kërcënojnë vetë ekzistencën tonë.

Kjo ndjenjë e të qenit të sulmuar, aktivizon mekanizma në psikologjinë që na bëjnë të sillemi më pak racionalë dhe e zvogëlojnë aftësinë për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo e rreme. Rezultatet e studimit tregojnë se është e rëndësishme të jemi vigjilentë kur lundrojmë në internet, veçanërisht në rrjetet sociale, e të jemi në gjendje të zbulojmë kur dikush përpiqet të përfitojë nga psikologjia jonë kundër nesh.

Kompanitë e mediave sociale janë të vetëdijshme se platformat krijojnë akses në informacione të pa parë në historinë njerëzore, që është e dobishme. Por, platformat e tyre po përdoren nga aktorë keqdashës, që shfrytëzojnë psikologjinë e përdoruesve për qëllime ekonomike apo qëllime politike. Rezultatet janë një apel për vendimmarrësit publikë, që të jenë më të shqetësuar për nivelet alarmante të ulëta të arsimimit mediatik tek popullata. Shpejtësia me të cilën përparon teknologjia është më e madhe se psikologjia jonë, sistemet barsimore apo politikë–bërja. Dhe kjo krijon probleme për shoqëritë tona, nëse nuk punojmë më shumë për të zgjidhur sfidat që kemi dhe ato që janë përpara. /UBT News/

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara