Lajmet

Si të ruani fuqinë e trurit, dhe të mbeteni të fortë mendërisht?

Published

on

6 këshilla për të mbrojtur trurin tuaj nga degradimi që i shkakton koha. Ashtu si çdo makinë të mirë, edhe truri ka nevojë për një farë kujdesi dhe vëmendje teksa koha kalon, për të garantuar që ai të vazhdojë të jetë në gjendje të mirë pune.

Sikur të kishte një manual të vetëm për mirëmbajtjen e tij, që të mund na tregonte sesi të kryhej rregullimi i imët i qarqeve të tij.

Fatkeqësisht, këshillat në dispozicion janë skontradiktore por “BBC Future” ka analizuar disa prej tyre nëpërmjet provave faktike.

Mos humbisni besimin tek aftësitë tuaja

A ju ndodh të ecni vërdallë në dhomë, vetëm për të zbuluar se keni harruar pse gjendeshit atje? Teksa njerëzit plaken, është e lehtë të kuptojnë përmes disa shenjave, se kujtesa e tyre tashmë po venitet. Në fakt, kjo ka po kaq gjasa të ndodhë si për të rinjtë, ashtu edhe për të moshuarit.

Dhe ne nuk duhet të jemi aq të shpejtë, sa të arrijmë në përfundimin më të keq, pasi dyshimet mund të bëhen një vetë-përmbushje e profecisë.

Gjatë 10 viteve të fundit, Daina Turon në Universitetin e Karolinës së Veriut, ka zbuluar se me kalimin e moshës, humbasin besimin në aftësitë tona mendore.

Ne mbështetemi në shumë paterica, si GPS i makinës apo blloku i shënimit në telefon. Duke dështuar të testojmë vetveten, përshpejtojmë rënien tonë.

Pra, nëse ju nguroni në hyrje të një dere, që në fakt nuk e dini se çfarë është, vetëm e shihni atë si një moment që ngacmon kujtesën tuaj.

Mbroni veshët tuaj

Mendja vuan, nëse ajo izolohet nga shqisat, ndoshta duke e tendosur me një vëmendje shtesë, e bllokuar nga stimulimi i dobishëm, humbja e dëgjimit duket se shkakton humbjen e materies gri të trurit. Sipas një studimi, kjo rrit rrezikun e dëmtimit njohës gjatë një periudhe 6-vjeçare me 24 përqind.

Cilado qoftë mosha tuaj, ia vlen që të marrësh parasysh situatat që mund të kontribuojnë në gjendjen e mirë të veshit tuaj. Dëgjimi i muzikës rok me zë të lartë për vetëm 15 sekonda në ditë, do të ishte i mjaftueshëm për të dëmtuar dëgjimin tuaj; madje edhe duke përdorur një tharëse flokësh për 15 minuta në ditë, mund të dëmtoni qelizat e vogla që perceptojnë tingujt.

Nëse mendoni se mezi dëgjoni, kërkoni ndihmë mjekësore duke prekur problemin në rrënjë, çka mund të frenojë dobësimin e mëtejshëm të dëgjimit.

Mësoni një gjuhë të huaj ose një instrument muzikor

Në vend të ndonjë trajnimi të pavlerë të trurit apo zgjidhjes së një fjalëkryqi, merrni në konsideratë një stërvitje më ambicioze mendore, si të mësuarit e pianos apo fillimi i përvetësimit të një gjuhë të re. Të dyja mbështeten tek një grup i gjerë aftësish, duke ushtruar kujtesën, vëmendjen, perceptimin tuaj ndijor dhe kontrollin motorik, teksa përpiqeni të përballoni shkallë të reja vështirësish ose tingujt e panjohur të fjalëve të reja.

Muzikantët kanë 60 përqind më pak gjasa për të vuajtur nga skleroza

Kjo praktikë duhet të t’iu ndihmojë për t’u bërë më të shkathët, me përfitime që zgjasin deri në moshën e thyer. Një studim vitin e kaluar, zbuloi se muzikantët kanë 60 përqind më pak gjasa për t’u prekur nga skleroza, sesa njerëzit që nuk luajnë asnjë instrument muzikor; një tjetër studim tregoi se mësimi i një gjuhë tjetër, mund të vonojë me 5 vjet fillimin e sëmundjes së Alzaimerit.

Duke e nxitur veten në këtë mënyrë ju ndihmon të vlerësoni aftësitë aktuale, nëse zbuloni se puna juaj është kërkuese, sa nuk ju lejon të përfitoni një aftësi të re, konsiderojeni veten me fat :profesionet më stimuluese, duket se i ndihmojnë njerëzit të ruajnë fuqitë mendore, edhe pse përfitimet nuk mund të zgjasin.

Shmangni ushqimet e rënda

Obeziteti mund të dëmtojë në shumë mënyra trurin. Rritja e nivelit të kolesterolit në arterie, mund të kufizojë rrjedhën e gjakut në tru, duke e privuar nga ushqimi dhe oksigjeni për të cilinka nevojë për të funksionuar. Për më tepër, neuronet janë të ndjeshme ndaj nivelit të hormonit insulinë.

Një dietë e rregullt me ëmbëlsira, ushqim kalorifik prishë sinjalizimin e insulinës, duke shkaktuar një reaksion zinxhir që shkakton krijimin në tru të pllakave vdekjeprurëse. Lajm i mirë është se disa ushqyes – si omega 3, acidet yndyrore dhe vitaminat D dhe B12, riparojnë dëmtimet në tru që lidhen me plakjen.

Kjo mund të shpjegojë arsyen, pse njerëzit e moshuar që hanë sipas një diete tipike mesdhetare, priren të shfaqin të njëjtat aftësi njohëse si njerëzit që janë 7 vite e gjysmë më të rinj.

Ndërtoni trupin tuaj

Bëjmë dallim ndërmjet trurit e muskulit. Fitimi i formave të mira, është një nga mënyrat më të sigurta për të ndërtuar mendjen. Aktiviteti jo vetëm që mundëson qarkullim të mirë të gjakut, shkakton rritje të nivelit të proteinave “faktori i rritjes nervore”, që stimulojë rritjen e mirëmbajtjen e lidhjeve nervore.

Përfitimet duken se shtrihen që nga djepi deri në varr: fëmijët që ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, marrin nota më të mira, ndërsa shëtitja duket se rrit përqendrimin dhe kujtesën e pensionistit. Një shumëllojshmëri e gjerë ushtrimesh mund të ndihmojë, nga ushtrimet e lehta aerobike, te stërvitja përmes ngritjes së peshave dhe badibilldingut; thjesht zgjidhni një regjim trajnimi, që i përshtatet palestër tuaj aktuale.

Organizoni festa sikur të ishit 21-vjeç

E thënë thjesht, njerëzit janë qenie sociale, miqtë e të afërmit na stimulojnë sfidojnë të provojmë eksperienca të reja, na lehtësojnë stresin dhe pakënaqësitë.

Një studim mbi 70-vjeçarët zbuloi se individët më aktivë në aspektin shoqëror, kishin 70 përqind më pak gjasa të përjetonin rënien e aftësisë gjatë një periudhe prej 12 vjetësh, në krahasim me njerëzit me jetë më pak aktive sociale. Nga kujtesa te vëmendja në shpejtësinë e ërpunimit mendor, duket se përfiton nga kontaktet të rregullta me njerëzit e tjerë. Shkencëtarët dyshojnë se nuk ka asnjë plumb magjik për të trajnuar trurin tuaj.

Njerëzit që mplaken më mirë, kanë mënyrë jetese që përfshin pak nga të gjitha:një dietë të larmishme, aktivitete stimuluese, dhe një rreth miqsh të dashur.

Dhe, kjo nuk është një recetë për një tru të zgjuar, sesa për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara