Shëndet

Si të përgatisni mjaltë me petale trëndafili – Plot vlera dhe shije!

Ky kombinim ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e organizmit.

Published

on

Ëmbëlsia e mjaltit dhe aroma e trëndafilave nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër.

Nuk kanë të ngjashëm apo zëvendësues e të dy për qëllime të ndryshme janë pjesë e jetos tonë të përditëshme.

Mendoni pak sa interesant dhe i shijshëm do të ishte kombinimi i këtyre dy përberësve.

Mjalti në vetëvete një kurë e vërtetë për organizmin ndërsa trëndfilat janë një bimë e mrekullueshme për t’u konsumuar.

Kombinimi i mjaltit me trëndafila ndihmon kundër çlirimit të stresit, ankthit dhe rigjallërimin e të gjithë organizmit.

Mësoni në vijim të këtij artikulli nga AgroWeb se sit ë përgatisni lehtë në shtëpitë tuaja këtë delikatesë të shëndetshme.

Përbërësit

6 trëndafina të natyralë me aromë (trëndafila të egër apo Persian)

500 ml mjaltë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim mblidhni trëndafila të freskëta e të ngrënëshëm.

Pastrojini ata nga gjethet, insektet e vogla dhe ndani petalet një nga një për të vazhduar me përgatitjen.

Ndërkohë vini mjaltin të ngrohet derisa të përfitoni një masë të hollë në formë shurupi.

Bëni kujdes të mos e ngrohni më shumë se 35 gradë celcius mjaltin tuaj në mënyrë që të mos humbasë karakteristikat dhe vlerat.

Zgjidhni një kavanoz hermetik e të serilizuar dhe mbusheni atë me gjethet e trëndëfilit duke i shtypur ato me kujdes në mënyrë që të lëshojnë esencë dhe aromë.

Më pas menjëherë shtoni gjysmën mjatit të ngrohtë dhe përzieni në mënyrë që të çlironi bulëzat e ajrit.

Përfunoni duke shtuar më pas edhe pjesën tjetër të mjaltit dhe përzieni sërish.

Kavanozin mbylleni hermetikisht me lëreni mjaltin në një vend të thatë e të errët për të paktën 3 ditë deri në 1 javë.

Nëse jetoni në një vend me temperature të larta, mund ta ruani edhe në frigorifer.

Më pas konsumojeni siç është bashkë me petalet e trëndëfilit për shumë shije dhe shëndet./AgroWeb.org

Shëndet

Gripi nuk ka shanse! Këshilla praktike për të qëndruar të shëndetshëm

Published

on

Stina e vjeshtës dhe dimrit shpesh shoqërohet me rritje të rasteve të gripit dhe infeksioneve të frymëmarrjes, për shkak të motit të ftohtë dhe ndryshimeve të papritura të temperaturës.

Megjithëse ilaçet mund të jenë opsion, ekzistojnë disa mënyra natyrale për të lehtësuar simptomat/parandaluar përkeqësimin e sëmundjes.

Uji dhe lëngjet: Konsumimi i lëngjeve ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lehtëson rrjedhjen e hundëve. Pini ujë, lëngje frutash, supë me lëng pule ose ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon. Shmangni pijet me kafeinë, që mund të shkaktojnë etje.

Ujë me kripë: Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë ndihmon për të qetësuar fytin e irrituar dhe për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Supë me lëng pule: Studimet kanë treguar se supa e pulës ka efekt antiinflamator dhe ndihmon në rrjedhjen e hundëve, duke kufizuar aktivitetin e viruseve në pjesën e brendshme të hundës.

Antihistamina: Përdorimi i saj mund të lehtësojë rrjedhjen e hundëve, teshtimat, lotimin e syve dhe kollitjen.

Lagështira: Ajri i thatë favorizon përhapjen e viruseve. Përdorni aparate për lagështi, por kujdesuni t’i pastroni rregullisht sipas udhëzimeve të prodhuesit, për të shmangur mykun dhe bakteret.

Këto masa të thjeshta e ndihmojnë trupin të përballojë gripin më lehtë dhe të ruani shëndetin gjatë muajve më të ftohtë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Këto janë përfitimet e xhenxhefilit për shëndetin

Published

on

Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme dhe konsumimi i tij i rregullt sjell shumë përfitime për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili përmban minerale të rëndësishme si magnezi, kromi dhe zinku, që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Ai është i dobishëm kur jeni të sëmurë dhe keni ethe apo temperaturë të lartë.

Ndihmon në luftimin e inflamacioneve

Dhimbjet e vazhdueshme dhe inflamacionet shkojnë dorë për dore. Xhenxhefili njihet si anti-inflamator natyral, i cili lehtëson dhimbjet dhe përmirëson  gjendjen e përgjithshme të trupit.

Si ta përdorni xhenxhefilin?

Mund të përdoret në shumë forma, i freskët, në pluhur a i ëmbëlsuar. Për efekt shërues kur jeni ftohur, zien xhenxhefil në ujë të vluar, shtoni limon e një lugë mjaltë. Ky kombinim është i shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e përshpejtuar shërimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Lëngjet e gazuara shkaktojnë probleme serioze me mëlçinë!

Published

on

Nuk është një sekret që lëngjet e gazuara mund të jenë të dëmshme për mëlçinë. Përveç rritjes së rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, prishjes së dhëmbëve dhe mbipeshes, këto pije ndikojnë negativisht edhe në funksionimin e mëlçisë.

“Mëlçia ndihmon në metabolizimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që konsumojmë, dhe më pas i ruan ato si glukogjen, vitamina dhe minerale për përdorim të mëvonshëm”, thotë dietologia me bazë në New York, Carrie Gans.

“Ajo gjithashtu ndihmon në heqjen e toksinave nga gjaku dhe zvogëlon dëmtimin e trupit”, shton ajo.

Studimet tregojnë se konsumimi i tepruar i sheqerit mund ta mbingarkojë mëlçinë, duke e kthyer në yndyrë. Sipas Klinikës Mayo, simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore jo-alkoolike përfshijnë lodhje dhe dhimbje, e mund të çojnë në cirozë dhe dështim të mëlçisë.

Konsumimi i madh i pijeve të gazuara shkakton edhe rezistencë ndaj insulinës. Një studim tregoi se njerëzit që pinin katër pije me sheqer në ditë për tre javë, në total 40-80 gram sheqer, raportuan rritje të rezistencës ndaj insulinës. Kjo gjithashtu rrit rrezikun për diabetin e tipit 2.

Pijet e gazuara janë të dëmshme jo vetëm për shkak të sheqerit, por edhe për shkak të përmbajtjes së lartë të shurupit të misrit me fruktozë.

Një studim mbi minjtë zbuloi se konsumimi i gjatë i këtij shurupi shkaktoi dëmtime në mëlçi e përkeqësim të barrierës së murit të zorrëve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky frut ‘i shëndetshëm’ mund të dëmtojë tretjen tuaj

Published

on

Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se jo të gjitha frutat janë po aq të dobishme për shëndetin, duke treguar se një prej tyre nuk bën pjesë kurrë në dietën e tij.

Sipas specialistit, ky frut, edhe pse shihet si i shëndetshëm shkakton probleme me tretjen dhe po ashtu ndikon negativisht në shëndetin e zorrëve, veçanërisht tek personat me ndjeshmëri të lartë.

Në intervistën e tij, mjeku përmendi frutat më të mira për aparatin tretës, si frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat, të pasura me fibra që ndihmojnë në balancën e mikrobiotës intestinale.

Ai paralajmëroi për disa fruta që duhen konsumuar me kujdes, pasi përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të larta ose mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Në këtë grup përfshihet edhe fruti që ai nuk e konsumon asnjëherë, duke e cilësuar problematik për shëndetin e zorrëve.

Sipas mjekut të Harvardit, fruti që duhet shmangur është bananja e pjekur. Ai shpjegon se bananjat që kanë arritur në një fazë të pjekur përmbajnë sheqerna të thjeshta në sasi të madhe, që rrisin glukozën në gjak dhe nuk furnizojnë siç duhet bakteret e mira të zorrëve.

Ky qëndrim ka tërhequr vëmendje, duke treguar se edhe ushqimet që konsiderohen “gjithmonë të shëndetshme” mund të kenë efekte të padëshiruara, varësisht nga organizmi i secilit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara