Lifestyle

Si të përdorni stiluesit me nxehtësi pa dëmtuar flokët tuaj?

Këshilla më e mirë është t’i përdorni sa më rrallë të mundeni dhe jo në përditshmëri.

Published

on

Falë shpikjes së stiluesëve të flokëve me nxehtësi, ju nuk keni më nevojë të luftoni para pasqyrës me një furçë dhe tharëse. Këto mjete ofrojnë pamjen që ju dëshironi me më pak mundim.

Në fund të fundit popullariteti i tyre është një dëshmi e efikasitetit që kanë. Por, pavarësisht rezultateve mbresëlënëse, këto mjete duke qenë se përdorin nxehtësinë, duhet të përdoren me kujdes.

Sa shpesh duhet t’i përdorni?

Përdorimi i shpeshtë i një stiluesi të tillë mund të dëmtojë flokët tuaj, prandaj këshilla më e mirë është t’i përdorni sa më rrallë të mundeni dhe jo në përditshmëri.

Gradimi i nxehtësisë

Shumica e individëve, përdorin nxehtësinë në nivelin më të lartë që paisja e tyre ofron. Gjë që shkakton dëmtime të mëdha në flokë dhe mund të çojë edhe në rënien e tyre. Ndaj këshilla më e mirë është të përdorni gradacionet e ulta.

Si të përgatisni flokët tuaj përpara se të përdorni një stilues me nxehtësi

Filloni duke tharë flokët

Nëse sapo jeni larë, hapi i parë që duhet të bëni është t’i thani flokët mirë me peshqir dhe të përdorni tharësen sapo majat të jenë tharë plotësisht. Si rregull i përgjithshëm, duhet të shmangni përdorimin e stiluesëve kur flokët janë ende të lagur dhe pikojnë.

Aplikoni një mbrojtës ndaj nxehtësisë

Mbrojtësi nga nxehtësia është i detyrueshëm, pasi produkti vepron si një mburojë dhe zvogëlon ndikimin që nxehtësia mund të ketë në flokët tuaj.

Ndani flokët në seksione

Përpara se të përdorni stiluesin tuaj, ndani flokët në mënyrë të tillë që të mos keni nevojë t’i kaloni disa herë në të njëjtën zonë. Këshillohet që t’i ndani flokët në katër seksione dhe lëvizja të fillojë nga rrënja e flokut në drejtim të majave.

Gabimet që duhen shmangur

Mos e mbani tharësen shumë afër flokëve tuaj për një periudhë të gjatë kohore. Mos i thani flokët në drejtim të kundërt, por gjithmonë nga rrënja në majë. /AgroWeb.org

Lifestyle

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

2 deri në 10 minuta për të larguar stresin

Published

on

“Ju nuk duhet ta lini stresin të vazhdojë gjatë. Ai mund të ketë efekte që të çojnë deri në humbje kujtese”, kështu shprehet profesori Alberto Oliverio.

Ai sugjeron disa ushtrime që secili mund t’i bëjë me veten, për t’u larguar nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt e të thellë. Përqendrohuni në gjoks, duke e shtypur sa të mundni e duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në plaz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë e përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbani gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë e merrni frymë thellë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj e përfytyroni se do shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni te muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme e të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Këto janë disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: Joga, p.sh të bën të përgjegjshëm për trupin e të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti.

Continue Reading

Lifestyle

Sot shënohet Dita Botërore e Ngjyrave

Published

on

Çdo vit në 6 maj festohet dita botërore e ngjyrave.

Një ditë kushtuar posaçërisht fëmijëve, të cilët gjithmonë shprehin imagjinatën e tyre përmes lapsave dhe ngjyrave.

Në këtë festë, ju bëhet thirrje fëmijëve dhe adoleshentëve në planet të marrin lapsa, ngjyra etj. dhe të hedhin të gjitha idetë që kanë në kokë për të ngjyrosur vizatimet e tyre më të bukura.

Një iniciativë që kërkon të mbushë brezat e rinj me vetëdije më të madhe për bukurinë, të veçantën dhe diversitetin që e bëjnë botën unike dhe të mrekullueshme.

Ditë të bukur e plot ngjyra!

 

Continue Reading

Lifestyle

29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit

Published

on

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit.

Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave që të festojnë së bashku.

Duke qenë se vallëzimi konsiderohet si një formë komunikimi, atëherë edhe kjo ditë ka për qëllim që t’i afrojë më shumë njerëzit.

29 prilli është shënuar si Ditë e Vallëzimit për shkak se është ditëlindja e themeluesit të baletit modern Zhan- Zhorzh Nover.

Continue Reading

Të kërkuara