Lajmet

Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit?

Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Published

on

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit padyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës.

Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë.

Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë nuk i kushtojnë shumë rëndësi.

Ankthi konsiderohet si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit.

Nëse episodet janë të vazhdueshme dhe shumë të përsëritura, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj varësie.

E për rrjedhojë në një problem të vërtetë për shpirtin, brendësinë emocionale, trurin dhe të gjithë organizmin.

Në këtë artikull të AgroWeb.org flasim pikërisht për shenjat fizike dhe disa nga pasojat që ankthi shkakton.

Si të përballesh me simptomat fizike të ankthit?

Përpara se të flasim për përballjen me simptomat fizike të ankthit është e udhës të identifikojmë ato më kryesoret dhe të kuptojmë si shfaqen.

Sistemi qendror nervor është përgjegjës për rregullimin e rrahjeve të zemrës, frymëmarrjen, urinimin dhe funksionet seksuale.

Pikërisht ky sistem të cilin ne nuk e kontrollojmë me vetëdije, i cili reagon fort kur njeriut i kanoset një rrezik fizik.

Në këto raste ky sistem aktivizon instrumentin reagues ‘Përballu ose ik” që supozohet të na mbrojë t’i largohemi një rreziku.

Kur njeriu është në ankth, ky instrument është i aktivizuar plotësisht dhe këtu shfaqen simptomat fizike të ankthit të cilat janë:

  • Dhimbjet e kokës
  • Marramendja
  • Vështirësia në frymëmarje
  • Të dridhurat
  • Dhimbje stomaku.

Koha në të cilën po jetojmë është vërtet sfiduese dhe e rëndë për shëndetin mendor të njerëzve dhe ankthi është vetëm një prej problemeve që po shfaqen më shpesh.

Sipas ekspertëve të Harvardit, ndërgjegjësimi për simptomat fizike të ankthit dhe dallimi i tyre nga probleme të tjera është hap përpara në përballjen me të.

Nëse vuani nga ankthi, ekspertët e AgroWeb.org thonë se hapi i parë është sigurisht qetësimi i trupit në një ambient ku ndiheni vetvetja dhe të qetë.

Hapi i dytë është shpërqendrimi, pra kalimi i vëmendjes jo tek problemi që ju shqetëson por tek një gjë tjetër, një libër, film, një pamje e re, një shëtitje, një bisedë me dikë tjetër, punë shtëpie, e gjithëcka që jua mban mendjen të zënë.

Kërko ndihmë

Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, qoftë edhe tek një psikolog.

Ju mund të bëni terapi nëpërmjet platformave të ndryshme të komunikimit dhe të flisni për atë që ju shqetëson e të zbuloni burimin e ankthit.

Komunikimi është i një rëndësie parësore në këto ditë të vështira.

Mos u dorëzo

Ka shumë njerëz që e teprojnë duke mos zbatuar rregullat bazë të higjenës, me mendimin e gabuar se “është e vështirë të mos prekin fytyrën.”

Njeriu është i aftë të ndryshojë dhe të përshtatet me çdo rregull në të mirën e tij.

Mos u dorëzo. Mëso të lash duart, frenohu nga prekja e fytyrës, investo tek kujdesi për veten dhe prano që disa gjëra të vogla varen edhe nga ty.

Duaje veten

Ankthi dhe frika janë armiqtë tanë që shpesh vijnë pa ftuar dhe na nxisin të jemi tepër kritikë ndaj vetes.

Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të qenë dashamirës me botën tonë të brendshme

Mos u mbyll në vetvete si pasojë e frikës dhe dhimbjes.

Mbaje ankthin nën kontroll dhe mos e lejo që ai të jetë pandemia e jetës.

Ji kurajoz/e. Gjëra të tmerrshme ndodhin gjithë kohës, por njeriu mund të ecë përpara falë dashurisë dhe shpresës, që sipas popullit, nuk vdes kurrë./AgroWeb.org

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara