Shëndeti

Si të pastroni veshkat nga kripa e tepërt në katër hapa?

Veshkat duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Publikuar

Veshkat janë përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat dhe shëndeti i tyre është i rëndësishëm për mbarëvajtjen e të gjitha organeve.

Ato duhen pastruar rregullisht nga toksinat dhe kripa e tepërt për të garantuar një shëndet të mirë.

Në AgroWeb.org do të mësoni si të pastroni veshkat në vetëm 4 hapa jo të vështirë.

Kujdes me kripën

Ushqimet e kripura rrisin tensionin e gjakut dhe shkaktojnë një dëm të madh në veshka.

Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të kripës në ushqime dhe ngrënien e sa më shumë frutave dhe perimeve.

Kujdes me ilaçet

Shumë ilaçe shoqërohen me efekte anësore që manifestohen tek veshkat.

Ekspertët këshillojnë përdorimin e kufizuar të medikamenteve që merren pa recetën e mjekut.

Mos e teproni me përdorimin e barnave kundër dhimbjeve siç është ibuprofeni. Barna të tilla që konsumohen pa fre shkaktojnë një dëm të rëndë në veshka.

Pini shumë ujë

Dehidratimi, sidomos ai afatgjatë, pengon ndjeshëm funksionin e veshkave.

Ekspertët këshillojnë që të pini ujë jo vetëm sa herë keni etje por minimalisht 8 gota ujë në ditë.

Nivelet e rrezikshme të dehidratimit dallohen tek ngjyra e urinës e cila tregon se sa më e errët të jetë, aq më të dehidratuar jeni.

Ushqimet më të mira për veshkat

Ushqimet janë shumë të rëndësishme për shëndetin e veshkave.

Ekspertët thonë se një regjim i shëndetshëm dhe i ekuilibruar është një aspekt i rëndësishëm i shëndetit të veshkave.

Shalqini është një frut i rëndësishëm për shëndetin e veshkave.

Ai është i pasur me ujë dhe ndihmon në eliminimin e toksinave nëpërmjet urinës.

Frutat e pyllit në veçanti boronicat e kuqe janë të domosdoshme për pastrimin e veshkave nga toksinat.

Farat e kungullit përmbajnë shumë antioksidantë të cilat përmirësojnë funksionin e veshkave.

Ato duhen konsumuar rregullisht por jo në sasi të mëdha.

E fundit por jo nga rëndësia, një regjim i shëndetshëm ushqimor është thelbësor për parandalimin e tensionit të lartë të gjakut dhe diabetit, dy sëmundje që nxisin përkeqësimin e veshkave. /AgroWeb.org

Shëndeti

Si të ulni tensionin e lartë me limon dhe hudhër?

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore.

Publikuar

nga

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Stresi – Si e dëmton tiroiden dhe cilat janë kurat natyrale?

Stresi mund të përkeqësojë funksionin e saj dhe të shkaktojë atë që njihet si hipertiroidizëm.

Publikuar

nga

Stresi është një nga armiqtë më tinzarë për shëndetin. Prania e tij mund të shkaktojë kaos në çdo qelizë të organizmit.

Në rastin e tiroides, stresi mund të përkeqësojë funksionin e saj dhe të shkaktojë atë që njihet si hipertiroidizëm ose prodhimi të tepërt të hormonit të tiroides.

Lidhja mes stresit dhe hipertiroidizmit

Stresi dhe hipertiroidizmit lidhen nëpërmjet gjëndrave suprarenale.

Stresi, sidomos kur është kronik mund të ndryshojë gjendrën e tiroides.

Stresi kronik nënkupton stres të vazhdueshëm për të paktën tre muaj. Këtu përfshihet nervozizmi dhe acarimi.

Kur stresi shfaqet, stimulon dy anët e gjendrave suprarenale.

Kjo shkakton dobësim dhe ndryshim të sistemit imunitar.

Pas kësaj, në organizëm shfaqen një sërë inflamacionesh. Është vetë sistemi ynë i brendshëm që na sulmon duke perceptuar një rrezik të lartë.

Sistemi i brendshëm nuk gjen dot burimin e këtij kërcënimi dhe sulmon veten.

Më pas është tiroidja që sulmon sistemin imunitar.

Si mund të shmanget vetshkatërrimi nga stresi?
Kujdes me ushqimin

Mos shmangni asnjë vakt ushqimor që mund të shkaktojë ndryshim të metabolizmit.

Kujdes me konsumin e kafesë, alkolit, sheqerit, pijeve të gazuara dhe çokollatave që intensifikojnë stresin.

Merrni vitamina dhe minerale si: selenium, zink, hekur, bakër, vitaminat A, B,C dhe E.

Konsumoni sa më shumë të gjelbra si spinaqi, sallatat, bizelet, fara kungulli, fruta të thata, perime të gjelbra dhe agrume.

Flini 7-9 orë

Stresi ndikon negativisht cilësinë e pushimit.

Vendosni orare dhe përmbajuni atyre si për ushqyerjen ashtu edhe për gjumin.

Mos hani ushqim 2 orë përpara gjumit.

Dy orë përpara gjumit, fikni telefonin dhe kompjuterin dhe përpiquni të ndërgjegjësoheni për gjërat me vlerë.

Mbani nën kontroll emocionet

Sigurisht që një gjë e tillë nuk është e lehtë. Shqetësimet e sotme mos i shtyj për nesër.

Përballuni me problemet përpara se të bëhen të pamenaxhueshme. Përqendrohuni në të tashmen. E nesërmja nuk ka ardhur akoma.

Kryeni aktivitet fizik ose flisni me miqtë.

Duke qenë se stresi dhe hipertiroidizmi janë të lidhura fort, mjaftojnë të ndiqni këto strategji të thjeshta që të vëni re ndryshim në gjendjen tuaj./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Lëkura juaj ka nevojë për lëng ananasi

Është i pasur me vitaminë C, vitamina B6, tiamina, niacina dhe riboflavina etj.

Publikuar

nga

Lëngu i ananasit është një nga lëngjet e frutave, që përmban më shumë minerale dhe vitamina.

Është i pasur me vitaminë C, vitamina B6, tiamina, niacina dhe riboflavina etj. Për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, lëngu i ananasit ka efekte të shkëlqyera në lëkurën tuaj.

Kjo vitaminë është e nevojshme për të bërë kolagjenin, proteinën lidhëse që mban qelizat e lëkurës së bashku dhe ndihmon në ruajtjen e qëndrueshmërisë së saj.

Ky frutë i ëmbël tropikal gjithashtu përmban vitaminë A, e cila ka aftësinë për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit, dhe ka veti natyrale antifungale dhe antibakteriale.

Përfitimet për lëkurën:

Përbërësit anti-plakje ngadalësojnë këtë proces
Ulja e inflamacionit
Redukton dëmtimin nga rrezet e diellit
Përbërës natyral anti-bakteriale dhe anti-fungale

Më poshtë do të japim tri receta me bazë ananasi që për të pasur një lëkurë sa më të shëndetshme e të shkëlqyeshme:

1. Ananas, limon dhe xhinxher
1 ananas
Pak xhenxhefil të grirë
3 limonë të shtrydhur
Udhëzime:
Vendosini të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave dhe lëngun e përftuar pieni përgjatë ditës.

2. Ananas, kastravec dhe lëng molle:
1/2 ananasi
1 mollë
1 kastravec

Përgatitja është gjithashtu si pija e mësipërme. Mjafton të shtrydhni të gjithë përbërësit dhe lëngu është gati për t’u konsumuar.

3. Ananas, panxhar, kastravec dhe majdanoz
përbërësit:
2 panxhar
2 kastravec
1 ananas

Disa degë majdanozi: Përgatitja dhe konsumi i njëjtë!

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Farat e susamit – Përfitimet e mëdha për shëndet të mirë

Vlerat e këtyre farave përmenden në shkrimet e shenjta të Babilonit mbi 4000 vjet më parë.

Publikuar

nga

Fara e susamit është një nga farat vajore më të lashta në mbarë rruzullin tokësor.

Vlerat e këtyre farave përmenden në shkrimet e shenjta të Babilonit mbi 4000 vjet më parë.

Farat e susamit ofrojnë yndyrna të shëndetshme që përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe jo vetëm.

Përfitimet më të mëdha të farave të susamit
Kolesteroli

Farat e susamit dhe vaji i tyre kanë një ndikim shumë të fuqishëm në uljen e kolesterolit në organizëm.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org vlerësohet se konsumi ditor i 50 gr të farave pluhur për pesë javë me rradhë ka një ndikim shumë pozitiv në uljen e kolesterolit dhe praninë e antioksidantëve.

Shëndeti i zemrës

Studimet shkencore kanë treguar se substancat që përmbajnë farat e susamit përmirësojnë profilin e lipideve në gjak, normalizojnë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Në këtë mënyrë, farat e susamit rekomandohen për të mbrojtur shëndetin e zemrës.

Tensioni i gjakut

Vaji esencial i farave të susamit konsiderohet një nga kurat më të forta natyrale për normalizimin e nivelit të tensionit të gjakut.

Ekuilibrat hormonalë

Studimet shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se farat e susamit ndikojnë për mirë prodhimin e hormoneve për shëndetin riprodhues të femrës dhe ruajnë ekuilibrat e tyre.

Mbipesha

Përbërësit e farave të susamit janë të dobishme për metabolizmin dhe kapacitetet e trupit në djegien e yndyrnave.

Përthithja e ushqyesve

Përbërësit e farave të susamit shërbejnë si antioksidantë sepse ndihmojnë në përthithjen e vitaminës E dhe substancave të tjera të dobishme për organizmin.

Vitamina dhe minerale

Farat e susamit janë një burim i mirë i shumë mineraleve dhe vitaminave siç janë fibra, proteina, hekuri, magnezi, fosfori, kaliumi, bakri dhe manganit.

Efektet anësore të farave të susamit

Si çdo arror apo ushqim tjetër edhe farat e susamit mund të shkaktojnë disa reagime alergjike.

Këto fara përmbajnë oksalat, konsumi masiv i të cilit shkakton probleme në stomak dhe gurë në veshka.

Fakte interesante

Fruti i susamit është në të vërtetë si një kapsulë drejtkëndore që kur piqet çahet në dysh dhe lëshon fara.

Bima e susamit e duron thatësinë dhe rritet në vende ku nuk mbijeton dot asnjë bimë tjetër.

Vetëm në vitin 2013, në mbarë botën u mblodhën 4.8 milionë toneata fara susami.

Mianmari është vendi që prodhon pjesën më të madhe të këtyre farave, ndërkohë që India është eksportuesi më i madh  i tyre./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara