Lajmet

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral?

Mësoni për një kurë krejtësisht natyrale për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit dhe nivelit të kolesterolit.

Published

on

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës.

Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen.

Arterioskleroza cilësohet fatkeqësisht vdekjeprurëse.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani enët tuaja të gjakut tërësisht të pastra dhe elastike.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e tensionit dhe nivelit të kolesterolit.

Përbërësit:

  • 1 filxhan çaji me lëng xhenxhefili
  • 1 filxhan çaji me pure hudhre (3-4 katër kokë hudhra të ziera dhe të shtypura)
  • 1 filxhan çaji me lëng limoni
  • 1 filxhan çaji me uthull molle
  • 2 filxhanë çaji me mjaltë

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit (përveç mjaltit) në një tenxhere dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 30 minuta duke e përzier vazhdimisht.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet plotësisht.

Shtoni mjaltin dhe më pas të gjithë lëngun hidheni në një shishe qelqi të cilën duhet ta fusni në frigorifer.

Përdorimi

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të konsumoni një lugë gjelle nga ky lëng çdo mëngjes, drekë dhe darkë me stomak bosh.

Kjo kurë mund të ruhet në frigorifer për deri në dy muaj.

Si të pastroni enët e gjakut me produkte natyrale? 

Listuar më poshtë nga AgroWeb.org, ju mund të gjeni disa zgjidhje natyrale, të cilat do t’i mbajnë arteriet tuaja në formë të shkëlqyer.

Specat Djegës

Specat djegës përmbajnë një përbërës të njohur si kapsaicin, i cili rregullon sasinë e kolesterolit tuaj dhe mundësinë e goditjes ose madje edhe të atakut në zemër.

Uji me Limon

Konsumi i ujit limon çdo mëngjes është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.

Uji me limon shmang dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut.

Fara Lini

Farat e linit janë të pasura me fibra, që veprojnë si pastrues në enët e gjakut arterial dhe shumë lehtë i mbajnë enët e gjakut tërësisht të pastra.

Farat e linit gjithashtu përbëhen nga acide yndyrore omega-3 që janë të rëndësishme për funksionalitetin korrekt kardiovaskular.

Lakra e Fermentuar

Lakra turshi parandalon përparimin e arteriosklerozës si dhe eliminon përbërësit helmues në trup që rrisin mundësinë e problemeve shëndetësore.

Shega

Lëngu i shegës në veçanti është jashtëzakonisht efektiv kundër sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i lëngut të këtyre frutave çdo ditë zhbllokon arteriet tuaja për shkak të pranisë së lëndëve ushqyese si kaliumi, magneziumi, si dhe seleniumi./AgroWeb.org

Lajmet

PDK i kërkon përseri Avni Deharit vazhdimin e seancës konstituive më 20 gusht

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i kanë dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për të thirrur vazhdimin e seancës ditën e enjte, më 20 gusht.

Përmes një letre, PDK-ja ka theksuar se caktimi i seancës është një obligim kushtetues dhe procedural i kryesuesit, duke paralajmëruar se vonesat e mëtejshme thellojnë shkeljet ligjore.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, ,thuhet në kërkesen e PDK-së.

Kjo kërkesë vjen në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të PDK-së, deputetët e së cilës po protestojnë çdo mëngjes para Qeverisë dhe po mblidhen çdo dy ditë në sallën e Kuvendit.

Në anën tjetër, që nga vazhdimi i fundit më 8 gusht, kryesuesi Avni Dehari nuk ka thirrur seancë të re, duke mbështetur qëndrimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se pa një marrëveshje politike seancat mbeten “shterpe”. Kurti ka kërkuar më shumë kohë për negociata, me arsyetimin se pa një dakordim për postin e presidentit, vendi do të shkojë pashmangshëm në zgjedhje të reja.

Përderisa PDK-ja dhe AAK-ja kanë refuzuar takimet me Kurtin, ky i fundit ka zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë një takim me liderin e saj, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Ndërkohë, afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit pas certifikimit të rezultateve tashmë ka kaluar. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Murici dhe Vojvoda shkëlqejnë në Kupën e Italisë: Zënë vend në formacionin e javës

Published

on

By

Dyshja e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric dhe Mërgim Vojvoda, kanë dhënë paraqitje të shkëlqyera në Kupën e Italisë, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës sipas platformës së specializuar të statistikave, SofaScore.

Portieri Arijanet Muric dhuroi një paraqitje të nivelit të lartë në fitoren 3-0 të Sassuolos ndaj Cesenas, duke u vlerësuar me notën e lartë 8.7.

Nga ana tjetër, mbrojtësi Mërgim Vojvoda po ashtu ishte vendimtar në triumfin e Udineses kundër Padovas me rezultat 1-0, ku për performancën e tij u shpërblye me notën 8.3.

Përfshirja e të dy futbollistëve kosovarë në 11-shen më të mirë konfirmon formën e tyre të mirë në fillim të këtij edicioni në futbollin italian. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Milot Rashica drejt largimit nga Besiktashi

Published

on

By

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, mund t’i japë fund aventurës së tij te Besiktasi, përkundër faktit se ka edhe një vit kontratë aktive me gjigantin nga Stambolli.

Sipas raportimeve nga mediat turke, përfshirë gazetën Milliyet, e ardhmja e anësorit kosovar varet direkt nga lëvizjet e radhës së klubit në afatin kalimtar. Besiktasi po shqyrton mundësinë e transferimit të një tjetër futbollisti në krahun e djathtë të sulmit. Nëse ky transferim realizohet, skuadra do të ketë tre lojtarë të huaj për të njëjtën pozitë, çka do të shtynte drejtuesit të konsiderojnë shitjen e Rashicës.

Drejtuesit e klubit turk janë të kënaqur me paraqitjet e Vaclav Cerny-t, i cili ka përparësi në këtë repart. Prandaj, ardhja e një përforcimi të ri do të rriste ndjeshëm gjasat për ndarjen e rrugëve me kosovarin.

Gjatë periudhës së tij te Besiktasi, Milot Rashica ka lënë gjurmë të rëndësishme duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar 25 asistime në 119 paraqitje zyrtare.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 320 raste brenda 24 orëve në QKUK: Të lënduar nga aksidentet, përleshjet dhe armët e ftohta

Published

on

By

Në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 321 raste gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të shërbimeve emergjente, nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 90 raste janë

menaxhuar në Reanimim, 90 në Emergjencën Internistike, 53 në Emergjencën Kirurgjike dhe 60 pacientë kanë marrë trajtime në Emergjencën Ortopedike. Ndërkaq, në sallën e vogël janë kryer 19 ndërhyrje, kryesisht për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Sa i përket natyrës së lëndimeve, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar: 21 persona të lënduar në aksidente trafiku, 1 rast nga përdorimi i armëve të ftohta, 1 person i lënduar në përleshje fizike, 1 rast intoksikimi (helmim).

Përveç kësaj, gjatë këtij 24-orëshi janë realizuar 28 pranime për trajtim të mëtejshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së, ndërsa është regjistruar edhe një rast vdekjeje. /A.M/

Continue Reading

Të kërkuara