Lajmet

Si të nxisni kreativitetin te fëmijët?

Që fëmija juaj të mos e kalojë kohën e lirë para ekranit të celularit apo tabletit, përpiquni të luani lojëra me fëmijët dhe të nxisni kreativitetin e tij.

Published

on

Nëse fëmijët tuaj nuk janë aspak aktiv, këtu janë disa këshilla si mund të nxisni kreativitetin tek ata.

Që fëmija juaj të mos e kalojë kohën e lirë para ekranit të celularit apo tabletit, përpiquni të luani lojëra me fëmijët dhe të nxisni kreativitetin e tij.

Puna me një fëmijë dhe loja me të do t’ju ndihmojë në të ardhmen, sepse në këtë mënyrë do të ndërtoni një marrëdhënie cilësore.

Kreativiteti prindëror ndikon drejtpërdrejt në krijimtarinë e fëmijëve dhe funksionet e tyre njohëse më vonë në të ardhmen.

Është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të shohin tek prindërit e tyre dëshirën për të qenë krijues, inovativë dhe për të investuar përpjekje në lojëra të pazakonta që nuk mund të blihen thjesht në dyqane apo online, por janë unike dhe unike vetëm për një familje apo mjedis.

Provoni të bëni lojëra unike nga gjërat që mbani në shtëpi, dhe jepjani fëmijëve të luajnë më to, në këtë mënyrë do të nxisni kreativitetin e tyre.

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dyshohet për kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një person

Published

on

Policia ka ndaluar një automjet me targa vendore në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 04:00. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar nga institucionet përkatëse dhe më pas janë dërguar në qendrën strehimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona sulmojnë me kaçavidë një burrë në Ferizaj

Published

on

Një burrë në Ferizaj ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, konkretisht kaçavidë, nga dy persona të panjohur.

Rasti është raportuar më 21 shtator, rreth orës 22:30.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Policia ka bërë të ditur se rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre të dyshuar për materiale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Prizren dhe Drenas

Published

on

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Rasti është raportuar më 21 shtator në Prizren dhe Drenas. Si prova materiale janë sekuestruar tre telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim.

Rasti mbetet në procedurë hetimore, njofton Policia e Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara