Shëndet

Si të ndaheni me kafenë miqësisht? Ja mënyrat si ta përballoni

Published

on

Kafeja është burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka persona që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e të tjerë që pijnë mbi 4 filxhanë në ditë.

Në ditë e sotme kemi vënë re se sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, ajo ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.

Kafeina rrit nivelet e  hormonit të stresit – Rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin që ju bën të ndiheni keq, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të saj ndikojnë tek enët e gjakut e rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe kolesteroli – Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq, acidet tek kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Si ta përballoni varësinë dhe heqjen dorë nga kafeina?

Duhet të tregojmë kujdes dhe nuk e kemi luksin të rrezikojmë shëndetin për një filxhan kafeje, përpiquni të ulni sasinë e kafeinës por jo më shumë se 20 përqind çdo javë. Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00.

Mund të përballemi me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt, nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat përkeqësohen. Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë por të qëndrueshëm. /UBT News/

Shëndet

Ja pse ndiheni të lodhur edhe pas gjumit

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Sekretet natyrale për të luftuar kollën tek fëmijët

Published

on

Edhe pse kollitjet nuk duhet lënë pa u trajtuar, se përkeqësohen ose shkaktojnë shqetësime të mëtejshme, ekzistojnë disa ilaçe shtëpiake natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre dhe në përmirësimin e gjendjes së fëmijëve.

Mjalti

Njihet për vetitë antibakteriale e qetësuese, ndaj konsiderohet një alternativë e mirë natyrale për lehtësimin e kollës. Për fëmijët, mund të përgatitet një solucion: dy lugë gjelle mjaltë të tretura në një gotë qumësht të ngrohtë. Ky kombinim ndihmon në qetësimin e fytit dhe përmirëson gjumin. Për rezultate më të mira, rekomandohet që fëmijët ta pinë këtë përzierje çdo mbrëmje para gjumit për pesë ditë rresht.

Banja e ngrohtë

Një banjë ndihmon fëmijët të djersijnë dhe të pastrojnë rrugët e frymëmarrjes, duke lehtësuar simptomat e kollës dhe ngushtimin e hundës. Banjat e ngrohta bëhen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të relaksuar fëmijët.

Hidratimi i duhur

Uji është një nga mjetet më të thjeshta, por efektive për lehtësimin e kollës tek fëmijët. Ai mban fytin të lagur e ndihmon në hollimin e sekrecioneve, duke lehtësuar gulçimin. Fëmijët duhet të pinë rreth 6–8 gota ujë në ditë, sipas moshës së tyre. Përveç ujit, çajrat e ngrohtë, sidomos çaji me xhinxher ose me kamomil, mund të qetësojnë fytin dhe të ndihmojnë në reduktimin e kollës.

Këshilla shtesë:

Mbani ajrin e dhomës së fëmijëve të lagësht, sidomos gjatë dimrit ose kur përdoret ngrohja. Një lagështues ajri mund të ndihmojë shumë.

Shmangni ekspozimin ndaj tymit të duhanit ose ndotjes së ajrit, pasi ato irritojnë fytin dhe e përkeqësojnë kollën.

Sigurohuni që fëmija të pushojë mjaftueshëm dhe të marrë ushqim të shëndetshëm, i cili forcon sistemin imunitar.

Me këto metoda natyrale e kujdes të thjeshtë në shtëpi, kollitja e fëmijëve mund të lehtësohet ndjeshëm. Nëse kollitja zgjat më shumë se një javë, shoqërohet me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë mjekun pediatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Published

on

Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.

Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.

Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.

Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.

Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.

Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.

Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.

Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë

Published

on

Krema transdermale e insulinës normalizon glukozën për 12 orë në testimet para-klinike.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë ka zhvilluar një trajtim të ri revolucionar për diabetin: një krem transdermal që fut insulinën në organizëm përmes lëkurës, duke shmangur nevojën për injeksione.

Ky zbulim mund të hapë rrugën drejt eliminimit të gjilpërave për miliona njerëz që varen çdo ditë nga insulina.

Insulina mund të absorbohet përmes lëkurës

Deri më sot, përdorimi si trajtim lokal ishte konsideruar i pamundur për shkak të madhësisë së madhe të molekulave dhe natyrës hidrofile, që pengojnë depërtimin përmes shtresave yndyrore të lëkurës. Por, duke përdorur minj, mini-derra dhe lëkurë njerëzore të kultivuar, studiuesit arritën të demonstrojnë se insulina mund të futet në trup përmes një sistemi të ri transdermal.

Sipas ekipit kërkimor, polimeri depërtues i zhvilluar prej tyre mundëson shpërndarje jo-invazive të insulinës, duke hapur mundësi të reja për administrimin transdermal të proteinave dhe peptideve në të ardhmen. Rezultatet janë botuar në revistën Nature.

Sfida e barrierës së lëkurës

Aplikimi i barnave përmes lëkurës është i thjeshtë, pa dhimbje e lejon çlirim të kontrolluar të substancave. Stratum corneum, shtresa e jashtme e lëkurës është barrierë e fortë që lejon vetëm molekula të vogla dhe lipofile të depërtojnë.

Insulina, e madhe dhe hidrofile, nuk mund të kalojë natyrshëm këtë barrierë. Studiuesit shfrytëzuan një tipar tjetër të lëkurës, gradientin acid-bazë të pH-së, i cili është acid në sipërfaqe dhe neutral në shtresat e brendshme.

Si funksionon kremi?

Ekipi krijoi një polimer të quajtur OP (poli[2-(N-oksid-N,N-dimetilamino)etil metakrilat]), që ndryshon ngarkesën e tij në varësi të pH-së.

Ky polimer lidhet me insulinën dhe formon kompleksin OP-1:

Në sipërfaqen më të acidifikuar të lëkurës, OP ka ngarkesë pozitive dhe lidhet me lipidet. Në shtresat më të thella, ku pH është neutral, ai humbet ngarkesën dhe shkëputet, duke lejuar insulinën të kalojë pengesën e lëkurës.

Rezultatet para-klinike

Në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë, OP-1 tregoi rezultate shumë premtuese. Minjtë diabetikë arritën normalizim të glukozës brenda një ore, dhe efekti zgjati 12 orë, me efikasitet të krahasueshëm me injeksionet nënlëkurore.

Mini-derrat diabetikë, modeli më afër njeriut, treguan të njëjtin efekt: glukoza u ul brenda 2 orëve dhe mbeti stabile për 12 orë.

Ky trajtim transdermal përfaqëson një hap të madh drejt mënyrave më të lehta, pa dhimbje e të sigurta të administrimit të insulinës në të ardhmen. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara