Lajmet

Si të mbroheni nga koronavirusi kur bëni pazar?

Ruani distancimin fizik, lani duart sa më shpesh dhe mos prekni fytyrën!

Published

on

Blerja e ushqimeve në kohën e pandemisë mbetet një detyrë që shkakton ankth, por është thelbësore.

Kjo çon në mënyrë të pashmangshme në një mori pyetjesh dhe shqetësimesh.

Si mund të bëni pazar në një dyqan ushqimor pa rrezikuar veten dhe të tjerët? A mund të sëmureni nëse dikush me virus kollitet afër produkteve që më pas ju i merrni? A duhet të ndërmerrni hapa shtesë për të pastruar paketimin e ushqimeve? Si të siguroheni që nuk po e sillni virusin në shtëpi?

Lajmi i mirë është se për të qëndruar të sigurt mjafton të ndiqni të njëjtat udhëzime që janë thënë e dëgjuar pa pushim: ruani distancimin fizik, lani duart sa më shpesh dhe mos prekni fytyrën!

Megjithatë AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve ju njeh me disa mënyra se si të qëndroni i sigurt kur bëni pazar.

Si të mbrohesh nga koronavirusi kur bëni pazar?

Ekspertët shpesh na kanë bërë të ditur që COVID-19, përhapet përmes stërklave të pështymës, nga kontakti me dikë të infektuar.

“Çelësi është të shmangësh turmat”, thotë Erin DiCaprio, një specialist i cili studion viruset që transmetohen nga ushqimi, në Universitetin e Kalifornisë.

Këtu janë disa këshilla që ekspertët thonë se mund të ulin rrezikun e infektimit:

-Planikfikoni se çfarë produktesh ju nevojiten, në mënyrë që të mos shkoni shpesh herë në market.

-Zgjidhni markete që kanë hapsirë të mjaftueshme për të ruajtur distancimin shoqëror.

-Merrni me vete peceta me solucion dezinfektues për të pastruar dorezat e karrocave dhe të shportave.

-Mbani pastruesin e duarve me vete sa herë që nuk keni mundësi të përdorni ujin dhe sapunin.

-Mos prekni asgjë të panevojshme dhe pasi të keni përfunduar së bleri dezinfektoni duart.

-Pastroni kartën e kreditit pasi të keni paguar.

-Hidhni qeset ose lani çantat që përdorni për të bërë pazar.

A është vërtetë e nevojshme të pastroni paketimin e produkteve?

Sipas ekspertëve ende nuk ka asnjë provë që vërteton transmetimin e COVID-19 nëpërmjet ushqimit ose paketimeve të ushqimeve.

Mund të jetë e mundur që një person të infektohet kur prek një sipërfaqe ose objekt që ka virusin dhe më pas prek gojën, hundën ose sytë.  Por kjo nuk mendohet të jetë mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

DiCaprio thotë se për shkak të mbijetesës së dobët të koronavirusëve në sipërfaqe, ka shumë të ngjarë që rreziku i përhapjes nga produktet ushqimore ose paketimet të jetë shumë i ulët.

Edhe pse pastrimi i të gjitha produkteve të paketuara mund të vrasë virusin dhe t’ju bëjë të ndiheni më të qetë shiprtërisht, ekspertët nuk mendojnë se është e nevojshme.

Në vend të kësaj lani duart sa më shpesh para dhe pas prekjes së këtyrë produkteve. Gjithashtu pastroni vazhdimisht sipërfaqet si dorezat e dyerëve dhe dritareve por edhe çelësat e dritave.

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Published

on

By

Edhe në Graz të Austrisë do të protestohet kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet më 27 shtator nga ora 12:00.

Protesta të qytetarëve shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë janë në vazhdim qysh nga 16 shtatori, kur Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me plot 81 vjet burgim.

Continue Reading

Të kërkuara