Kulturë

Si të mbesni pozitivë edhe kur rrethoheni nga njerëz negativë?

Gjeni më poshtë 11 mënyra që do të ju ndihmojnë të qëndroni pozitivë

Published

on

Mos e merrni personale

Nëse keni të bëni me dikë që ka personalitet “toksik”, mbani mend këtë: nuk është aspak puna juaj se cfarë mendojnë të tjerët për ju, kjo nuk ju prek aspak. Nëse mendojnë negativisht për ju, kujt i bëhet vonë? Thjesht jini vetvetja.

Ruani qetësinë

Duke mos u ulur në standardin e negativëve, do të kuptoni që është shumë më e kollajtë të ruani qetësinë, të mbesni pozitivë dhe thjeshtë të pranoni gjendjen e gjërave, ashtu si janë, deri kur mund të dilni prej situatës.

“Hiqeni” veten nga situata

Mund të duket si gjëja më e kollajtë, por ndonjëherë është edhe më e mira. Nëse keni ngecur dhe nuk dilni dot, ndonjëherë, thjeshtë sprapsja nga një bisedë negative dhe “ëndërrimi me sy hapur” mund të mjaftojë për të mbajtur negativitetin larg jush.

Merrni frymë

Të gjithë terapistët e mirë rekomandojnë terapinë e frymëmarrjes për të lehtësuar ankthin, dhe funksionon.

Numëroni deri në 10. Nëse nuk bën punë, numëroni deri në 20

Funksionon për së mbari. Kjo ndodh sepse ju jep juve disa sekonda për të hequr dorë nga reagimi instiktiv, dhe kështu nuk e lejoni negativitetin t’ju prekë.

Ushtrohuni

Edhe nëse ushtroheni për 15 minuta, disa herë në javë, do të ndiheni më mirë, dhe kokën do ta keni më të kthjellët. Nuk do të thotë që të lini menjëherë një situatë negative dhe të vraponi të bëni ushtrime, por ushtrimet e shpeshta do ta bëjnë mendjen tuaj një vend më të shëndetshëm për të luftua ndikimet negative.

Flisni

Nëse jeni të gatshëm dhe keni vullnet, luftojeni negativitetin me fjalë pozitive. Thjeshtë jini gati të mbroni pozicionin tuaj, dhe të mbani kokën lart, ose përndryshe do të përfundoni duke ulur standardet tuaja, pa e kuptuar.

Mbajeni veten të zënë

Nëse mendja juaj është e fokusuar në diçka tjetër, është më e lehtë të injoroni pesimizmin që ju rrethon.

Rrethohuni me gjëra që ju ndihmojnë të mbesni pozitivë

Nëse mendoni që mjedisi juaj i punës është vazhdimisht shkatërrues për humorin tuaj, përpiquni të rrethoheni me gjëra që ju mbajnë të zënë dhe ju kënaqin. S’ka rëndësi nëse janë shënime me citime optimiste, foto familjare, apo muzikë që ju shpie në një vend pozitiv – përpiquni që hapësirën e punës ta mbushni me të gjithë gjërat që ju kujtojnë se ju jeni mbi negativitetin.

Mos mbani mëri

Thjeshtë nuk ju bën mirë. Do ju ulë poshtë përmes vetëshkatërrimit, dhe do jetë shumë e vështirë të largoheni.

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Kulturë

Premierë e suksesshme në Ditën Botërore të Teatrit: “Bidermani dhe Zjarrvënësit” në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Published

on

Në Ditën Botërore të Teatrit, Teatri Kombëtar i Kosovës prezantoi premierën e shfaqjes “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, duke i dhënë publikut një mbrëmje të veçantë artistike.

Nën regjinë e Agon Myftarit, vepra e Max Frisch-it u interpretua me mjeshtëri nga aktorët, duke trajtuar dilema të thella morale dhe ekzistenciale, dhe duke reflektuar mbi përgjegjësinë individuale dhe shoqërore përmes simbolikës së zjarrvënësve.

Shfaqjen e ndoqën ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja e Kulturës, Nora Arapi Krasniqi, zëvendësministrja e Kulturës, Tijana Veljković, si dhe kryesuesja e Këshillit të Teatrit Kombëtar, Visare Aliu.

Kjo premierë është edhe një dëshmi e energjisë krijuese dhe përkushtimit të aktorëve dhe të gjithë profesionistëve të teatrit, që vazhdojnë të sjellin vepra që nxisin reflektim dhe dialog.

Continue Reading

Të kërkuara