Shëndeti

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia?

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë.

Published

on

Lodhja ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm oksigjen në mungesë të rruazave të kuqe të gjakut.

Anemia që vjen si pasojë e mungesës së hekurit është një nga format më të përhapura të sëmundjes.

Përveç mungesës së oksigjenit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, trupit i duhet të punojë më fort për të prodhuar energji.

Nëse në trup mungon hekuri, nuk do të ketë mjaftueshëm rruaza të kuqe të cilat transportojnë oksigjen.

Rreziqet e lodhjes së vazhdueshme për organizmin:

Lodhja, drobitja dhe plogështia kanë një ndikim të fortë në organizëm. Anemia mund të nxisë sindromën e lodhjes kronike, e cila e përball trupin me një barrë të rëndë.

Pasojat ndihen tek imuniteti që në fillim. Gjumi bëhet i vështirë, koka dhemb ndërkohë që tensioni bie. Lodhja ndikon edhe tek përqendrimi dhe aftësitë e mendjes.

Si të trajtoni lodhjen si pasojë e anemisë?

Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se transfuzioni i rruazave të kuqe të gjakut është një mënyrë e mirë por e kushtueshme për të trajtuar lodhjen.

Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur.

Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë.

Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen nëpërmjet suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.

Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C.

Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur.

Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkoolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit.

Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm.

Lexoni këtu për disa ushqime që duhet të konsumoni nëse jeni anemikë dhe këtu për disa kura natyrale. /AgroWeb.org

Aktualitet

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Published

on

UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.

Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.

Fokusimi tematik

IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:

  • Stomatologji e Përgjithshme
  • Mjekësi Orale
  • Kërkime në Stomatologji
  • Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
  • Stomatologji me Laser
  • Nano-Stomatologji
  • Stomatologji Kozmetike
  • Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
  • Stomatologji Pediatrike
  • Shëndeti Publik Dentar
  • Stomatologji Restauruese
  • Anesteziologji Dentare
  • Higjiena Dentare
  • Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
  • Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale

Datat e rëndësishme për aplikuesit:

Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025

Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025

Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025

Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025

Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025

Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025

Dorëzimi i punimeve

Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.

Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.

UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së

Continue Reading

Shëndeti

Si ndikojnë ekranet në zhvillimin e trurit të foshnjave, çfarë duhet të dini?

Published

on

Studime të reja shkencore tregojnë se ekspozimi i fëmijëve ndaj ekranit para moshës 2 vjeç mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e trurit, që mund të zgjasin gjithë jetën.

Ekspertët paralajmërojnë se këto ditë të hershme janë kritike për aftësitë sociale, gjuhësore dhe përqendrim, që mësohen përmes ndërveprimeve njerëzore dhe lojës.

Çfarë tregon studimi:

Pjesët e trurit që ndihmojnë fëmijën të flasë, të përqendrohet dhe të ndërveprojë me të tjerët nuk zhvillohen si duhet kur fëmijët shpenzojnë shumë kohë para ekranit.

Fëmijët që ekspozohen herët ndaj telefonave, tabletëve apo televizorëve janë 8 herë më të rrezikuar për probleme me vëmendjen më vonë në jetë.

Koha e hershme para ekranit mund të sillet si dëmtim zhvillimor i trurit, duke ndikuar në aftësitë e tyre për të mësuar dhe për të krijuar lidhje sociale.

Ekspertët këshillojnë që truri i foshnjës të ushqehet me lojë, eksplorim dhe interaksion njerëzor, duke përfshirë kohën ballë për ballë, leximin dhe prekjen.

Përveç përfitimeve zhvillimore, këto zakone ndihmojnë fëmijën të krijojë baza të forta për të ardhmen.

Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se zakonet që vendosin formojnë të ardhmen e të jetës së fëmijës.

Vonimi i ekspozimit ndaj ekranit dhe përqafimi i aktiviteteve reale mund të bëjë diferencë në zhvillimin e tyre mendor dhe social. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Cili është lloji më i mirë i bukës?

Published

on

Buka ka kohë që ka një reputacion të keq si armiku kryesor i çdo diete, por ekspertët pohojnë se është e shëndetshme.

Nutricionistet pohojnë se ky ushqim plotëson më shumë se 10 përqind të nevojave për proteina, folate dhe hekur dhe ka një anë pozitive.

Buka përmban fibra, por kjo vlen vetëm për bukën integrale, tërshërën, thekrën dhe misrin, se janë të pasura me minerale dhe vitamina B.

Çfarë thotë ngjyra?

Nuk është një tregues i besueshëm i cilësisë së bukës. Ngjyra e errët lyhet me ngjyra artificiale, kështu që njerëzit gabohen duke menduar se është më e shëndetshme se e bardha dhe nuk shëndosh. Dhe e vërteta është si më poshtë,buka më e fortë është më e shëndetshmja.

Buka nuk të shëndosh nëse hahet në sasi të arsyeshme, domethënë 200-300 gramë në ditë, ne shtojmë në peshë kryesisht nga ajo që i shtojmë: gjalpë, paste, sallam, majonezë ose reçel.

Thekra është më e shëndetshmja

Shpesh nuk ka deklarata në bukë e nuk mund ta dimë çka përmban saktësisht. Duhet t’i kushtoni vëmendje llojit të miellit. Rekomandohet mielli i thekrës sepse përmban vitamina e minerale, është i pasur me fibra, tretet më lehtë dhe për shkak të indeksit të tij glicemik, krijon një ndjesi ngopjeje që zgjat. Buka e bërë nga mielli i tërshërës është gjithashtu e shkëlqyer, si dhe buka e pasuruar me fara dhe arra.

E bardha shmanget më së miri

Kjo bukë ka vlerën më të ulët ushqyese e përmban sasi të fshehura sheqeri e kripe, dhe ka një indeks të lartë glicemik. Pasi hamë një fetë bukë të bardhë, sheqeri në gjak rritet e më pas bie, prandaj ndjesia e ngopjes zgjat për një kohë të shkurtër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Çka tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç?

Published

on

Dy studime të reja tregojnë se tensioni i lartë i gjakut para moshës 40 vjeç rrit ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës dhe ishemi.

Studimi në SHBA: mbi 4,800 persona – tensioni i lartë para të 40-ave trefishon rrezikun në 20 vitet e ardhshme.

Studimi në Korenë e Jugut: mbi 2.5 milionë persona – gratë me tension të lartë kishin 76% më shumë rrezik, burrat 85%.

Shkencëtarët theksojnë se tensioni i lartë dëmton zemrën dhe, së bashku me faktorë si mbipesha, kolesteroli, sheqeri i lartë dhe duhanpirja, rrit mundësinë për atak kardiak.

Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 si thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara