Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura. E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura. Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.
Përshembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie. Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist. Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog. Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh?
Vështirësi me kontrollin e emocioneve Stresi, ankthi, zemërimi e të tjera ndjesi të këtij spektri mund t’i përjetoni shpesh gjatë një dite për shkak të bashkëjetesave në vende të ndryshme, profesionit apo gjendjeve shëndetsore. Megjithatë sipas ekspertëve është e rëndësishme të jini të vëmendëshëm në përsëritjen e këtyrë episodeve të mbushura me emcoione negative. Inati dhe zemërimi shpesh është një tregues i sëmundjes së depresionit e kjo ndodh më shumë tek burrat. Mos kontrollimi dhe zgjatja për periudha të gjata të këtyre emocioneve reflektohet në ndjenja negative që personi ka me veten e tij. Tek fëmijët kjo simptomë reflektohet në ndjenja dhune dhe agresiviteti ndaj të tjerëve.
Keni performancë të dobët Jeni në punë apo në shkollë dhe shihni se rezultatet tuaja kohët e fundit janë më të dobta se zakonisht? Kjo mund të jetë një shenjave problemeve emocionale dhe psikologjike. Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë memorien, përqëndrimin, t’ju bëjnë të keni më pak energji që rezulton në më pak kënaqësi dhe apati gjatë punës. Mungesa e të gjithë këtyre bashkë çon në më pak produktivitet dhe rezultate më të dobta kudo ku po performoni.
Ndryshime me gjumin dhe oreksin Problemet me shëndetin mednor prekin të gjithë organizmin duke lënë pasoja edhe tek gjumi dhe oreksi. Nëse vuani për një kohë të gjatë nga pagjumësia dhe mungesa e oreksit sipas ekspertëve mund të jeni duke vuajtur nga ankthi kronik. Nga ana tjetër personat e prekur nga depresioni janë të prirur të flenë gjatë gjithë kohës ose të kosnumojnë më shumë ushqim nga sa kanë nevojë. Të dy këto sjellje janë tregues se mund t’ju duhet të kontaktoni një psikolog.
Vështirësi në krijimin e mardhënieve njerëzore Problemet e shëndetit mendor nuk ju ndikojnë vetëm ju, por edhe të tjerët rreth jush në një mori mënyrash. Personat që kanë vështirësi psikologjike kanë vështirësi edhe në krijimin e mardhënieve të shëndetshme. Këtu përfshihen mardhëniet me të tjerët në shkollë, në punë, familje apo me superirorët. Zakonisht këto karakterizohen nga mungesa e komunikimit dhe konfliktet e vazhdueshme. Nëse e gjeni shpesh veten në mes të konflikteve që mund të evitohen, një therapist mund t’ju ndihmojë. Duke folur me një therapist apo psikolog do të mund të përmirësoni aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët.
Distancimi nga aktivtetet e përditshme Ditët mund të bëhen fare lehtë monotone, por ritmi i përditshmërisë e merr veten shpejt dhe pas një periudhe mërzie ktheheni po aty ku keni qenë. Nëse kjo nuk ndodh dhe ju nuk shijoni asnjë nga aktivitetet tuaja të preferuara mund të jeni duke vuajtur nga depresioni. Distancimi nga hobit dhe interesat personale apo dhe i zakoneve që ndiqni në përditshmëri është një shenjë se duhet të konsultoheni me një specialist. Terapia është një mënyrë shumë e mirë për t’ju çliruar nga mendimet e këqija që ju mbajnë të mbërthyer pas dhe një ndihmë për të filluar jetën normale./AgroWeb
Sezoni i pushimeve në Kosovë nuk është vetëm një mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë, por edhe koha ideale për t’i kushtuar vëmendje shëndetit. Me këtë synim, United Hospital ka lansuar pako të veçanta të kontrolleve mjekësore, të dedikuara për mërgimtarët që kalojnë pushimet në vendlindje.
Duke pasur parasysh se në shumë shtete evropiane vizitat specialistike dhe ekzaminimet diagnostike shoqërohen me lista të gjata pritjeje, United Hospital u ofron bashkatdhetarëve mundësinë që të kryejnë kontrollet e nevojshme shpejt, me diagnostikë moderne dhe kujdes profesional, pa e humbur kohën e çmuar të pushimeve.
Edmond Hajrizi, drejtues i United Hospital dhe një personalitet i njohur i botës akademike me arritje të spikatura shkencore e inovative, e konsideron diasporën shqiptare një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Duke qenë se vetë është rritur dhe shkolluar në Perëndim, ai e njeh nga afër realitetin dhe sfidat me të cilat përballen bashkatdhetarët në sistemet shëndetësore të vendeve ku jetojnë.
Sipas Hajrizit, ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor, të shpejtë dhe të standardeve ndërkombëtare për mërgimtarët është një prioritet strategjik i United Hospital. “Diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e Kosovës dhe ne kemi përgjegjësi t’i ofrojmë shërbime shëndetësore që i japin siguri, besim dhe qetësi gjatë qëndrimit në vendlindje,” thekson ai, duke e cilësuar investimin në shëndetin e mërgimtarëve si një investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjeve dhe në të ardhmen e vendit.
Paketat promocionale përfshijnë kontrolle të planifikuara sipas nevojave të pacientëve, duke mundësuar vlerësim të hershëm të gjendjes shëndetësore dhe parandalim të sëmundjeve. Qasja multidisiplinare, teknologjia bashkëkohore dhe stafi i specializuar synojnë t’u ofrojnë mërgimtarëve një përvojë të sigurt dhe efikase gjatë qëndrimit në Kosovë.
Nga United Hospital theksojnë se investimi në shëndet është investimi më i rëndësishëm, duke i ftuar mërgimtarët që ta shfrytëzojnë kohën e pushimeve për kontrolle parandaluese dhe diagnostikim në kohë, në mënyrë që të rikthehen në vendet ku jetojnë me më shumë siguri dhe mirëqenie.
Për informata dhe rezervime, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/
Shëndeti i gruas dhe i nënës mbetet një nga shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndetshme, ndërsa kujdesi profesional gjinekologjik është vendimtar për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin në kohë të shumë problemeve shëndetësore. Duke u mbështetur në standardet bashkëkohore të mjekësisë, United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime të avancuara në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke garantuar siguri, profesionalizëm dhe përkujdesje të personalizuar për çdo paciente.
Nën vizionin strategjik të Prof. Dr. Edmond Hajrizit, United Hospital ka ndërtuar një model bashkëkohor të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku teknologjia, digjitalizimi dhe inovacioni janë shndërruar në shtyllat kryesore të transformimit klinik. Integrimi i sistemeve inteligjente, pajisjeve diagnostikuese të gjeneratës së fundit dhe proceseve të digjitalizuara ka ngritur standardet e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit në trajtimin e pacientëve.
Ky vizion modern ka prodhuar rezultate të prekshme edhe në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës, duke mundësuar diagnostikim më të hershëm, monitorim më të saktë të shtatzënisë, planifikim optimal të ndërhyrjeve kirurgjikale dhe kujdes multidisiplinar sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare.
Në këtë mënyrë, United Hospital po afirmohet si një qendër moderne e ekselencës mjekësore, ku inovacioni teknologjik vihet në funksion të mbrojtjes së shëndetit të gruas dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Në kuadër të këtij angazhimi, Dr. Flora Belegu-Spahija, Specialiste në Gjinekologji dhe Obstetri, ofron një gamë të plotë shërbimesh për shëndetin riprodhues të grave, duke përfshirë kontrollet rutinë gjinekologjike, diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve, ndjekjen profesionale të shtatzënisë, si dhe trajtimin e rasteve që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale.
Në United Hospital, çdo paciente trajtohet sipas nevojave të saj specifike, ndërsa çdo procedurë planifikohet me kujdes maksimal dhe realizohet në bashkëpunim të ngushtë me ekipin e anesteziologjisë dhe specialistëve të tjerë, duke garantuar standarde të larta të sigurisë dhe cilësisë.
Investimi në teknologji moderne, përvoja profesionale e stafit mjekësor dhe qasja humane ndaj pacientes e kanë bërë United Hospital një adresë të besueshme për gratë që kërkojnë kujdes shëndetësor cilësor në çdo fazë të jetës së tyre.
Për vizitë ose konsultë, pacientet mund të rezervojnë termin në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, në objektin e United Hospital, në aksin Prishtinë–Ferizaj, Km 7, ku shëndeti i gruas trajtohet me profesionalizëm, dinjitet dhe teknologji të avancuar./rajonipress/
Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Nën udhëheqjen e re të rektorit dhe profesionistit të njohur, prof.dr.Edmond Hajrizi, “United Hospital”, po hyn në një fazë të re zhvillimi, duke vendosur në qendër të misionit të tij qasjen e barabartë të qytetarëve në shërbime shëndetësore cilësore. I njohur për arritjet e tij akademike, shkencore dhe inovative në nivel ndërkombëtar, Hajrizi ka artikuluar një vizion të qartë për transformimin e institucionit, me fokus në uljen e kostove të shërbimeve dhe përafrimin e tyre me mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
“Po kujdesem që shëndeti i qytetarëve të jetë prioriteti ynë kryesor, duke i përshtatur shërbimet me kushtet reale ekonomike dhe të ardhurat e tyre. Synimi ynë është që askush të mos privohet nga kujdesi shëndetësor profesional dhe cilësor për shkak të pamundësisë financiare. Po punojmë që standardet më të larta mjekësore të jenë të arritshme për çdo qytetar”, ka deklaruar Hajrizi për Rajonipress.
Sipas tij, modeli i ri i funksionimit të spitalit synon të ndërthurë ekselencën profesionale me përgjegjësinë sociale, duke dëshmuar se kujdesi shëndetësor modern mund të jetë njëkohësisht cilësor, inovativ dhe i përballueshëm.
Në një kohë kur kujdesi shëndetësor cilësor dhe i përballueshëm mbetet prioritet për qytetarët, United Hospital po vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për ofrimin e shërbimeve moderne mjekësore me standarde të larta profesionale dhe çmime të qasshme për të gjithë.
Spitali, i cili po konsolidohet si një nga institucionet private më të avancuara shëndetësore në Kosovë, ka prezantuar një paketë të re kardiovaskulare me çmim promocional prej vetëm 50 eurosh, duke synuar rritjen e kujdesit preventiv dhe diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.
Paketa përfshin ekzaminim të plotë kardiovaskular, vizitë specialistike me EKG, ekokardiografi dhe Doppler të arterieve karotide, duke u ofruar pacientëve një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së tyre kardiovaskulare në një vend të vetëm dhe me teknologji bashkëkohore.
Ekspertët shëndetësorë theksojnë se diagnostikimi i hershëm është çelësi për parandalimin e komplikimeve serioze kardiovaskulare, ndërsa kontrollet e rregullta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe uljen e rreziqeve për sëmundje të zemrës.
Me investime të vazhdueshme në teknologji mjekësore, staf profesional dhe shërbime të specializuara, United Hospital po ndërton një model të ri të kujdesit shëndetësor privat, ku cilësia, siguria dhe qasja e përballueshme për pacientin ecin paralelisht.
Përfaqësuesit e spitalit bëjnë të ditur se kjo ofertë është pjesë e angazhimit të tyre për ta afruar diagnostikimin modern me çdo familje kosovare, duke dëshmuar se shërbimet shëndetësore të standardeve të larta nuk duhet të jenë domosdoshmërisht të shtrenjta.
Qytetarët që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo paketë mund të rezervojnë terminin e tyre në United Hospital, në aksin Prishtinë-Ferizaj, ku kujdesi profesional dhe teknologjia moderne vihen në shërbim të shëndetit të secilit pacient.
Sepse një zemër e shëndetshme mbetet investimi më i rëndësishëm për një jetë të sigurt, aktive dhe me cilësi./rajonipress/
Një buzëqeshje e bardhë, e shëndetshme dhe plot vetëbesim është një nga elementet më të rëndësishme të paraqitjes personale. Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit oral dhe estetikës dentare, United Hospital ka lansuar një ofertë të veçantë për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të përmirësojnë pamjen e buzëqeshjes së tyre me standarde të larta profesionale.
Për një periudhë të kufizuar prej vetëm një muaji, pacientët mund të përfitojnë dy seanca për zbardhimin profesional të dhëmbëve për vetëm 50 euro, një mundësi e favorshme për të arritur rezultate të dukshme dhe të sigurta nën mbikëqyrjen e specialistëve.
Në United Hospital, procedura e zbardhimit realizohet duke respektuar standardet më të avancuara mjekësore dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve. Trajtimi kryhet nga një ekip i specializuar stomatologësh dhe kirurgësh maksilo-facialë, duke garantuar siguri maksimale dhe kujdes profesional për çdo pacient.
Sipas ekipit mjekësor të spitalit, rezultatet janë të dukshme menjëherë pas trajtimit, ndërsa procedura është e përshtatshme për personat që dëshirojnë të përmirësojnë estetikën e buzëqeshjes së tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.
United Hospital vazhdon të ofrojë shërbime cilësore shëndetësore dhe stomatologjike, duke sjellë oferta që kombinojnë profesionalizmin, teknologjinë moderne dhe kujdesin ndaj pacientit.
Për shkak të interesimit të madh dhe kohëzgjatjes së kufizuar të ofertës, qytetarët ftohen të rezervojnë terminet e tyre me kohë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e veçantë për një buzëqeshje më të ndritshme dhe më të shëndetshme./rajonipress/