Shëndet

Si të kuptoni që duhet të shkoni tek piskologu

Simptomat dhe sjelljet e shpjeguara.

Published

on

Vështirësitë janë pjesë e përditshmërisë po aq sa edhe momentet e lumtura. E megjithatë herë pas here njëra nga këto gjendje mund të prevalojë mbi tjetrën, duke ju krijuar probleme të cilat shpesh qëndrojnë të heshtura. Përjetimi i dhimbjeve të mëdha në periudha të caktuara të jetës mund të zgjasë më shumë se një fazë.

Përshembull humbja e një të afërmi apo probleme të tjera të jetës së përditshme që ju mbushin me ankth e gjendje mërzie. Sipas ekspertëve tejzgjatja e këtyre gjendjeve të caktuara duhet trajtuar me kujdes nga një specialist. Truri si çdo organ tjetër duhet të trajtohet në raste vështirësish, pra duke u konsultuar me një psikolog. Por si ta kuptoni që keni nevojë për një të tillë, cilat janë simptomat që duhet të kini parasysh?

Vështirësi me kontrollin e emocioneve
Stresi, ankthi, zemërimi e të tjera ndjesi të këtij spektri mund t’i përjetoni shpesh gjatë një dite për shkak të bashkëjetesave në vende të ndryshme, profesionit apo gjendjeve shëndetsore. Megjithatë sipas ekspertëve është e rëndësishme të jini të vëmendëshëm në përsëritjen e këtyrë episodeve të mbushura me emcoione negative. Inati dhe zemërimi shpesh është një tregues i sëmundjes së depresionit e kjo ndodh më shumë tek burrat. Mos kontrollimi dhe zgjatja për periudha të gjata të këtyre emocioneve reflektohet në ndjenja negative që personi ka me veten e tij. Tek fëmijët kjo simptomë reflektohet në ndjenja dhune dhe agresiviteti ndaj të tjerëve.

Keni performancë të dobët
Jeni në punë apo në shkollë dhe shihni se rezultatet tuaja kohët e fundit janë më të dobta se zakonisht? Kjo mund të jetë një shenjave problemeve emocionale dhe psikologjike. Problemet e shëndetit mendor mund të ndikojnë memorien, përqëndrimin, t’ju bëjnë të keni më pak energji që rezulton në më pak kënaqësi dhe apati gjatë punës. Mungesa e të gjithë këtyre bashkë çon në më pak produktivitet dhe rezultate më të dobta kudo ku po performoni.

Ndryshime me gjumin dhe oreksin
Problemet me shëndetin mednor prekin të gjithë organizmin duke lënë pasoja edhe tek gjumi dhe oreksi. Nëse vuani për një kohë të gjatë nga pagjumësia dhe mungesa e oreksit sipas ekspertëve mund të jeni duke vuajtur nga ankthi kronik. Nga ana tjetër personat e prekur nga depresioni janë të prirur të flenë gjatë gjithë kohës ose të kosnumojnë më shumë ushqim nga sa kanë nevojë. Të dy këto sjellje janë tregues se mund t’ju duhet të kontaktoni një psikolog.

Vështirësi në krijimin e mardhënieve njerëzore
Problemet e shëndetit mendor nuk ju ndikojnë vetëm ju, por edhe të tjerët rreth jush në një mori mënyrash. Personat që kanë vështirësi psikologjike kanë vështirësi edhe në krijimin e mardhënieve të shëndetshme. Këtu përfshihen mardhëniet me të tjerët në shkollë, në punë, familje apo me superirorët. Zakonisht këto karakterizohen nga mungesa e komunikimit dhe konfliktet e vazhdueshme. Nëse e gjeni shpesh veten në mes të konflikteve që mund të evitohen, një therapist mund t’ju ndihmojë. Duke folur me një therapist apo psikolog do të mund të përmirësoni aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët.

Distancimi nga aktivtetet e përditshme
Ditët mund të bëhen fare lehtë monotone, por ritmi i përditshmërisë e merr veten shpejt dhe pas një periudhe mërzie ktheheni po aty ku keni qenë. Nëse kjo nuk ndodh dhe ju nuk shijoni asnjë nga aktivitetet tuaja të preferuara mund të jeni duke vuajtur nga depresioni. Distancimi nga hobit dhe interesat personale apo dhe i zakoneve që ndiqni në përditshmëri është një shenjë se duhet të konsultoheni me një specialist. Terapia është një mënyrë shumë e mirë për t’ju çliruar nga mendimet e këqija që ju mbajnë të mbërthyer pas dhe një ndihmë për të filluar jetën normale./AgroWeb

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara