Lajmet

Si të digjni kaloritë pa ushtrime?

Published

on

Shumica e mënyrave për të djegur kalori janë mjaft të thjeshta dhe shumë të përballueshme për të mos i përdorur ato. Disa prej tyre mund të jenë të pazakontë, por ato mund të ndihmojnë, veçanërisht nëse nuk jeni adhurues i palestrës.

Ftoheni ujin para se ta pini

Konsumimi i ujit i mban njerëzit të hidratuar, dhe gjithashtu mund të stimulojë metabolizmin dhe të inkurajojë djegien e kalorive. Sipas një studimi të vitit 2003, efekti i konsumimit të ujit mund të maksimizohet duke e ftohur para se ta pini.

Kur freskoni veten me ujë të ftohtë, e ngrohni atë brenda në temperaturën e trupit, gjë që mund të rrisë shpejtësinë e metabolizmit deri në 40 për qind. Studime të tjera kanë treguar se pirja e gjysmë litri ujë të ftohtë mund të ndihmojë në djegien e 24 dhe 30 për qind më shumë kalori në 90 minutat e para.

Bëj banjë

Një studim i vitit 2018 zbuloi se një banjë e ngrohtë përmirëson qarkullimin dhe transportin e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, duke e bërë më të lehtë heqjen e mbetjeve metabolike. Procesi njihet si ngrohje pasive dhe ofron përfitime të ngjashme si ushtrimi.

Vizitoni saunën

Përveç një banjë të nxehtë, një saunë mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë. Një studim nga viti 2019 provoi se një qëndrim 60-minutësh në saunë mund të ndihmojë në humbjen e 0.65 kilogramëve, ndërsa seritë e përsëritura 10-minutëshe gjithashtu zvogëlojnë dhjamin e organeve të brendshme.

Provoni kullimin limfatik

Stimulimi i sistemit limfatik ju siguron shumë përfitime që përfshijnë përshpejtimin e metabolizmit tuaj. Kërkimet nga viti 2013 treguan se kullimi limfatik rrit qarkullimin, heq mbetjet biokimike nga gjaku dhe indet e trupit, zvogëlon stresin e trupit, zvogëlon fryrjen dhe lodhjen, zvogëlon inflamacionin dhe inkurajon gjumin më të mirë.

Bëni një dush me ujë të ftohtë

Një mënyrë tjetër për të stimuluar sistemin tuaj limfatik është të bëni dush me ujë të ftohtë pas banjës ose saunës.

Sipas një studimi të botuar në vitin 2014 në revistën prestigjioze “PLOS One”, ekspozimi ndaj të ftohtit mund t’ju ndihmojë të rrisni ritmin tuaj metabolik, përveç rritjes së endorfinës, zvogëlimit të inflamacionit dhe qetësimit të muskujve të lënduar ose të lodhur. Mjafton të kaloni 60 deri 90 sekonda në ujë të ftohtë.

Merrni frymë nga diafragma

Frymëmarrja diafragmatike ose frymëmarrja abdominale ndikon në stomak, diafragmë dhe muskujt e barkut, duke mbushur mushkëritë me ajër në mënyrë më efikase. Ndihmon për të përmirësuar funksionin e mushkërive dhe ka një efekt të dobishëm në presionin e gjakut dhe pulsin.

Flini

Gjumi i mirë përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore, ju relakson dhe ju ndihmon të detoksifikoni dhe shëroni muskujt pas trajnimit intensiv. Gjumi i thellë djeg kaloritë dhe e mban metabolizmin tonë të shëndetshëm.

Qeshni

Shpesh thuhet se e qeshura është ilaçi më i mirë dhe a e dini se djeg kalori?

Një studim i botuar në International Journal of Obesity tregoi se “e qeshura e vërtetë”, si e qeshura gjatë një filmi argëtues, mund të rrisë shkallën e metabolizmit me 10 deri në 20 për qind.

Lajmet

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 4 mijë e 400 eurosh

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të realizuar të enjten në Prishtinë. Përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, zyrtarët doganorë kishin përzgjedhur për kontroll një kamion që transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik, ku më pas hasën në artikuj të fshehur që u nënshtrohen kërkesave për leje importi dhe autorizimeve për tregtimin e mallrave të akcizës.

Gjatë inspektimit të dërgesës, në kamion janë gjetur 11 mijë e 520 paketime me prezervativë, secila me nga tri copë, si dhe 400 copë cigare elektronike. Sipas vlerësimeve të Doganës, vlera e përgjithshme e këtyre mallrave të zbuluara, pa llogaritur detyrimet doganore dhe tatimore, kap shumën e rreth 4 mijë e 400 eurove.

Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me zbatimin e mekanizmave të kontrollit për të identifikuar dhe parandaluar rastet e mosdeklarimit të mallrave, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit, sigurimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe respektimin e kërkesave ligjore për qarkullimin e mallrave në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Alix Earle kërkon deri në 500 mijë dollarë për një postim reklamues

Published

on

Influencuesja amerikane Alix Earle kërkon nga 250 mijë deri në 500 mijë dollarë për një postim të vetëm në kuadër të bashkëpunimeve me marka të ndryshme, raporton revista “The Hollywood Reporter”.

Sipas revistës, për 25-vjeçaren, e cila ka ndërtuar një audiencë të madhe në TikTok, një nga kriteret kryesore për pranimin e bashkëpunimeve është nëse i pëlqen vërtet produkti që i ofrohet për promovim.

Babai i saj, Thomas Earle, ka treguar se kur vajza e tij e pëlqen mjaftueshëm një produkt, ndonjëherë është e gatshme ta promovojë edhe pa pagesë.

“Duket e çmendur të shpenzosh kaq shumë para, por unë vërtet besoj te jetëgjatësia dhe te ruajtja e besimit që kam ndërtuar me audiencën time”, është shprehur Earle.

Përveç bashkëpunimeve reklamuese, influencuesja ka nisur të investojë edhe në kompani të ndryshme. Ajo ishte ndër investitorët e hershëm në kompaninë e pijeve me bazë prebiotike Poppi, të cilën PepsiCo e bleu vitin e kaluar për 1.95 miliardë dollarë.

Earle zotëron gjithashtu aksione në markën e produkteve të mirëqenies Cymbiotika, ndërsa është investitore dhe ambasadore e markës së koktejeve të gatshme SipMARGS.

Në mars, ajo prezantoi edhe markën e saj të produkteve për kujdesin e lëkurës, Reale Actives, duke zgjeruar aktivitetin në industrinë e bukurisë.

Gjatë intervistës, Earle foli edhe për kritikat që kishte marrë pas deklaratës se nuk kishte lexuar asnjë libër gjatë jetës së saj.

“Le ta bëjmë të qartë: E kam lexuar patjetër librin, por jo, nuk lexoj në mënyrë aktive. Për momentin nuk jam duke lexuar asgjë”, u shpreh ajo.

Alix Earle u bë e famshme gjatë pandemisë së COVID-19, përmes videove në TikTok, ku fitoi miliona ndjekës me përmbajtje rreth përditshmërisë, bukurisë dhe stilit të jetesës.

Vitin e kaluar, ajo arriti në vendin e dytë në sezonin e 34-t të spektaklit “Dancing with the Stars”. Ndërkohë, në shtator, në Netflix debutoi reality show i familjes së saj, “Earle Meets World”, i cili, sipas raportimeve, është rinovuar për një sezon të dytë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

54 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot shënohen 54 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili nisi më 20 nëntor 1972 në Tiranë, me pjesëmarrjen e albanologëve nga të gjitha trevat shqiptare.

Në Kongres morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i këtij tubimi ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e një sistemi të njësuar të drejtshkrimit, me synimin e krijimit të një standardi të përbashkët të gjuhës shqipe.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm luajti edhe delegacioni nga Prishtina. Kongresi u parapri nga një takim me rëndësi i mbajtur në Prishtinë, ku ishin diskutuar dhe përcaktuar disa nga standardet gjuhësore.

Kongresi i vitit 1972 shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e gjuhës shqipe dhe në përpjekjet për njësimin e saj në të gjitha trevat shqiptare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara