Lajmet

Si të çlirohesh nga mendimi i tepruar?

Published

on

Mendimi i tepërt është një nga shkaqet më të mëdha të pakënaqësisë. Ajo mund të krijojë probleme që madje nuk ishin aty ose mund të mos ndodhin fare.

Shumica e problemeve që krijojmë në mendjen tonë janë të bazuara në pasiguri dhe shqetësim dhe nuk na ndihmojnë – megjithëse mendojmë se duke menduar më shumë po ndihmojmë ose mbrojmë veten në një farë mënyre. Ajo që ne po bëjmë me të vërtetë është mohimi i kësaj dhurate në këtë moment.

Sapo të fillojmë, është e vështirë të ndalosh mbimendimin. Ja 4 mënyra që realisht ndihmojnë në lehtësimin e mendjes nga mendimet e tepërta.

Fokusohu tek gjërat pozitive që po ndodhin tani

Jemi bërë një shoqëri që lejon mbizotërimin e mendimit të tepërt. Duke zhvendosur fokusin në atë që ju bën të lumtur, ose atë për të cilën jeni mirënjohës, pak nga pak filloni të rikualifikoni mendjen për të menduar më pozitivisht. Mos harroni: Duhet një tullë sipër një tulle tjetër për të ndërtuar një shtëpi.

Si pasojë, filloni të ndjeheni më paqësor e ndaloni së menduari tepër, pasi nuk i vini më aq shumë theks negativitetit që perceptoni brenda vetes dhe gjetkë.

Mos harroni, energjia shkon aty ku shkon vëmendja, mund të ndaloni së menduari tepër duke i parë me sy të tretë mendimet që kalojnë në mendjen tënde.

Përsëritni fjalë paqtuese vetes gjatë gjithë ditës

Kushtojini vëmendje trurit tuaj pikërisht në këtë moment që po lexon… çfarë lloj mendimesh po të vërtiten në kokë?

Më shumë gjasa, do të vini re se shumica e tyre janë rreth atyre gjërave që duhej t’i bënit sot, ose diçka që dikush tha e që ju bëri të zemëroheni, apo edhe mendime negative për veten tuaj. Mos u ndje keq, megjithatë; me kaq shumë negativitet rreth nesh, mbajtja e një mendimi pozitiv të qëndrueshëm nuk është gjithmonë e lehtë. Sidoqoftë, në të vërtetë mund t’i kundërshtoni mendimet negative, nxitëse të stresit me fjalë të thjeshta dhe paqësore.

Sa herë që ndieni një periudhë ankthi që po vjen, sillni në vëmendje fjalë qetësuese, si: Qetësi. Paqësimi. Këndshëm. Dashuri. Relaksim Dritë. Fllad. Plazh.

Dy fjalët e fundit në sekuencë përshkruajnë një skenë. Fjalët mbartin shumë kuptim dhe fuqi, prandaj përdorni në avantazhin tuaj sa herë që ndiheni të stresuar. Nëse doni t’i mbani gjithnjë në vëmendje këto fjalë, provoni t’i shkruani në një vend të dukshëm, ose diku që do t’ju dalin përballë medoemos, tek dera e frigoriferit p.sh.

Mos “banoni” shumë brenda kokës

Harroni për porositë që duhet të kryeni nesër pas punës, ose faturat që duhet të paguani javën tjetër, ose pasigurinë e së ardhmes tuaj që nuk e keni marrë akoma. Kur i lini mendimet si këto të ripërtypen, kjo shkakton shqetësim brenda trupit, madje të çojë në ankth, dhe probleme tjera serioze. Ankthi shkaktohet duke jetuar me imagjinatë në një kohë tjetër nga ajo që kemi tani, prandaj ktheje veten në të tashmen sa herë që ndjen që mendimet e tua të çojnë diku tjetër.
Duke e lejuar veten të shpengohet nga një moment në tjetrin, ashtu si bëtë kur ishit fëmijë, do të rimerrni atë që do të thotë të ndiesh paqen e vërtetë.

Dilni në natyrë të çliroheni nga mendimi i tepërt

Natyra është mënyra perfekte për të qetësuar një mendje të zënë. Ju mund ta bëni këtë në një fundjavë ose në pushimin e drekës në një park aty pranë. Nëse jeni vërtet të stresuar, konsideroni të shkoni me pushime diku bukur dhe larg gjithçkaje.

Çdo gjë që mund të bëni për të forcuar lidhjen tuaj me natyrën do të përfitojë nga mendja e do t’ju ndihmojë të mbani mend se krijojmë shumicën e stresit që ndiejmë në mendjen dhe trupin tonë. E kemi origjinën në një vend të harmonisë së pastër,  shumica e asaj që shohim rreth nesh është iluzion i vazhdueshëm.

Mos u kap shumë me çështjet e parëndësishme të botës materiale, sepse nuk do të gjesh paqe në numra apo pasuri. Qoftë kur ke shumë, qoftë kur ke pak. /A.Z/UBT News/

Vendi

Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë, policia evakuon zonën

Published

on

Policia e Kosovës ka pranuar sot, rreth orës 09:00, një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë. Policia ka siguruar perimetrin dhe ka evakuuar qytetarët nga zona për të garantuar sigurinë e tyre.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit.

“Rreth orës 09:00, Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Gucia’ në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe duke evakuuar qytetarët nga zona. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e tyre”, deklaroi Pllana.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për natyrën e mjetit të dyshuar, ndërsa veprimet në terren po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nga intervista te montazhi: në ditën e katërt të Akademisë Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim, studentët prezantojnë projektet e tyre

Published

on

Në kuadër të Akademisë Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, sot u mbajt dita e katërt e aktiviteteve, e organizuar në dy sesione prezantuese, ku morën pjesë studentët e vitit të dytë dhe të tretë.

Sesioni i parë iu kushtua prezantimit të punimeve të realizuara në lëndën “Intervista në TV dhe Radio”, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Safet Zejnullahu. Studentët prezantuan intervistat e tyre, duke dëshmuar aftësitë e fituara në zhvillimin e intervistave profesionale, komunikimin me të ftuarit dhe zbatimin e standardeve të gazetarisë audiovizive.

Në sesionin e dytë, studentët prezantuan projektet e realizuara në lëndën “Montazhi në TV dhe Radio”, të udhëhequr nga Prof. Burim Haliti. Përmes punimeve të tyre, ata shfaqën njohuritë dhe aftësitë praktike në procesin e montazhit, duke demonstruar kreativitet, organizim të përmbajtjes dhe përdorim efektiv të teknikave bashkëkohore të post-produksionit.

Prezantimet krijuan një atmosferë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë të ndajnë rezultatet e punës së tyre dhe të marrin komente profesionale nga profesorët dhe kolegët.

Akademia Verore e Fakultetit Media dhe Komunikim vazhdon të shërbejë si një platformë e rëndësishme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke promovuar mësimin praktik, kreativitetin dhe përgatitjen për sfidat e industrisë së medias dhe komunikimit.

Continue Reading

Vendi

Konjufca priti në takim zëvendësministrin e Jashtëm të Italisë: Diskutohet për integrimin dhe bashkëpunimin ekonomik

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zyrtar Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Edmondo Cirielli.

Gjatë këtij takimi, fokus i veçantë iu kushtua marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, anëtarësimit në NATO, si dhe zhvillimeve aktuale politike në vend, përfshirë këtu edhe procesin e formimit të qeverisë së re.

Në kuadër të partneritetit mes dy vendeve, palët diskutuan gjerësisht për bashkëpunimin ekonomik. U theksua nevoja e menjëhershme për intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të thellonin më tej lidhjet mes Kosovës dhe Italisë.

Ministri në detyrë, Konjufca, shfrytëzoi rastin për ta falënderuar zëvendësministrin Cirielli për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka dhënë në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës, duke rikonfirmuar se Roma zyrtare mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Takimi, i cili rrodhi në një frymë plotësisht miqësore dhe konstruktive, dëshmoi edhe një herë marrëdhëniet e afërta mes dy popujve, me Kosovën që mbetet e përkushtuar për të fuqizuar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë solli praktikën laboratorike në fokus të ditës së tretë

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest, Akademia Verore e Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë vazhdoi aktivitetet e saj me ditën e tretë, e cila u karakterizua nga puna praktike dhe përvoja e drejtpërdrejtë në mjedise moderne laboratorike dhe klinike.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me organizimin dhe funksionimin e laboratorëve klinikë, menaxhimin dhe ruajtjen e mostrave biologjike, përdorimin e analizatorëve bashkëkohorë, teknikat e pipetimit dhe mikroskopisë, si dhe proceset e diagnostikimit laboratorik dhe imazherik.

Përmes demonstrimeve praktike dhe punës në laborator, studentët dhe pjesëmarrësit zgjeruan njohuritë e tyre mbi standardet profesionale që udhëheqin praktikën laboratorike moderne. Vëmendje e veçantë iu kushtua saktësisë analitike, biosigurisë, kontrollit të cilësisë dhe etikës profesionale, si elemente kyçe për garantimin e rezultateve të besueshme dhe mbrojtjen e shëndetit të pacientëve.

Aktiviteti dëshmoi edhe një herë qasjen bashkëkohore të Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, i cili ndërton një model arsimimi të bazuar në integrimin e mësimit teorik me praktikën profesionale, duke krijuar një ekosistem ku universiteti, laboratori dhe institucionet shëndetësore bashkëpunojnë për zhvillimin e dijes, kërkimit shkencor dhe inovacionit.

Përmes Akademisë Verore, UBT vazhdon të krijojë mundësi për zhvillimin profesional të studentëve dhe profesionistëve të rinj, duke i pajisur ata me kompetenca praktike dhe njohuri të avancuara, në përputhje me standardet bashkëkohore të diagnostikës laboratorike dhe shkencave biomjekësore.

Continue Reading

Të kërkuara